LIVE UPDATES
Bota

“Magyar çmonton me shpejtësi shtetin e Orbanit”/ DW: Qeveria e re hungareze po ndryshon Kushtetutën rrënjësisht

Me një shumicë prej dy të tretash, qeveria e Peter Magyarit po e ndryshon Kushtetutën e Hungarisë shpejt dhe rrënjësisht. Por larja e hesapeve me strukturat e vjetra të pushtetit shtron edhe pyetje për sundimin e ligjit.

17 Korrik 2026, 08:45 Nga I.A
“Magyar çmonton me shpejtësi shtetin e Orbanit”/ DW:
Peter Magyar

HUNGARI- Viktor Orbani kishte marrë masa për rastin kur do të humbte pushtetin — të paktën kështu mendonte ai. Shumë poste kyçe në shtetin  dhe administratën e Hungarisë qeveria e tij i kishte mbushur me njerëz besnikë për vite me radhë, ndërsa shkarkimin e tyre e kishte lidhur me një vendim parlamentar me shumicë prej dy të tretash. Në këtë mënyrë Orbani donte t'i përjetësonte edhe disa institucione. Llogaria pas kësaj: puna e çdo qeverie tjetër duhej sabotuar sa më shumë. Në prapaskenë Orbani do të kishte mundësi të vendoste — edhe kur nuk ishte kryeministër.

Ajo që autokrati i rrëzuar më 12 prill nuk e kishte parashikuar ishte disfata dërrmuese e partisë së tij Fidesz (Bashkimi i Demokratëve të Rinj) dhe shumica historikisht e lartë prej dy të tretash e partisë opozitare Tisza (Respekt dhe Liri). Nga kjo shumicë kryeministri i ri i Hungarisë, Peter Magyar, dhe grupi i tij parlamentar po përfitojnë me bollëk dhe po e çmontojnë sistemin e Orbanit me ritëm të vrullshëm. Magyari e quan këtë "Operacioni Purgator".

Pjesa më e rëndësishme e tij u zbatua të hënën (13.07.2026) — vetëm dy muaj pas ardhjes në pushtet. Të hënën në mbrëmje parlamenti hungarez votoi për ndryshime të gjera kushtetuese, që Magyari dhe qeveria e tij i kishin propozuar në fund të qershorit.

Me to detyrohen nga njëra anë funksionarë të rëndësishëm të sistemit të Orbanit të largohen nga postet, mes tyre presidenti Tamas Sulyok dhe katër gjyqtarë kushtetues. Peter Magyar i kishte quajtur vazhdimisht "kukulla të Orbanit" Sulyokun dhe të tjerë si kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Peter Polt, dhe që në fushatë kishte paralajmëruar se do të kujdesej për shkarkimin e tyre.

Nga ana tjetër, ndryshimet kushtetuese i sprapësojnë cënimet më të rënda të shtetit të së drejtës, që Orbani i kishte urdhëruar. Kështu, për shembull, Gjykata Kushtetuese i rifiton kompetencat e saj fillestare dhe pavarësia e drejtësisë forcohet në tërësi. Kufizohet numri i ligjeve që mund të ndryshohen vetëm me shumicë prej dy të tretash. Përveç kësaj, themelohet një agjenci për rikthimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme. Dhe së fundi, deputetët do ta ushtrojnë mandatin për tri legjislatura e shumta.

Deri ku lejohet të shkohet?
Pyetja nëse regjimet populiste dhe autokratike mund të çmontohen dhe nëse demokracia mund të rivendoset  diskutohet me forcë në BE së paku që nga ngjitja e Orbanit në vitin 2010 — edhe nga këndvështrimi se deri ku lejohet ose duhet të shkohet për të zhdukur padrejtësinë.

Qeveria e Peter Magyarit, kjo mund të thuhet pas dy muajsh, është çdo gjë tjetër veç jo e druajtur. Ajo po tregon me shpejtësi të madhe se si mund të veprohet — sepse, ndryshe nga qeveria e Donald Tuskut në Poloni, e ka shumicën e nevojshme. Njëkohësisht, në partinë Tisza, por edhe te një pjesë e madhe e hungarezëve, ekziston vullneti politik për një larje rrënjësore të hesapeve me regjimin e Orbanit.

Atmosfera i ngjan asaj në disa vende të Evropës Qendrore dhe Juglindore në vitin e ndryshimit 1989 — në Hungari flitet shpesh për një "ndryshim sistemi". E kuptueshme, sepse Orbani dhe një rreth i ngushtë pushteti rreth tij sunduan për 16 vjet me një vetëkënaqësi dhe arbitraritet që shumë hungarezë në fund i ndienë gjithnjë e më shumë si të padurueshme. Në këto rrethana edhe çmontimi rrënjësor i shtetit të Orbanit shfaqet në një dritë tjetër nga sa do të shfaqej në kushte të zakonshme.

Peter Magyar u dha të hënën një përgjigje mohuese të gjitha shqetësimeve ndaj ndryshimeve kushtetuese. Do të ishte "tradhti ndaj kombit hungarez po të mos e preknim Kushtetutën e tanishme", sepse ajo është "dokumenti bazë i Cosa Nostra-s" - sistemit mafioz që kishin ngritur partia e Orbanit, Fidesz, dhe Partia e vogël Popullore Kristiandemokrate (KDNP) e lidhur me të.

Vërtet, gjatë një dekade e gjysmë të fundit Orbani e kishte përshtatur Kushtetutën sipas nevojave të veta — deri në detaje që, sipas shumë juristëve kushtetues, s'kanë pse të gjenden fare në një ligj themelor.

Orbani shpall fundin e demokracisë

Grupet parlamentare të partisë së Orbanit, Fidesz, dhe të KDNP-së e bojkotuan seancën e parlamentit të hënën dhe nuk morën pjesë në votim. Që prej disa ditësh Orbani dhe politikanë të tjerë të Fideszit kishin folur për një "fund të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës në Hungari", që vjen me ndryshimet kushtetuese.

Një thirrjeje të Fideszit për një manifestim proteste në Budapest iu përgjigjën të enjten e kaluar (09.07.2026) vetëm disa mijëra veta. Një kontrast i fortë me dhjetëra deri në qindra mijëra të mëparshmit, që shkonin në tubimet e Fideszit - shpesh të detyruar nga pushteti shtetëror i Orbanit.

Por shenjat e shpërbërjes në kampin e Orbanit vazhdojnë me ritëm të vrullshëm edhe përtej kësaj. Pak para votimit të hënën, kryetari i grupit parlamentar të Fideszit, Gergely Gulyas, dikur numri tre në hierarkinë e pushtetit të Orbanit, dha dorëheqjen. Ai nuk ishte më në gjendje ta drejtonte grupin, tha Gulyas. Ndërkaq vetë Viktor Orbani, që pas disfatës dërrmuese kishte hequr dorë nga mandati i deputetit, por pak javë më parë ishte rizgjedhur kryetar i Fideszit, ndodhej rrugës për në Kampionatin Botëror të futbollit në SHBA.

Ish-kryeministri jashtë loje

Prandaj shumë vëzhgues folën për faktin se ish-kryeministri i kishte lënë në baltë partinë dhe përkrahësit e tij. "Viktor Orbani po e shtyn veten drejt e jashtë lojës politike", komentoi portali Telex. Politologu Gabor Török shkroi në Facebook: "Orbani nuk duhej të udhëtonte për në Kampionatin Botëror, po të mendonte se demokracia në Hungari ka marrë fund." Në të vërtetë, sipas Törökut, ka marrë fund më shumë miti politik i Orbanit.

Vërtet — të paktën për momentin — pothuajse asnjë vëzhgues i pavarur në Hungari nuk mendon se me qeverinë e Peter Magyarit do të fillonte një autokraci e dytë. Por ndaj një pjese të ndryshimeve kushtetuese, si dhe ndaj ritmit me të cilin ato po zbatohen, disa juristë dhe organizata të të drejtave qytetare në Hungari ngrenë shqetësime.

Komiteti i Helsinkit dhe Shoqata për të Drejtat e Lirisë (TASZ), për shembull, kritikojnë kufizimin e deputetëve në tri mandate. TASZ-i ka vërejtje edhe pse pasazhet kushtetuese kundër minoriteteve seksuale dhe etnike nuk u ndryshuan.

Kritika ndaj fushatës kundër presidentit

Në rastin e fushatës së Magyarit kundër presidentit, opinioni publik është i ndarë. Tamas Sulyoku është i papëlqyer dhe vetë ka heshtur me kokëfortësi edhe ndaj shmangieve më të rënda të regjimit të Orbanit. Prandaj shumë vëzhgues mendojnë se është moralisht legjitime t'i kërkohet dorëheqja. Por Magyari nuk duhet të përdorë të njëjtat metoda si Orbani, pra për shembull të bëjë ndryshime kushtetuese të kalibruara posaçërisht ndaj personave të caktuar, paralajmëron mes të tjerash Amnesty International Hungari.

Për Sulyokun tani ekzistojnë në thelb dy mundësi: ai mund t'i nënshkruajë ndryshimet kushtetuese brenda pesë ditësh — dhe kështu të vulosë largimin e vet nga posti. Nëse e zvarrit nënshkrimin, qeveria e Peter Magyarit mund të synojë një procedurë shkarkimi. Atëherë automatikisht do ta merrte përkohësisht postin e presidentit kryetarja e parlamentit, Agnes Forsthoffer, dhe do të mund t'i nënshkruante ndryshimet kushtetuese, të cilat më pas do të hynin në fuqi.

Ndërkaq Peter Magyar paralajmëroi — edhe kjo një premtim i fushatës — se ndryshimet e tanishme kushtetuese janë vetëm një lloj hapi i përkohshëm tejet i nevojshëm: nga vjeshta do të nisë një debat i hollësishëm për një ligj themelor krejt të ri për Hungarinë./DW

viktor orbani peter magyar

Sondazh

Poll

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë