LIVE UPDATES
Bota

Liberalizimi i vizave, Qeveria e konsideron të padrejtë kushtëzimin me sistemin ETIAS

KosovaPres shkruan se deputeti i Parlamentit Evropian dhe bashkëkryesuesi i komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, Romeo Franz, tha se Kosova meriton liberalizimin e vizave. Ai theksoi se dialogu Kosovë-Serbi duhet të ketë njohjen reciproke.

3 Nëntor 2022, 18:40 Nga I.A
Liberalizimi i vizave, Qeveria e konsideron të padrejtë
Foto Ilustruese

KOSOVË- Të enjten ka nisur takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë. Në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, u diskutua për progresin e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë. Nga Bashkimi Evropian u theksua përmbushja e kritereve për heqjen e regjimit të vizave, ndërsa nga Qeveria e Kosovës thanë se kushtëzimi i liberalizimit të vizave me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS është i padrejtë, jo-fer dhe paarsyeshëm. KosovaPres shkruan se deputeti i Parlamentit Evropian dhe bashkëkryesuesi i komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, Romeo Franz, tha se Kosova meriton liberalizimin e vizave. Ai theksoi se dialogu Kosovë-Serbi duhet të ketë njohjen reciproke.

“Kosova ka përmbushur gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se propozimi për liberalizim të vizave është ende në Këshill dhe duhet të trajtohet si çështje urgjente. Nevoja për liberalizim të vizave ka qenë një pozicion shumë i fuqishëm i Parlamentit Evropian i shprehur në rezolutat tona, por edhe takime tona në shumë situata. Kosova meriton liberalizimin e vizave, jemi të bindur se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave… Po ashtu, inkurajojmë vazhdimin e dialogut të fasilituar nga BE-ja mes Prishtinës dhe Beogradit me një njohje të ndërsjellët, si një marrëveshje themelore dhe gjithëpërfshirëse”, tha ai.

Ndërsa, bashkëkryesuesja tjetër e komisionit, deputetja Mimoza Kusari-Lila, tha se Kosova ka shënuar progres përkundër sfidave që ka pasur.

“Kosova ka shënuar progres përkundër sfidave që kemi pasur. Kosova sot rangohet më mirë sipas indeksit të Transparency International dhe është kampione sa i përket reformave në sundimin e ligjit. Parlamenti i Kosovës ka pasur një progres duke miratuar 84 ligje, nga të cilat 18 marrëveshje ndërkombëtare”, tha Kusari-Lila.

Nga ana tjetër, ligjvënësve iu drejtua edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se marrëveshjet me Bashkimin Evropian janë shumë të rëndësishme për Kosovën.

“Këto marrëveshje me Bashkimin Evropian janë shumë të rëndësishme për Kosovën dhe konfirmojnë orientimin e palëkundur të Kosovës që të bashkëpunojë sa më thellë me BE-në drejt fazave të ardhshme deri në stacionin e fundit që është a anëtarësimi jonë i plotë në këtë institucion të vlerave të drejtave të njeriut, demokracisë që është Bashkimi Evropian”, tha ai.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, foli ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili adresoi kritika karshi BE-së për liberalizimin e vizave.

“Aplikacioni ka për synim që të jetë lart në agjendë, sepse Kosova për një kohë të gjatë është lënë prapa në procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, po ashtu është injoruar në procese që ka kaluar rajoni, përkundër që ka popullin më pro-evropiane. Procesi i liberalizimit të vizave ka përfunduar te të gjitha pesë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe tash jemi vendi i vetëm që i nënshtrohemi regjimit të vizave. Përpjekjet për të lidhur këtë proces me ETIAS janë të padrejta, jo-fer dhe të paarsyeshme”, theksoi Krasniqi.

Ndërkaq, shefi i  Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, përsëriti se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave derisa pati edhe një porosi për dialogun Kosovë-Serbi.

“Sa më shumë që Kosova përmbushë MSA-në, aq më pranë do të jetë Bashkimit Evropian. Ky takim i sotëm është mundësi për të vlerësuar punën që është bërë në suaza të kësaj marrëveshjeje… Ne inkurajomë Kosovën dhe Serbinë që të jenë konstruktive në procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe të çojnë atë përpara pa vonesë. Është me rëndësi që të përmbushen dhe zbatohen të gjitha obligimet e mbetura nga marrëveshjet e kaluara. Sa i përket liberalizmit, ne e dimë se qëndrimi i Komisionit Evropian nuk ka ndryshuar – Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave. Jam i lumtur se pas votës në dobi të kësaj, kjo çështje është trajtuar në mënyrë aktive gjatë Presidencës Çeke”, tha ai.

Takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë do të vazhdojë nesër.

mimoza kusari-lila liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet