LIVE UPDATES
Bota

Ligji për "agjentët e huaj"/ Dodik: U tërhoq për shkak të orientimit evropian të RS-së

Ky ligj, që njihet edhe si Ligji për “agjentët e huaj” u tërhoq nga debati në Asamblenë Kombëtare të entitetit serb të Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë më 28 maj.

29 Maj 2024, 11:04 Nga B.Z
Ligji për "agjentët e huaj"/ Dodik: U tërhoq për
Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik.

SERBI - Presidenti i Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, tha se Ligji për regjistrin e veçantë dhe publicitetin e punës së organizatave jofitimprurëse u tërhoq nga procedurave parlamentare pasi që “Republika Sërpska është e përkushtuar për rrugën evropiane”.

Ky ligj, që njihet edhe si Ligji për “agjentët e huaj” u tërhoq nga debati në Asamblenë Kombëtare të entitetit serb të Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë më 28 maj.

Ligji u tërhoq me kërkesë të Qeverisë së RS-së dhe vendimi u bë publik nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë i këtij entiteti, Millosh Bukelloviq, i cili nuk dha detaje për arsyen e tërheqjes së ligjit.

Ligji ofron mbikëqyrje të posaçme dhe mundësi për të ndaluar punën e organizatave joqeveritare që financohen nga jashtë, ndalesë për aktivitete politike dhe nevojën për regjistrim shtesë dhe dërgimin e raporteve financiare.

Ligji përkufizon si “agjentë të ndikimit të huaj” organizatat jofitimprurëse që ndihmojnë subjektet e huaja dhe që merren me veprime apo aktivitete politike, ndikojnë në opinionin publik dhe ato që “shkelin integritetin dhe Kushtetutën e Republikës Sërpska”.

Përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter, Dodik tha se u pajtua me Qeverinë e RS-së dhe anëtarët e koalicionit qeverisës në Parlamentit të këtij entiteti që të tërhiqej ligji, në mënyrë që të “harmonizohet më shumë me ligjet që disa shtete evropiane kanë dhe i zbatojnë” dhe të “harmonizohet me praktikat ligjore evropiane”.

“Propozimi u tërhoq për koordinim shtesë dhe do të kthehet me kohë në një procedurë të re”, tha Dodik.

Dodik, i cili është nën sanksione amerikane dhe britanike për shkak të veprimeve kundërkushtetuese, kishte njoftuar për hartimin e këtij ligji më 2022.

Asambleja Kombëtare e RS-së ka miratuar këtë projektligj në shtator të vitit të kaluar, i cili u kritikua nga publiku, sektori i organizatave joqeveritare dhe organizatat ndërkombëtare.

Sipas një hulumtimi të kryer nga Radio Evropa e Lirë, ligji është i afërt me legjislacionin që Rusia aplikon që nga viti 2012.

Ambasada amerikane ka thënë më parë për Radion Evropa e Lirë se ky ligj është "shtypës dhe jodemokratik", dhe se, nëse zbatohet, do të shkelte në mënyrë drastike të drejtat dhe liritë e njerëzve që jetojnë në Republikën Sërpska.

Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë e Hercegovinë kërkoi tërheqjen e këtij projektligji nga rendi i ditës së Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, sepse vetë ligji, siç u tha nga kjo zyrë, "ka për qëllim të heshtë dhe të frikësojë civilët dhe organizatat e shoqërisë”./REL

millorad dodik ne rusi rs

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj