LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Ukrainë: Po i mbaron perëndimit municioni?

Kush porosit sot armë të kalibrave të mëdhenj duhet të presë 28 muaj. Për shkak se edhe rezervat e vendeve të NATO-s janë duke u konsumuar, kërkohet që vendet anëtare të nënshkruajnë me urgjencë marrëveshje të reja furnizimi, sipas Stoltenberg.

14 Shkurt 2023, 21:16 Nga a.l
Lufta në Ukrainë: Po i mbaron perëndimit municioni?
Bruksel

BRUKSEL- Konstatimi është alarmues: Ushtria ukrainase përdor në luftë kundër pushtuesve rusë shumë më tepër municion se mund të prodhojnë kompanitë perëndimore të armatimeve, dhe kjo prej disa kohësh, është shprehur, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Fabrikat e municionit ndodhen në limitet e kapaciteteve, koha e furnizimit është zgjatur. Kush porosit sot armë të kalibrave të mëdhenj duhet të presë 28 muaj. Për shkak se edhe rezervat e vendeve të NATO-s janë duke u konsumuar, kërkohet që vendet anëtare të nënshkruajnë me urgjencë marrëveshje të reja furnizimi, sipas Stoltenberg.

Për këtë po kujdesemi që vitin e kaluar. Sepse kemi një kërkesë të jashtëzakonshme në Ukrainë që është mbushur deri tani nga depot tona. Por nuk mund të vazhdojmë më kështu”, thekson Stoltenberg. “Ne duhet të prodhojmë më shumë për të furnizuar forcat e armatosura ukrainase dhe në të njëjtën kohë të sigurojmë që të kemi mjaftueshëm municion për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleancës.”

Rreth 50 vende në takimin e NATO-s në Bruksel

Në takimin e NATO-s në Bruksel të martën (14.02.) diskutohet edhe kërkesa e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për avionët luftarakë. Konferenca e ashtuquajtur e Ramsteinit ku me ftesë të SHBA marrin pjesë rreth 50 shtete në Bruksel do të konsultohet për ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën, por nuk priten vendime. Stoltenberg përmend se lufta ka ndryshuar, edhe mbështetja për Ukrainën po ashtu – nga tanket, artileria dhe mbrojtja ajrore dhe deri tek tanket luftarake. Në vend që të diskutojnë për sisteme të reja armësh, aleatët duhet të bëjnë të mundur që “ushtria ukrainase t’i ketë në dispozicion e t’i përdorë armët e furnizuara dhe të ketë municion të mjaftueshëm, karburant dhe pjesë këmbimi në dispozicion, para se Rusia të marrë iniciativën në fushën e betejës.”

Shpejtësia shpëton jetë njerëzish, ka thënë Stoltenberg që është i bindur, se Putini nuk do t’i japë fund shpejt luftës së tij sulmuese, përkundrazi ai ka filluar me ofensivën e paralajmëruar për në pranverë. Sipas kreut të NATO-s ai ka dërguar mijëra ushtarë të rinj në front “për të kompensuar mungesën e cilësisë me sasi edhe pse kjo çon në humbje të mëdha.”

Në takimin e NATO-s zhvillohen bisedime edhe për shpenzimet e ardhshme të armatimit të aleancës, më saktë nëse nga objektivi 2% do të kalohet në 2,5% apo madje edhe 3% e prodhimit të brendshëm bruto për armatimin. Një çështje tjetër është mbrojtja më e mirë infrastrukturës nënujore si gazsjellësit apo linjat elektrike që ndodhen në tabanin e detit nga sulme të mundshme, siç ndodhi me sulmin kundër Nord Stream 2. Megjitthatë siguri 100% nuk ka thuhet në Bruksel, për shembull vetëm përmes Detit të Veriut kalojnë tubacione gazi me një gjatësi rreth 9000 km./DW

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion