Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjashtë nga 10 kompanitë më të mëdha të transportit të kontejnerëve po shmangin kryesisht ose plotësisht Detin e Kuq për shkak të kërcënimit nga militantët Houthi shkruan CNN.
SHBA- Sulmet nga militantët e mbështetur nga Irani në Detin e Kuq kanë mbyllur në mënyrë efektive një nga rrugët kryesore tregtare të botës, për shumicën e anijeve me kontejnerë. Gjashtë nga 10 kompanitë më të mëdha të transportit të kontejnerëve po shmangin kryesisht ose plotësisht Detin e Kuq për shkak të kërcënimit nga militantët Houthi shkruan CNN.
Një mbyllje e zgjatur e kësaj rruge ujore, e cila lidhet me Kanalin e Suezit, mund të rrënojë zinxhirët globalë të furnizimit dhe të rrisë çmimet e mallrave të prodhuar në një moment vendimtar në betejën për të mposhtur inflacionin. Kanali i Suezit përbën 10-15% të tregtisë botërore, e cila përfshin eksportet e naftës dhe 30% të vëllimeve globale të transportit me kontejnerë. Ndërsa kriza përshkallëzohet, pasojat për ekonominë globale po rriten.
Tesla po ndalon shumicën e prodhimit si fabrika e saj gjigante e makinave elektrike në Gjermani , sepse sulmet kanë ndërprerë furnizimin e pjesëve.Shitësit me pakicë po paralajmërojnë për vonesa të dërgesave dhe kostoja e lëvizjes së mallrave nga deti po rritet. Çmimet e naftës po rriten gjithashtu, me 2 përqind në SHBA. Ky reflektim vjen si pasojë e frikës së një lufte më të gjerë rajonale që mund të prishë zinxhirin e furnizimeve.
“Tregtia globale ra me 1.3% nga nëntori në dhjetor”, tha të enjten Instituti gjerman i Kielit për Ekonominë Botërore, duke përmendur pasojat e sulmeve ndaj anijeve të mallrave në Detin e Kuq.
Në një raport dy-vjetor të publikuar të martën, Banka Botërore paralajmëroi se ndërprerja në rrugët kryesore të transportit po rriste gjasat për pengesa inflacioniste. Tashmë, kostot e transportit janë rritur, të cilat përfundimisht mund të shfaqen në çmimet e konsumit.
“Sa më gjatë të vazhdojnë ndërprerjet, aq më të forta janë efektet stagflacioniste për ekonominë globale,” shkroi kryeekonomisti në Allianz, Mohamed A. El Erian, javën e kaluar në X.
Nëse lufta Izrael-Hamas përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë rajonal ose Houthi-t vendosin të ridrejtojnë sulmet e tyre drejt cisternave të naftës dhe transportuesve me shumicë – të cilat transportojnë lëndë të para të rëndësishme si mineral hekuri, drithëra dhe lëndë drusore – pasojat për ekonominë globale do të ishin më të rënda.
“Në një mjedis konfliktesh të përshkallëzuara, furnizimet me energji gjithashtu mund të ndërpriten në mënyrë thelbësore, duke çuar në një rritje të çmimeve të energjisë. Kjo do të kishte ndikime të rëndësishme në çmimet e mallrave të tjera”, shtoi raporti i Bankës Botërore.
Erdogan TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se sulmet amerikane dhe britanike ndaj rebelëve Huthi në Jemen përbë...
Foto Ilustruese Nga Wes J.Bryant “The Hill” Gati 3 muaj pas luftës së Izraelit në Gaza, të dhënat mbi numrin e viktim...
Foto Ilustruese AFRIKË- Kepi Verder arrin një momënt historik pa malarie. E mori statusin nga Organizata Botërore e SHëndetës...
Donald Trump Nga Richard Vinen “Unherd” Evropa nuk duhet ta shpërfillë mundësinë e një mandati të dytë t&eu...
Aleksandar Vuçiç Nga Dimitar Bechev “Carnegie Europe” Serbia ka një mani të vazhdueshme për t’u rikthyer te...
Kim Jong Un KOREJA E VERIUT- Një grup turistësh nga Rusia do të jenë të parët që do të lejohet të hyjnë n...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka besim të plotë që Kongresi amerikan do ta mbështesë ...
Foto ilustruese KOSOVË- Interpretimi i ndryshëm i udhëzimit administrativ të Qeverisë së Kosovës për zëvend&eu...
germimet AMAZON- Në Amazon është gjendur një qytet që fshihej prej mijëra vjetësh nga bimësia. Zbulimi ndrysho...
Sunak Zelensky ANGLI- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak do të rrisë fondet ushtarake për Ukrainën në vitin ...