LIVE UPDATES
Bota

Kërkohet konsensus politik për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë

Sipas tyre është e domosdoshme që të arrihet një konsensus politik dhe shoqëror në Kosovë për parimet e themelimit të kësaj trupe institucionale brenda sistemit kushtetues të vendit

12 Nëntor 2023, 09:15 Nga r.ll
Kërkohet konsensus politik për krijimin e Asociacionit të
foto ilustruese

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të koordinohet me partitë opozitare para se të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, mbi bazën e draft-statutit të modernizuar nga emisarët euro-amerikanë, thonë analistët politik. Sipas tyre është e domosdoshme që të arrihet një konsensus politik dhe shoqëror në Kosovë për parimet e themelimit të kësaj trupe institucionale brenda sistemit kushtetues të vendit.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri thotë për KosovaPress se kryeministri Kurti e ka obligim të koordinohet me partitë opozitare para se të ndërmarrë hapa konkret për themelimin e Asociacionit.

Përveç kësaj, ai e sheh të nevojshme edhe diskutimin me shoqërinë civile dhe juristë të shquar vendor dhe ndërkombëtar për statutin e Asociacionit, pavarësisht se filtri i fundit për kushtetutshmërinë e tij do t’i takojë Gjykatës Kushtetuese.

“Asociacioni është një etapë jetike për shtetin e Kosovës sepse do të fuqizojë raportin e procesit të dialogut, por në anën tjetër do t’i ofroj edhe garancisë për serbët e Kosovës pas një lloj njohje që do të vjen nga ana e Serbisë me përfundimin e procesit të dialogut. Prandaj do të jetë pjesë e strukturës së re shtetërore të Kosovës, prandaj kjo është arsyeja pse kryeministri Kurti e ka obligative që në aspektin politik dhe moral që të koordinohet me opozitën dhe shoqërinë civile dhe ekspertë të ndryshëm që t’i harmonizojë qëndrimet e tij. Pa një validitet të përgjithshëm social dhe të diskursit publik në Kosovën nuk mendoj se mund të marrë vendimin final për Asociacionin”, thekson Muhaxhiri.

Nevojën për konsensus politik e thekson edhe Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike. Ai thotë për KosovaPress, se parimet për Asociacioni duhet të jetë të përcaktuara qartë nga i gjithë spektri politik në Kosovë.

“Nëse diçka na ka mësuar dialogu Kosovë-Serbi është që këto 12 vite prej që ka filluar konsensusi ka qenë pika më e dobët e dialogut, pasi thuajse në të gjitha fazat nuk ka pasur konsensus të madh…Në këtë pikë kritike të dialogut Kosovë-Serbi është opsion ideal dhe racional që të tentohet të krijohet një konsensus minimal mbi këtë çështje. Ky konsensus minimal do të ishte që të dakordohet se mbi të cilat vija duhet të draftohet stauti i Asociacioni dhe si të shkohet në implementim. Kundërshti mund të ketë në aspekte të caktuara por duhet një konsensus në parime dhe pozicionet e Kosovës në këtë temë dhe deri kur do të jetë limiti në këtë temë. Kjo duhet të jetë mirë e përcaktuar nga i gjithë spektri politik në Kosovë pasi dialogu nuk është çështje vetëm i kësaj qeverie”, thotë Fetahu.

Më 21 tetor, emisarët euro-amerikanët paraqitën një plan të ri për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, ku mes tjerash prezantuan një draft për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes, që flet për vetëmenaxhimin e serbëve në Kosovë, rrjedhimisht themelimin e Asociacionit, të cilin kryeministri Kurti tha se është i gatshëm të nënshkruajë, krahas marrëveshjes bazë dhe aneksit, por që u tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiq e refuzoi.

Gjatë kësaj jave në Kosovë qëndroi emisari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ku u dakordua që të ketë takim më 16 nëntor në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve.

Lajçak takoi edhe liderët opozitarë, të cilët thanë se janë njoftuar vetëm në terma të përgjithësuar për draft-statutin e Asociacionit dhe se nuk e kanë lexuar në tërësi, ku sipas tyre emisari evropian ka thënë se i njëjti është në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Mbështetje më të madhe kryeministrit Albin Kurti për themelimin e Asociacionit mbi bazën e propozimit të modernizuar evropian i ka dhënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

asociacioni i komunave me shumicë serbe

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen