LIVE UPDATES
Bota

Lajçak: Nuk është vetëm Asociacioni, edhe Serbia ka obligime të pazbatuara

Lajçak konfirmoi se Kosova dhe Serbia kanë pasur komente dhe pyetje lidhur me propozimin evropian dhe tha se blloku evropian në javët në vijim do të sqarojë të gjitha pyetjet dhe shqetësimet e palëve.

30 Tetor 2023, 09:29 Nga r.ll
Lajçak: Nuk është vetëm Asociacioni, edhe Serbia ka
miroslav lajcak

BRUKSEL- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, nënvizoi domosdoshmërinë që përveç Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është obligim i Kosovës, Serbia duhet të zbatojë të gjitha nenet e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve.

“Por, ky [Asociacioni] nuk është i vetmi element që duhet të zbatohet. Serbia po ashtu ka shumë obligime të pazbatuara nga Marrëveshja dhe ne duhet të shohim që zbatimi të ecë paralelisht, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të marrin atë për të cilën janë pajtuar”, tha Lajçak përmes një postimi në rrjetet sociale.

Duke iu referuar propozimit të fundit evropian për statutin për Asociacionin, që iu paraqit palëve më 21 tetor gjatë vizitës së “Pesëshes së Madhe”, Lajçak theksoi se ky propozim është një mënyrë moderne evropiane për zgjidhjen e çështjes së ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me standardet më të mira evropiane “dhe nuk shkel vijat e kuqe të paraqitura nga palët”.

Lajçak konfirmoi se Kosova dhe Serbia kanë pasur komente dhe pyetje lidhur me propozimin evropian dhe tha se blloku evropian në javët në vijim do të sqarojë të gjitha pyetjet dhe shqetësimet e palëve.

Ai paralajmëroi një takim midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit.

“Tani, fokusi duhet të jetë në avancimin e zbatimit të marrëveshjes pa parakushte dhe vonesa. Siç e kanë theksuar qartë liderët evropianë, formalitetet nuk duhet të pengojnë këtë proces të rëndësishëm”, shkroi emisari evropian.

Më 26 tetor, liderët e tri shteteve kyçe të BE-së - Francës, Gjermanisë dhe Italisë – së bashku me përfaqësuesit e institucioneve të bllokut, zhvilluan takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pavarësisht përfshirjes së nivelit të lartë politik në përpjekjet për të zhbllokuar dialogun, palët nuk arritën të pajtoheshin për çështjen e zbatimit të marrëveshjeve të arritura më herët.

Kurti shprehu gatishmërinë që të nënshkruajë një Marrëveshje për normalizim, përfshirë edhe propozimin evropian për formimin e Asociacionit, por shtoi se Vuçiq nuk ishte i gatshëm. Vuçiq ka thënë se është i gatshëm të zbatojë nenet e Marrëveshjes drejt normalizimit që nuk përfshijnë respektimin e integritetit territorial të Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Më 27 shkurt, Kurti dhe Vuçiq arritën Marrëveshjen drejt normalizimit. Më 18 mars, në Ohër palët u pajtuan për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes. Megjithatë, marrëveshja nuk është nënshkruar nga palët, pasi presidenti serb ka refuzuar duke argumentuar se “Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova jo”.

Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.

Një ditë pas takimeve në Bruksel, Franca, Gjermania dhe Italia i kërkuan Serbisë që të njohë de facto Kosovën dhe që Kosova të formojë Asociacionin. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.Kosova deri më tani ka refuzuar të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke shprehur frikën se mund të cenojë funksionalitetin e shtetit. Serbia, ndërkaq, insiston në themelimin e tij.

Marrë nga REL.

miroslav lajçak dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet