LIVE UPDATES
Bota

BE nuk mund të qëndrojë neutrale përballë provokimeve dhe tendencave autoritare të Aleksandar Vuçiç

Panorama e parë: tabloidet e kudo gjendura dhe kanalet televizive popullore. Nëse duam t’u besojmë titujve të çuditshëm, në ish-Jugosllavi është kthyer lufta. Serbia po lufton ende betejat e djeshme kundër shqiptarëve të Kosovës, boshnjakëve dhe herë pas here Kroacisë apo vendeve të tjera fqinje.

12 Janar 2024, 13:38 Nga Dimitar Bechev
BE nuk mund të qëndrojë neutrale përballë provokimeve
Aleksandar Vuçiç

Nga Dimitar Bechev “Carnegie Europe”

Serbia ka një mani të vazhdueshme për t’u rikthyer tek e shkuara. Shumëkush do të mendonte se vendi është distancuar prej kohësh nga situata e zymtë e viteve 1990. Por të paktën disa serbë ndjejnë se vendi është rikthyer pas në epokën e ish-presidentit autoritar Slobodan Miloshevic.

Panorama e parë: tabloidet e kudo gjendura dhe kanalet televizive popullore. Nëse duam t’u besojmë titujve të çuditshëm, në ish-Jugosllavi është kthyer lufta. Serbia po lufton ende betejat e djeshme kundër shqiptarëve të Kosovës, boshnjakëve dhe herë pas here Kroacisë apo vendeve të tjera fqinje.

Panorama e dytë: Perëndimi i lig është pa dyshim bashkëpunëtor, duke ndihmuar dhe nxitur armiqtë e huaj dhe tradhtarët në Beograd. Aq sa pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se “një vend i rëndësishëm” kishte ndërhyrë “në mënyrën më brutale” në zgjedhje (një referencë e nënkuptuar ndaj Gjermanisë).

Kryeministrja Ana Brnabic është në të njëjtën linjë. Duke folur për protestat e opozitës kundër parregullsive në zgjedhje, ajo falënderoi shërbimet ruse të sigurisë për paralajmërimin e qeverisë mbi “atë që po përgatitej në Beograd”. Për opozitën, dhuna policore në tubimin e 24 dhjetorit të kujton metodat e Milosevic.

Koalicioni opozitar Serbia Kundër Dhunës (SPN), udhëheq protestat kundër vjedhjes së zgjedhjeve. Vëzhguesit kanë ngritur alarmin mbi lojën dinake të Vucic dhe njerëzve të tij. Listat e zgjedhësve përfshinin regjistrimin e votuesve fantazmë në lagjet qendrore të Beogradit, transportin me autobusë me njerëz nga Republika Srpska, entiteti i dominuar nga serbët në Bosnje-Hercegovinë, blerjen e votave, mbushjen e kutive të votimit dhe votimin më shumë se një herë.

Këto praktika e shtrembëruan rezultatin në zgjedhjet lokale në Beograd, që u zhvilluan krahas zgjedhjeve parlamentare. Në një raport të posaçëm, një mision vëzhgues ndërkombëtar i zgjedhjeve arriti në përfundimin se parregullsitë e kishin dëmtuar procesin. Vucic dhe Partia e tij Progresiste Serbe (SNS), patën një mbulim jo-proporcional dhe shumë më të madh si në mediat publike po ashtu edhe në ato private.

Opozita kishte shanse për të marrë drejtimin e Beogradit. SNS dhe aleatja e saj, Partia Socialiste Serbe (SPS) e Ivica Dacic, humbën shumicën në këshillin bashkiak të kryeqytetit. Megjithatë, sipas rezultateve përfundimtare të bëra publike më 4 janar, SNS përfundoi sërish e para, përpara SPN.

Dhe drejtimi i parlamentit lokal do të vendoset nga një grupim populist, “Ne, Zëri i Populliy (MI-GN), i krijuar nga teoricieni i konspiracionit dhe kundërshtari i vaksinave Branimir Nestorović. Nuk duhet shumë për të kuptuar se Nestorović mund të jetë në anën e Vucic, duke e çimentuar statuskuo-në në Beograd.

Për momentin, ai thotë se nuk ka synime të tilla. SPN po bën thirrje për ripërsëritje të zgjedhjeve. Dhe siç e treguan Krishtlindjet Ortodokse Serbe, protestat në rrugë do të rikthehen. Marinika Tepic, e cila hyri për disa ditë në grevë urie, është bërë simboli i demonstratave anti-Vucic.

Kriza politike në Serbi është larg fundit të saj. Deri disa vite më parë BE-ja do të kishte preferuar të mbante një rol neutral. Simpatitë e zyrtarëve të Brukselit mund të ishin për opozitën demokratike, por marrja anë në mënyrë publike do të ishte e pakëndshme.

Sepse Vucic është për BE-në sa një sfidë po aq edhe një partner, dhe sidomos në bisedimet e e vështira me Kosovën. Dhe ndonëse Serbia është një republikë parlamentare, presidenti është prej kohësh udhëheqësi real i vendit, një fakt që dihet nga pak zyrtarë në Bruksel.

Por një qasje e tillë nuk mund të vazhdojë më në të ardhmen. Qeveria serbe ka vënë në shënjestër BE-në, duke e akuzuar atë për një fushatë të destabilizimit të vendit. Më 8 janar, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, i dënoi akuza të tilla, duke i krahasuar ato me propagandën ruse.

Kritika ka pasur edhe nga një anëtar socialdemokrat i Bundestagut gjerman, teksa edhe qeveria e koalicionit në Berlin pritet të ashpërsojë retorikën e saj. Lufta e fjalëve mund të përshkallëzohet më tej, sidomos nëse zyrtarët serbë vazhdojnë të lavdërojnë dhe mbajnë raporte të ngushta me Rusinë, apo të bisedojnë publikisht me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Botsan-Kharchenko, duke e sfiduar Perëndimin.

Sigurisht, opozita serbe do të dëshironte ndryshimin e tonit në Bruksel dhe kryeqytetet kryesore të BE-së. Akuzat kundër personaliteteve evropiane për bashkëpunim me Vucic janë më pak bindëse sot se disa kohë më parë. Njëkohësisht, presioni perëndimor ndaj autoriteteve serbe mund të mos ndihmojë as vendosjen e balancave në konkurrencën politike, që është në fakt rezultati që e synon më shumë opozita serbe.

Vucic mund të pranojë përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Beograd, dhe të përballet këtë herë në një mënyrë më të ndershme, por kjo nuk garanton një përparim të SPN-së në kryeqytet. Zgjedhjet kombëtare janë edhe më pak të mundshme të përsëriten.

Por edhe nëse do të ndodhë, SNS mund të dalë sërish triumfuese. Partia e Vucic krenohet me një anëtarësi prej 800.000 personash në një vend me një popullsi me më pak se 7 milionë. Është një makineri klienteliste në shkallë të gjerë, e cila ofron qasje në punët e sektorit publik dhe burimet shtetërore.

Vucic ka marrëdhënie shumë të ngushta me mediat më të ndjekura në vend, sidomos me kanalet televizive TV Pink dhe TV Happy. Dhe ai propagandon vazhdimisht një narrativë bindëse se si po punon pa u lodhur për ta bërë Serbinë më të pasur, më të zhvilluar dhe më me ndikim në çështjet rajonale.

Në kohën e duhur, ai ndoshta do të përpiqet t’i sigurojë liderët perëndimorë se nuk do të bëjë asnjë kthesë drejt Rusisë në politikën e jashtme. Nga ana tjetër, opozitës serbe i mungon një narrative bindëse për shumicën e serbëve, përtej thirrjes për të rrëzuar Vucic nga pushteti, imazhi i të cilit është dëmtuar jo pak nga skandalet korruptive dhe lidhjet e dyshuara me krimin e organizuar.

Në vitin 2019, Freedom House e riklasifikoi Serbinë si një vend “pjesërisht të lirë”, pra një regjim “hibrid”, në krahasim me një klasifikimin më të mirë të një “demokracie të pa konsoliduar”. Ngjarjet e javëve të kaluara e mbështesin këtë gjykim.

Lajmi i mirë është se Serbia ka ende shumë demokratë që e shohin BE-në si një aleate. Por lajmi i keq, është se brenda vendit ata nuk kanë ndonjë ndikim shumë të madh. Arritja më e madhe për të cilën mund të shpresojnë është marrja e drejtimit të bashkisë së Beogradit, një sukses të cilin opozita anti-Milosevic e arriti në nëntorin e vitit 1996.

dimitar bechev aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje