LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Gaza, Izraeli hedh poshtë akuzën për gjenocid

Dita e dytë e procesit, që u nis mbështetur në akuzën e Afrikës së Jugut, vazhdoi me argumentet e palës izraelite e cila kërkoi nga gjyqtarët që ta hedhin poshtë padinë dhe të mos kërkojnë pezullimin e operacionit ushtarak në Gazë pasi kjo do e linte Izraelin të pambrojtur ndaj sulmeve të grupit militant palestinez, Hamas dhe grupeve të tjera që veprojnë në Gazë.

12 Janar 2024, 15:59 Nga N.F
Lufta në Gaza, Izraeli hedh poshtë akuzën për gjenocid
Foto ilustruese

IZRAEL- Izraeli mbrojti ofensivën ushtarake kundër Hamasit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ndërsa iu përgjigj akuzave se po kryen gjenocid kundër palestinezëve. Dita e dytë e procesit, që u nis mbështetur në akuzën e Afrikës së Jugut, vazhdoi me argumentet e palës izraelite e cila kërkoi nga gjyqtarët që ta hedhin poshtë padinë dhe të mos kërkojnë pezullimin e operacionit ushtarak në Gazë pasi kjo do e linte Izraelin të pambrojtur ndaj sulmeve të grupit militant palestinez, Hamas dhe grupeve të tjera që veprojnë në Gazë.

Izraeli i hodhi poshtë të premtën si të rreme dhe “të shtrembëruara” akuzat e ngritura nga Afrika e Jugut në gjykatën e lartë të OKB-së se operacionet e tij ushtarake në Gazë janë fushatë gjenocidi e drejtuar nga shteti kundër popullsisë palestineze. Izraeli u bëri thirrje gjyqtarëve që të hedhin poshtë kërkesën e Afrikës së Jugut për të ndalur ofensivën e saj, duke thënë se kjo do ta linte atë të pambrojtur.

“Pala akuzuese ka kërkuar të përdorë këtë term, në lidhje me sjelljen e Izraelit në një luftë që nuk e filloi ai dhe nuk e donte. Një luftë në të cilën Izraeli po mbrohet kundër Hamasit, Xhihadit Islamik Palestinez dhe organizatave të tjera terroriste, brutaliteti i të cilave nuk njeh kufij”, u shpreh para gjyqtarëve Tal Becker, këshilltar ligjor në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.

Afrika e Jugut e akuzon Izraelin për shkeljen e konventës së gjenocidit të vitit 1948, e miratuar pas vrasjes së miliona hebrenjve, e cila kërkon prej të gjitha vendeve të marrin masa që krime të tilla të mos përsëriten kurrë më. Ndonëse një vendim i gjykatës do të kërkojë vite, Afrika e Jugut kërkon nga gjykata në Hagë të urdhërojë pezullimin e menjëhershëm të ofensivës ushtarake të Izraelit.

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit Gilad Noam, ndërsa iu drejtua gjyqtarëve e pranoi se konflikti i armatosur ka pasoja tragjike për civilët nga të dyja palët, por ai hodhi poshtë përpjekjen për ta klasifikuar atë si gjenocid. Ai tha se edhe kërkesa për të detyruar Izraelin që të ndërpresë operacionin e tij ushtarak është e “pabazuar në ligj”.

“Pranimi i kërkesës nuk do të forconte angazhimin për të parandaluar dhe ndëshkuar gjenocidin, por do ta dobësonte atë. Do ta kthente një instrument të miratuar nga komuniteti ndërkombëtar për të parandaluar tmerret që tronditën ndërgjegjen e njerëzimit gjatë Holokaustit, në një armë në duart e grupeve terroriste që nuk kanë respekt për njerëzimin apo ligjin”, tha zoti Noam.

Izraeli e nisi ofensivën ushtarake ajrore dhe më pas atë tokësore në përgjigje të sulmit terrorist të 7 tetorit gjatë të cilit militantët e Hamasit vranë 1200 njerëz, shumica civilë dhe morën mbi 240 persona peng. Ofensiva izraelite, sipas të dhënave të Hamasit, që nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura, njoftohet të ketë vrarë mbi 23 mijë njerëz.

Zyrtarisht, aleati kryesor i Izraelit, Uashingtoni nuk është dakord me akuzën për gjenocid. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, e quajti akuzën e Afrikës së Jugut si “të pabazë”. Në Uashington megjithatë nuk ka konsensus me këtë qëndrim, pasi ka disa politikanë dhe udhëheqës sindikatash që mbështesin thirrjen e Afrikës së Jugut për një armëpushim. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit, i cili dha dorëheqjen në shenjë proteste për përkrahjen e SHBA-së për Izraelin, dërgoi një dokument në gjykatë në mbështetje të akuzës së Afrikës së Jugut.

“Unë nuk po argumentoj se duhet të ketë një standard të veçantë për Izraelin. Unë them se ekziston një standard global dhe ne duhet t'i mbajmë të gjithë partnerët tanë dhe veten përgjegjës sipas tij. Në rastin e Izraelit, ka ligje që po anashkalohen dhe interpretohen ndryshe dhe që duket se nuk janë në përputhje me qasjen e SHBA-së ndaj sundimit ndërkombëtar të ligjit”, thotë Josh Paul, ish-drejtor në Byronë e Çështjeve Politike dhe Ushtarake të Departamentit të Shtetit.

Mbetet e paqartë nëse Izraeli do të përfillë ndonjë vendim të mundshëm të gjyqit për t’i ndalur operacionet ushtarake në Gazë. Në rast se nuk i respekton vendimet, Izraeli mund të përballet me sanksione të Kombeve të Bashkuara, por ato mund të bllokohen nga vetoja e Shteteve të Bashkuara.

Marrë nga VOA

hamas izrael gjenocid

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj