LIVE UPDATES
Bota

LUFTA/ Rusia sulmon vijën e frontit në lindje të Ukrainës

Rusia sërish ka sulmuar objektivët civilë në rajonin jugor dhe në qytetin e Hersonit dhe ka granatuar në Dnipropetrovsk, tha ushtria dhe zyrtarët rajonalë.

28 Dhjetor 2022, 09:54 Nga a.l
LUFTA/ Rusia sulmon vijën e frontit në lindje të Ukrainës
Lufta në Ukrainë

UKRAINË- Forcat ruse kanë vazhduar të sulmojnë me zjarr artilerie pozicionet ukrainase përgjatë vijës së kontaktit në lindje, teksa sulmet janë përqendruar në Bahmut dhe Avdijivka në Donjeck. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase në këto dy qytete po zhvillohen luftimet më të ashpra në muajt e fundit.

Rusia sërish ka sulmuar objektivët civilë në rajonin jugor dhe në qytetin e Hersonit dhe ka granatuar në Dnipropetrovsk, tha ushtria dhe zyrtarët rajonalë.

Armiku po vazhdon ofensivën në drejtimit të Bahmutit dhe Avdijivkës [në Donjeck] dhe ka tentuar që të përmirësojë pozicionin e tij taktik në drejtim të Limanit [në Luhansk]”, tha Shtabi i Përgjithshëm më 28 dhjetor.

Trupat ruse kanë kryer 33 sulme me artileri dhe një sulm ajror ndaj pozicioneve të ushtrisë ukrainase dhe civilëve në Herson gjatë 24 orëve të fundit, u tha në njoftim.

Rusia sërish ka granatuar qarkun e Nikopolit në rajonin e Dnipropetrovskit gjatë natës, tha kreu i administratës rajonale ushtarake, Valentyn Reznichenko. Reznichenko tha se shtëpitë e civilëve janë shkatërruar dhe një panel solar në këtë rajon, që ka nevojë për energji elektrike.

Rusia për muaj të tërë ka sulmuar me dronë infrastrukturën e energjisë së Ukrainës, duke lënë miliona ukrainas në errësirë dhe në të ftohtë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në adresimin në orët e vona të 27 dhjetorit tha se situata në Donbas – që përbëhet nga rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut – ishte e “vështirë dhe e dhimbshme”.

Ai tha se kjo javë do të jetë “e rëndësishme për Ukrainën nga aspekti politik” dhe se një plan veprimi po diskutohet për ushtrinë ukrainase për vitin e ardhshëm dhe për situatën në qytetet e Kreminës dhe Bahmutit, që gjenden në Luhansk dhe Donjeck. Njoftimi i Zelenskyt erdhi në kohën kur një ekspert ushtarak britanik i tha BBC-së se forcat ukrainase janë pranë një përparimi të madh përreth Kreminës dhe Svatovit në Luhansk. Një përparim i tillë mund të shtyjë prapa trupat ruse për rreth 65 kilometra “afër vendit ku pushtimi i tyre nisi në shkurt”, tha Michael Clark.

Ushtria ruse tha se ka shkaktuar humbje të rëndësishme ndaj ushtarëve ukrainas gjatë luftimeve me artileri në pozicionet në vijën e fronit, nga Hersoni deri në Harkiv.

Moska pretendoi se ka vrarë afër 60 ushtarë ukrainas gjatë luftimeve në Donjeck, në lindje të Ukrainës, raportoi TASS, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë. Në rajonin e Luhanskut afër 30 ushtarë ukrainas janë vrarë gjatë sulmeve me artileri, tha ministria ruse. Raportimet për suksese në fushëbetejë nga ana ruse nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur./REL

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë