25 Prill 2026, 19:04
Nga E.d
Foto ilustruse
Për përgatitjen e një angazhimi të mundshëm në Ngushticën e Hormuzit pas përfundimit të luftës me Iranin, ministri i Mbrojtjes,Boris Pistorius, planifikon të dërgojë paraprakisht njësi të marinës gjermane në Mesdhe. "Do të dislokojmë njëanije për pastrimin e minave në Mesdhe dhe do ta shoqërojmë me një anije komanduese dhe furnizimi,” tha Pistorius për gazetënn "Rheinische Post".
Qëllimi është që në rast të një mandati nga parlamenti gjerman të mund të veprohet shpejt. "Për të kursyer kohë, kemi vendosur të zhvendosim paraprakisht një pjesë të njësive gjermane në Mesdhe, në mënyrë që pas miratimit të mandatit të mos humbasim kohë shtesë,” shpjegoi ministri.
Sipas tij një qasje e ngjashme është ndjekur edhe para nisjes së misionit detar të Bashkimit Evropian "Aspides” në Detin e Kuq, gjë e përshpejtoi ndjeshëm fillimin e operacionit atje.
Kushte të rrepta për angazhimin e marinës gjermane
Boris Pistorius shtoi: "Marina jonë është shumë e aftë për zbulimin dhe pastrimin e minave. Ne mund ta ofrojmë këtë për të kontribuar për një lundrim dhe navigim të lirë dhe të sigurt në Ngushticën e Hormuzit.”
Megjithatë, sipas tij, një angazhim i tillë në Gjirin Persik është i lidhur me kushte të rrepta. "Kushti kryesor për një angazhim të marinës gjermane në Ngushticën e Hormuzit është, para së gjithash, përfundimi i luftimeve,” theksoi ai.
Si kornizë ligjore ministri përmendi mundësinë e zgjerimit të misionit ekzistues të Bashkimit Evropian, "Aspides”, mandati i të cilit aktualisht është i kufizuar për përballimin e rreziqeve në Detin e Kuq./DW
hormuz gjermania iran
Bota
25 Prill 2026, 18:53
E.d
Emmanuel Macron
GREQI- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka kërkuar rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një ditë pasi k...
Bota
25 Prill 2026, 18:39
E.d
Donald Trump dhe Abbas Araghachi
PAKISTAN- Irani ka refuzuar bisedimet e drejtpërdrejta me SHBA-në, duke forcuar qëndrimin e tij përpar...
Bota
25 Prill 2026, 18:33
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Shtabi i përbashkët i forcave të armatosura të Irani ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara me nj&eu...
Bota
25 Prill 2026, 18:02
E.d
Presidenti turk, Tayyip Erdogan
TURQI- Presidenti turk, Tayyip Erdogan ka shkarkuar zëvendësministrin e arsimit pas dy sulmeve të armat...
Bota
25 Prill 2026, 17:00
E.d
Autorja, viktima dhe partneri i saj
MEKSIKA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një 63-vjeçare ka q&eu...
Bota
25 Prill 2026, 16:47
E.d
Foto ilustruse
LIBAN- Izraeli ka sulmuar sërish Libanin, duke vrarë kështu katër persona. Ministria e Shëndetësisë e Lib...
Bota
25 Prill 2026, 16:15
E.d
Julia Varvaro
SHBA- Një zyrtare e rangut të lartë në Departamentin e Sigurisë Kombëtare është pushuar nga puna pas ...
Bota
25 Prill 2026, 15:58
E.d
Mark Zuckerberg
SHBA- Meta do të shkurtojë mijëra vende pune muajin e ardhshëm pasi shpenzon më shumë se kurrë në p...
Bota
25 Prill 2026, 14:51
I.A
NetBlocks
IRAN- Organizata monitoruese e internetit NetBlocks njofton se ndërprerja “tashmë po hyn në ditën e saj të 57-t&e...
Bota
25 Prill 2026, 14:35
I.A
Foto Ilustruese
PAKISTAN- Irani ka shpalosur kërkesat dhe shqetësimet para ndërmjetësve pakistanezë në lidhje me propozimet ...