Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rusia nuk e ka komentuar zyrtarisht incidentin. Por ushtarakë rusë thanë se anijet pa pilot kishin shënjestruar anijet e flotës ruse të Detit të Zi.
UKRAINË- Beteja për dominim në Detin e Zi u ndez këtë javë midis Ukrainës dhe Rusisë, pasi diku tjetër forcat e secilës palë vazhduan luftën e ashpër për kontrollin në lindje të Ukrainës me dimrin në prag. Ukraina pretendoi se goditi anije të vogla detare ruse me drone detare, duke demonstruar vendosmërinë e saj për të vazhduar goditjen e pozicioneve ruse në thellësi në Krimenë e pushtuar.
Ndërkohë, një shpërthim në territorin e pushtuar nga Rusia në Luhansk, në Ukrainën lindore, vrau një zyrtar pro-Moskës, ku një agjenci të inteligjencës ukrainase që mori meritën për vrasjen.
Inteligjenca e Mbrojtjes e Ukrainës (GUR) pretendoi se goditi dy anije të vogla detare ruse në Detin e Zi të premten.
"Dy anije ruse zbarkuese janë goditur me dron detar ukrainas pranë Chernomorske, Krime," tha Andriy Yusov, një përfaqësues i GUR, për CNN.
Rusia nuk e ka komentuar zyrtarisht incidentin. Por ushtarakë rusë thanë se anijet pa pilot kishin shënjestruar anijet e flotës ruse të Detit të Zi.
Ukraina ka qenë agresive në ndjekjen e objektivave në Krimenë e pushtuar si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të goditur qendrat e logjistikës, karburantit, mirëmbajtjes dhe komandës ruse, në mënyrë që të pengojë aftësinë e tyre për të furnizuar linjat e frontit. Kievi është fokusuar gjithashtu në thyerjen e dominimit të Rusisë në ujërat territoriale të Ukrainës në Detin e Zi.
Moska lëshoi më shumë raketa dhe drone sulmuese në Odesa gjatë javës së kaluar në një përpjekje për të penguar aftësinë e Ukrainës për të mbajtur një rrugë detare nga portet e saj të Detit të Zi, tha ushtria e Ukrainës. Të mërkurën, një anije mallrash me flamur liberian u godit pikërisht teksa po i afrohej portit në rajonin e Odesa, duke vrarë pilotin e anijes dhe duke plagosur katër të tjerë, sipas Komandës Operacionale të Ukrainës Jug.
Mendohet se është hera e parë që goditet një anije civile që kur Ukraina krijoi rrugën e anijeve – atë që ajo e quan një korridor humanitar – nga portet e saj deri në Detin e Zi, pas rënies së një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja që lejon kalimin e sigurt. Autoritetet ukrainase kanë thënë se korridori mbetet i hapur pavarësisht sulmeve të kësaj jave.
foto ilustruese IZRAEL- Ushtria e Izraelit tha se është e gatshme për t’i evakuuar foshnjat nga spitali më i madh dhe kryesor i R...
foto ilustruese KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të koordinohet me partitë opozitare para se të themelojë A...
foto ilustruese ZVICËR- Alpet mbeten një destinacion i spikatur për pushime, por ndryshimet klimatike dhe turizmi masiv kanë sjellë...
annalena baerbock GJERMANI- Në sfondin e gjendjes së popullsisë civile në Rripin e Gazës Gjermania do të shtojë ndihm&eu...
Foto ilustruese GAZA- Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kishte humbur komunikimin me kontaktet e saj në spitalin Al-Shifa ...
antony blinken dhe mahmoud abbas GAZA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përsëriti kundërshtimin e Washingtonit që Izraeli t...
foto ilustruese KINË- Çfarë do të ndodhë me nismën e Kinës “Rruga e Mëndafshit”? Pasi mbushi dhjet&eu...
Luani ITALI- Momente paniku në Romë! Mediat italiane raportojnë se një luan ka dalë nga kafazi në 'Cirk' dhe është...
Drogë në Serbi SERBI- Një operacion anti-drogë në Serbi ka çuar në sekuestrimin e mbi 165 kg marijuanë. Aksioni ...
Takimi KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të shtunën se Serbia ende kërkon ndarjen e Kosovës si kompensim pë...