LIVE UPDATES
Bota

Lufta/ Ukraina sulmohet me dronë rusë, dëmtohet infrastruktura e Odesës

Rusia gjatë natës gjithashtu nisi një sulm në rajonin e Mikolaiv, duke përdorur dronë të prodhuar nga Irani që shkaktuan një zjarr.

18 Korrik 2023, 11:50 Nga f.i
Lufta/ Ukraina sulmohet me dronë rusë, dëmtohet infrastruktura e
foto ilustruese

UKRAINË- Rusia nisi një valë të re sulmesh me dronë në mëngjesin e 18 korrikut në Ukrainën jugore, duke dëmtuar infrastrukturën në portin e Detit të Zi të Odesës, raportuan zyrtarët rajonalë dhe ushtria, pasi Moska tha se zmbrapsi një sulm ukrainas me dronë në rajonin e aneksuar ilegalisht të Krimesë.

Serhiy Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake të rajonit të Odesës, tha më 18 korrik se mbrojtja ajrore e Ukrainës zmbrapsi një sulm ajror rus në këtë qytet. Ukraina tha më vonë në një deklaratë se "mbetjet nga raketat e shkatërruara dhe vala e shpërthimit nga rrëzimi dëmtuan objektet e infrastrukturës së portit".

Sulmet në Odesa, qytet vendimtar për eksportet e grurit të Ukrainës, erdhi një ditë pasi Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB-ja për të lejuar eksportin e sigrut të drithërave, duke refuzuar ta zgjasë marrëveshjen pasi ajo skadoi më 17 korrik.

Rusia gjatë natës gjithashtu nisi një sulm në rajonin e Mikolaiv, duke përdorur dronë të prodhuar nga Irani që shkaktuan një zjarr, tha në Telegram guvernatori rajonal Vitaliy Kim.

"Po shuajmë zjarrin. Nuk ka viktima", ka shkruar Kim.

Kryetari i qytetit të Mikolaiv, Oleksandr Sienkovych, tha se zjarri shpërtheu në një nga objektet e qytetit dhe se ishte "mjaft serioz". Ministria e Mbrojtjes e Rusisë dhe kryetari i Krimesë i vendosur nga Moska, Sergei Aksyonov, thanë më 18 korrik se forcat ruse kishin zmbrapsur një sulm nga 28 dronë ukrainas në pjesën lindore të rajonit. Ministria tha në një deklaratë se 17 dronë u shkatërruan dhe se 11 u çaktivizuan me mjete elektronike. Si ministria ashtu edhe Aksyonov thanë se sulmi nuk shkaktoi viktima apo dëme.

Raporti, i cili nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur nga Radio Evropa e Lirë, erdhi një ditë pas një sulmi në urën që lidh Krimenë me Rusinë që vrau dy persona dhe shkaktoi dëme të mëdha dhe një ndërprerje në trafik. Rusia ka fajësuar Ukrainën për sulmin.

Kievi nuk mori përgjegjësinë, por mediat ukrainase raportuan se shërbimet e sigurisë kishin lëshuar dronë detarë. Më 18 korrik, zëvendëskryeministri rus Marat Khusnullin tha në Telegram se trafiku rrugor ishte rihapur pjesërisht në urën e Krimesë. Ai tha se dëmet e shkaktuara në urë do të riparohen plotësisht deri më 1 nëntor, teksa presidenti rus Vladimir Putin u zotua për një "përgjigje" ndaj sulmit.

Khusnullin tha se një pjesë e rrugës në urë u shkatërrua dhe do të duhet të rindërtohet, por se nuk ka dëmtime në shtyllat kryesore të urës. Putin, i cili urdhëroi ndërtimin e urës pasi Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, e quajti sulmin një akt "terrorist".

Marrë nga REL

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë