LIVE UPDATES
Bota

Luftanija amerikane përshkon Detin e Kinës Jugore

Marina amerikane tha se destrojeri me raketa USS Milius veproi në kuadrin e një operacioni për lirinë e lundrimit pranë brezit të ishujve Spratly, të gjendur mes Vietnamit dhe Filipineve, për të demonstruar të drejtën e “përdorimit të ligjshëm të deteve”.

11 Prill 2023, 09:17 Nga I.A
Luftanija amerikane përshkon Detin e Kinës Jugore
Luftanija

KINË- Një luftanije amerikane lundroi pranë një serie ishujsh të hënën, sovraniteti mbi të cilat pretendohet nga Kina, Filipinet si dhe vende të tjera, përfshirë Tajvanin, ndërkohë që Kina po zhvillon ditën e tretë të stërvitjeve ushtarake përqark Tajvanit të vetëqeverisur.

Marina amerikane tha se destrojeri me raketa USS Milius veproi në kuadrin e një operacioni për lirinë e lundrimit pranë brezit të ishujve Spratly, të gjendur mes Vietnamit dhe Filipineve, për të demonstruar të drejtën e “përdorimit të ligjshëm të deteve”.

Marina amerikane tha se luftanija USS Milius demonstroi se kjo zonë nuk i përket një zone territoriale detare, sipas ligjit ndërkombëtar. Marina amerikane kryen rregullisht udhëtime pranë ishujve Spratly në Detin e Kinës Jugore, për të protestuar ndaj atyre që i quan “pretendime të tepruara detare” të Kinës. Kina ka krijuar mijëra hektarë ishuj artificialë përgjatë brezit të këtyre ishujve dhe pretendoi të hënën se Shtetet e Bashkuara kishin “kaluar ilegalisht”.

Pekini pretendon sovranitet mbi çdo aspekt të Detit të Kinës Jugore, me synimin për të kufizuar lundrimin dhe për të ndalur aktivitetin e ligjshëm tregtar të anijeve nga Filipinet dhe Vietnami. Krahas Kinës, pretendime rreth sovranitetit të këtyre ishujve kanë edhe Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami.

“Shtetet e Bashkuara mbrojnë parimin e lirisë së lundrimit për të gjitha vendet. Për sa kohë disa vende vazhdojnë të pretendojnë dhe të ushtrojnë kufizime ndaj të drejtave duke tejkaluar autoritetin e tyre sipas ligjit ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbrojnë garantimin e të drejtave dhe lirive në det për të gjithë. Asnjë pjesëtar i komunitetit ndërkombëtar nuk duhet të frikësohet apo të shtrëngohet të heqë dorë nga liritë dhe të drejtat e tij”, thuhet në një deklaratë të marinës amerikane.

Operacioni amerikan u zhvillua ndërsa Kina ka dërguar të hënën të paktën dymbëdhjetë luftanije dhe 70 avionë luftarakë drejt Tajvanit, në ditën e tretë të stërvitjeve ushtarake, që filluan pasi presidentja e Tajvanit u takua javën e kaluar me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy në Los Anxhelos. Qeveria e Tajvanit tha se iu përgjigj lëvizjeve të Kinës duke përgatitur flotën e saj dhe sistemet tokësore të mbrojtjes me raketa.

Ministria e Jashtme e Kinës ka kritikuar ashpër takimet mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre tajvanezë. Partia Komuniste Kineze ka thënë se dëshiron të marrë kontrollin e Tajvanit, një ishull demokratik, brenda vitit 2027 dhe se është e gatshme të përdorë forcën, nëse është e nevojshme. Ndihmësi Sekretari amerikan i Mbrojtjes për Çështjet Publike, Chris Meager, u tha gazetarëve të hënën se Pekini nuk duhet ta përdorë vizitën e udhëheqëses tajvaneze në Kaliforni si "pretekst për një reagim të tepruar".

Ai tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbajnë kanale të hapura komunikimi me Republikën Popullore të Kinës, por se deri më tani, Pekini ka refuzuar kërkesat për angazhim me Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin dhe me Shefin e Shtabit, Gjeneralin Mark Milley. Grupi luftarak detar USS Nimitz dhe një grup amfib detar ndodhen aktualisht në rajon dhe zoti Meagher tha se do të vazhdojnë atje operacionet e rregullta.

“Do të vazhdojmë kalimin e sigurtë dhe të përgjegjshëm në detet dhe qiejt e Paqësorit perëndimor, në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha ai të hënën.

Marrë nga VOA

luftanija amerikane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj