LIVE UPDATES
Bota

Vetmia të sëmurë, por a shkakton edhe Parkinsonin?

Jo vetëm të moshuarit, edhe të rinjtë apo 30 vjeçarët mund të ndjehen të vetmuar, si për shembull pas dështimit të lidhjes me një partner/e  ose nëse nga ana sociale ndjehen të izoluar. Vetminë e ndjejnë edhe njerëzit në fundin e të 50-ve, për shembull kur fëmijët largohen nga shtëpia dhe krijohet një gjendje zbrazëtie.

30 Tetor 2023, 08:56 Nga a.l
Vetmia të sëmurë, por a shkakton edhe Parkinsonin?
Foto ilustruese

Njeriu është qenie sociale, ai ka nevojë për lidhje njerëzore. Vetmia nuk është problem vetëm në moshë të madhe, kur zvogëlohet kontakti me familjen, një partner ndërron jetë apo kur njeriu nuk është më aq mobil. Parë nga ana psikologjike dikush është i vetmuar, kur e ndjen si të dhimbshme vetminë apo ndjehet i izoluar megjithë kontaktet sociale dhe nuk ndjehet askund pjesë.

Të vetmuar nuk janë vetëm të moshuarit

Jo vetëm të moshuarit, edhe të rinjtë apo 30 vjeçarët mund të ndjehen të vetmuar, si për shembull pas dështimit të lidhjes me një partner/e  ose nëse nga ana sociale ndjehen të izoluar. Vetminë e ndjejnë edhe njerëzit në fundin e të 50-ve, për shembull kur fëmijët largohen nga shtëpia dhe krijohet një gjendje zbrazëtie.

Natyrisht është pozitive që të jesh nganjëherë vetëm. Po edhe kur nuk je vetëm, mund të ndjehesh i vetmuar. Vetmia në këtë kuptim është më shumë një ndjesi, që është e vështirë të matet. Nga ana tjetër ndërveprimi social mund të matet.

Vetmia të sëmur

Vetmia kthehet në problem, kur bëhet kronike dhe sjell me vete mungesën e kontakteve sociale. Sepse vetmia ndikon negativisht në psikikën e njeriut dhe shëndetin fizik. Mungesa e lidhjeve sociale për një kohë të gjatë ndërkohë kategorizohet po aq e rrezikshme sa konsumi i alkoolit, nikotina, kequshqyerja apo mungesa e vazhdueshme e lëvizjes.

Parë nga zhvillimi historik, njerëzit janë përpjekur gjithnjë të jetojnë në komunitet. Së bashku mund të mposhten më mirë rreziqet dhe të sigurohet mbijetesa. Kur ne njerëzit varemi vetëm tek vetja, kjo e vendos trupin tonë një gjendje alarmi, dhe ai prodhon me shumicë hormonin e stresit, kortizol.

Të vetmuarit lëshojnë më shumë hormone stresi

Sipas llogaritjeve, njerëzit e vetmuar shfaqin një nivel të lartë të kortizolit që çon në plan afatgjatë në rritjen e tensionit të gjakut dhe vlera të larta të sheqerit. Sistemi imunitar dobësohet, trupi nuk i lufton dot mirë inflamacionet në trup dhe kjo nga ana e saj favorizon sëmundjen kardiovaskulare. Vetmia kronike pra rrit ndjeshëm rrezikun e infarktit të zemrës, të hemoragjisë cerebrale, kancerit apo demencës. Sipas një studimi britanik, vetmia mund të rrisë edhe rrezikun e sëmundjes nga Parkisoni.

Studimi për vetminë dhe Parkinsonin

Vetmia në vetvete nuk shkakton Parkison, shkaku për këtë sëmundje neurodegjenerative nuk është shumë i qartë. Në mënyrë tipike Parkisoni shfaqet në fillim me ngrirje muskujsh, ngadalësim të lëvizjes dhe dridhje të pakontrolluara. Por sipas një studimi afatgjatë, të publikuar në tetor në revistën mjekësore, "JAMA Neurology", rrezikun që të sëmuresh me Parkinson është 37%e më i lartë tek njerëzit e vetmuar. Madje edhe kur ishin nxjerrë jashtë llogaritjeve faktorë si predispozicioni gjenetik apo sëmundje të tjera, personat e vetmuar shfaqnin një rrezik 25% më të lartë të sëmundjes nga Parkinsoni, thuhet në studim. Për këtë studim shkencëtarët shfrytëzuan të dhëna nga 491.603 persona nga database britanik UK Biobank.

Vetmia si simptomë e hershme e Parkinsonit

Nina Browner, profesore e neurologjisë dhe drejtuese e Departamentit për Lëvizjet e Kufizuara në Universitetin North Carolina School of Medicine thotë se studimi nuk mund të provojë përfundimisht, që vetmia shkakton Parkinson. Studimi është vetëm eksplorues dhe pikënisje për studime të tjera.

Por një gjë është e qartë, që vetmia krahas depresioneve, neurozës së frikës apo lodhjes është një simptomë e hershme jo-motorike për sëmundjen e Parkinsonit - Të gjitha këto shenja mund të kristalizohen në një fazë të hershme të sëmundjes dhe mund të manifestohen disa vite përpara diagnozës së Parkinsonit, janë të mendimit studiuesit.

Ide kundër vetmisë

Kur njerëzit janë të vetmuar, mundet që bisedat telefonike apo video-telefonatat mund të zbusin disi distancën dhe të krijojnë një ndjesë bashkëpërfshirjeje. Por asgjë nuk e zëvendëson kontaktin personal. Vetmia nuk është diçka që e zgjedh vetë. Por kush ndjehet i vetmuar, duhet që të bëhet vetë aktiv dhe të kërkojë kontakte me të tjerët. Një hobby i ri apo pjesëmarrja në një kor e të tjera ndihmon kundër vetmisë. Një qen e ndryshon jetën dhe sjell kontakte me persona të tjerë që mbanë qen. Ushtrimi i një pune vullnetare mund të krijojë ndjesinë e të qenurit i vlefshëm.

Të gjitha idetë janë të mira, por për shumë vetë rruga e daljes nga vetmia është shpesh e vështirë. Të flasësh drejt me të panjohurit? Të marrësh pjesë në kurse? Të angazhohesh vullnetarisht? Për disa është më e lehtë. Miqtë, të afërmit, fqinjët mund të ndihmojnë në hapat e parë e daljes nga vetmia. Nëse pas vetmisë fshihet pasiguria apo një vetëbesim i vogël, mund të ndihmojnë biseda me psikoterapistin. Në fund të fundit vetminë duhet ta tejkalosh edhe si masë mbrojtëse për trupin. Ai do të jetë një ditë mirënjohës!/DW

parkinson

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë