LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Ukrainë, sulmet ruse vrasin 17 persona në Zaporizhja

Sekretari i Këshillit të qytetit, Anatoliy Kurtev, ka thënë më 9 tetor se pesë shtëpi janë shkatërruar dhe rreth 40 janë dëmtuar në zonën e kontrolluar nga ushtria ukrainase në këtë qytet.

9 Tetor 2022, 12:32 Nga I.A
Lufta në Ukrainë, sulmet ruse vrasin 17 persona në Zaporizhja
Zaporizhja

UKRAINË- Një zyrtar i lartë në Zaporizhja, qytet jugor në Ukrainë, ka thënë se raketat e lëshuara nga forcat ushtarake ruse përgjatë natës, kanë lënë të vdekur 17 persona. Sekretari i Këshillit të qytetit, Anatoliy Kurtev, ka thënë më 9 tetor se pesë shtëpi janë shkatërruar dhe rreth 40 janë dëmtuar në zonën e kontrolluar nga ushtria ukrainase në këtë qytet.

Zaporizhja është aneksuar javën e kaluar nga Rusia, hap që është konsideruar në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, nga autoritetet ushtarake ukrainase, në rajonin e Zaporizhjas janë parë dëme të mëdha në ndërtesat e banimit.

Zaporizhja është sulmuar me armë të rënda edhe më 6 tetor, si pasojë e të cilave kanë vdekur 11 njerëz. Për sulmet e reja është raportuar pas shpërthimit të fuqishëm në urën që lidh Rusinë me Gadishullin e aneksuar të Krimesë. Kjo urë është ndërtuar pas aneksimit të Gadishullit më 2014 dhe konsiderohet simbol i kontrollit të Rusisë mbi këtë territor.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka lëshuar një dekret përmes së cilit urdhëron Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB) që të marrë kontrollin e sigurisë në Urën e Krimesë dhe infrastrukturës tjetër të rëndësishme në Gadishullin e Krimesë. Prej shpërthimit të së shtunës, në rrjetet sociale kanë shpërthyer festimet nga ana e ukrainasve.

Në javët e fundit, forcat ushtarake të Kievit kanë çliruar vendbanime të shumta, të cilat i kanë kontrolluar forcat ruse prej nisjes së luftës. Disa orë pas shpërthimit në urë, Rusia ka emëruar një komandant të ri për trupat që ka në Ukrainë. Sergei Surovikin është komandat veteran, i cili njihet për udhëheqje të trupave ruse në Siri dhe akuzohet për mbikëqyrje të shkatërrimit të qytetit Alepo.

Pavarësisht avancimeve ukrainase, forcat ruse vazhdojnë të kontrollojnë pjesë të konsiderueshme të territorit ukrainas, duke përfshirë rajonin e centralit bërthamor të Zaporizhjas – më i madhi në Evropë – i cili aktualisht është duke u varur nga gjeneratorët për të marrë energjinë e duhur për ftohje të reaktorëve.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Marrë nga REL

anatoliy kurtev lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen