LIVE UPDATES
Bota

Pentagoni: Kërcënim serioz bërja publike e dokumentave të klasifikuara

Dokumentat përmbajnë të dhëna sekrete për luftën që Rusia po bën në Ukrainë si dhe për aleatët e Shteteve të Bashkuara. Departamenti i Drejtësisë ka filluar ndërkohë një hetim për nxjerrjen e të dhënave.

11 Prill 2023, 09:01 Nga I.A
Pentagoni: Kërcënim serioz bërja publike e dokumentave të
pentagtoni

SHBA- Publikimi i dokumentave tepër të klasifikuara amerikane për luftën në Ukrainë përfaqëson një kërcënim “shumë serioz” për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, u shpreh një zëdhënës i lartë i Pentagonit. Dokumentat përmbajnë të dhëna sekrete për luftën që Rusia po bën në Ukrainë si dhe për aleatët e Shteteve të Bashkuara. Departamenti i Drejtësisë ka filluar ndërkohë një hetim për nxjerrjen e të dhënave.

Materialet, të cilat kanë qarkulluar në faqe të ndryshme të mediave sociale, “kanë potencialin të përhapin dezinformim”, u tha të hënën gazetarëve Chris Meagher, ndihmës sekretar i mbrojtjes për çështjet publike.

“Ende po hetojmë se si ndodhi, dhe se çfarë përmasash ka çështja. Janë ndërmarrë hapa për të shqyrtuar se si shpërndahet ky lloj informacioni dhe kujt i jepet”, tha ai.

Zoti Meagher tha se dokumentat duket të jenë të ngjashme në format me ato që përdoren për të informuar drejtuesit e lartë, por se disa prej imazheve duket se mund të jenë ndryshuar. Sipas zotit Meagher, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin u informua për çështjen mëngjesin e 6 prillit, ditën kur gazeta New York Times publikoi një artikull për këto dokumenta.

Dokumentat e klasifikuara filluan të shfaqen fillimisht në platformën Discord në fund të muajit shkurt, dhe në vazhdim u përhapën në media të tjera sociale, përfshirë në rrjetet Telegram dhe Twitter. Megjithatë, ato nuk tërhoqën shumë vëmendje derisa gazeta The New York Times raportoi për këto materiale.

Në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve të hënën se ka ende shumë pikëpyetje që kërkojnë përgjigje për nxjerrjen në publik të këtyre materialeve.

“Nuk dimë se kush është pas kësaj. Nuk dimë motivin. Dhe nuk dimë çfarë ka tjetër që qarkullon”, tha ai.

Kur u pyet nëse do të ketë publikime të mëtejshme të dokumentave të klasifikuara, ai tha se “përgjigja e vërtetë dhe e ndershme për pyetjen tuaj është: nuk e dimë. Dhe a është kjo diçka shqetësuese për ne? Patjetër që po”, tha ai.

Zoti Kirby tha se Presidenti Biden u informua për këtë çështje javën e kaluar dhe ka qëndruar në kontakt me zyrtarët e sigurisë kombëtare.

Ndërsa tha se Shtetet e Bashkuara “nuk mund të prononcohen për vërtetësinë dhe vlefshmërinë e dokumentave në këtë pikë”, ai tha se informacioni që qarkullon në internet “nuk duhet të gjendet në publik”.

Duke folur për shqetësimin se dokumentat përmbajnë informacion për aleatët e Shteteve të Bashkuara, zoti Kirby tha se “zyrtarët amerikanë kanë qenë në kontakt me aleatët dhe partnerët në fjalë gjatë ditëve të fundit në nivelet më të larta”. Zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Vedant Patel tha të hënën se zyrtarët amerikanë janë angazhuar me aleatët për këtë çështje, “ndër të tjera për t’i siguruar ata për përkushtimin tonë për ruajtjen e të dhënave të zbulimit”.

Departamenti i Mbrojtjes po drejton një hetim për dokumentat e nxjerra ku marrin pjesë disa agjenci qeveritare, ndërsa Departamenti i Drejtësisë ka çelur një hetim penal. Pentagoni tha të dielën se disa agjenci po punojnë për të vlerësuar ndikimin që mund të kenë tek siguria kombëtare dokumentat që u publikuan.

Megjithëse departamenti është ende duke vlerësuar vlefshmërinë e dokumentave të fotografuara, “ato duket se përmbajnë materiale sekrete dhe tepër të klasifikuara”, u shpreh në një deklaratë zëvendës sekretarja e shtypit e Pentagonit, Sabrina Singh.

Një pjesë e madhe e dokumentave të nxjerra kanë lidhje me luftën në Ukrainë dhe përmbajnë informacione sekrete në lidhje me kapacitetet luftarake të atij vendi. Disa dokumenta kanë gjithashtu të dhëna për aleatë të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Izraelin, Turqinë dhe Korenë e Jugut.

Marrë nga VOA

dokumentet e pentagonit lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen