9 Mars 2023, 22:51
Nga I.A
Policia e Kosoves
KOSOVË- Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në veri të Kosovës ku policia ka urdhëruar për ndalim një makinë. Por pasi personat në makinë nuk kanë respektuar urdhrin policor, punonjësi i policisë u detyrua të përdor armën e zjarrit. Por makina e tipit Audi përmes rrugëve ilegale ka kaluar kufirin dhe ka hyrë në Serbi. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar dy vetura tjera në atë lokacion dhe që dyshohet se ndërlidhen me rastin.
Një nga personat e ndaluar është edhe një biznesmen, i cili merret me ndërtim të banesave në veri. Ai është duke u marrë momentalisht në pyetje nga policia me dyshimin eventual se ka lidhje me serbët që kanë ikur. I njëjti mësohet se ka precedent penal.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 9 mars 2023 Më datë 9 mars 2023, rreth orës 19:20, përderisa njësia policore e Policisë së Kosovës ndodhej në pikë kontrolli në fshatin Banje në një rrugë ilegale, duke realizuar detyrat dhe autorizimet e saj ligjore në garantimin e sigurisë, aty ka ardhur/qarkulluar një automjet xhip i tipit audi. Zyrtarët policor në pikë kontrolli sipas procedurave kanë sinjalizuar automjetin me bateri që të ndaloj për kontroll rutinor, por personi i dyshuar (drejtuesi i automjetit) posa ka vërejtur zyrtarët policor të cilët e kanë sinjalizuar për ndalim, ka rritur shpejtësinë për të ikur nga ndalimi duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e zyrtarëve policor, përderisa njëri nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies së rrezikut të drejtpërdrejt për jetën e tij dhe zyrtarëve tjerë policor është detyruar që të përdor armën e zjarrit.
Automjeti i dyshuar me shpejtësi është larguar nga vendi i ngjarjes përmes rrugëve ilegale, përderisa njësitet policore janë duke ndërmarr veprime operative dhe hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit/ve të dyshuar të përfshirë në këtë rast. Si vazhdimësi e hetimit gjatë realizimit të detyrave policore, njësitë relevante policore kanë ndaluar dy automjete tjera të cilat kanë ardhë në atë lokacion, e që dyshohet se mund të ndërlidhen me veturën e dyshuar, në te cilat vetura gjendeshin pesë persona, të cilët janë dërguar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në parandalimin e veprave kriminale, ndërmarrjen e masave rigoroze ndaj secilit individ apo grup kriminal që cenon rendin, sigurinë apo rrezikon jetën e zyrtarëve policor që po punojnë natë e ditë për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
te shtena me arme ne mitrovice
Bota
9 Mars 2023, 22:45
I.A
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albi...
Bota
9 Mars 2023, 22:29
I.A
David Geer dhe Dimitar Kovaçevski
SHKUP- Maqedonia e Veriut ka pranuar mbështetjen e premtuar financiare në vlerë prej 80 milion...
Bota
9 Mars 2023, 22:06
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pritjet gjatë për liberalizimin e vizave po i vie fundi. ...
Bota
9 Mars 2023, 21:58
I.A
Miroslav Lajçak
KOSOVË- Përfaqësuesi i Posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se kryem...
Bota
9 Mars 2023, 21:47
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh i gatshëm të nënshkruajë Marrëveshjen për normali...
Bota
9 Mars 2023, 21:37
I.A
Termet
ITALI- Një tërmet i dytë ka tronditur një rajon të Italisë qendrore pranë qytetit të Perugia. Një rapor...
Bota
9 Mars 2023, 21:29
I.A
Tank
KINË- Kina do të thellojë bashkëpunimin e saj me Rusinë në përpjekje për të sfiduar Shtetet e Bashkuara m...
Bota
9 Mars 2023, 21:01
I.A
LGBT
UGANDË- Edhe një herë, ligjvënësit nga Uganda po nisin një sulm të ashpër kundër pakicave seksuale duke p...
Bota
9 Mars 2023, 20:36
I.A
Saranda Bogujevci
KOSOVË- Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci është në një pritje...
Bota
9 Mars 2023, 20:30
I.A
Petr Pavel
ÇEKI- Petr Pavel, ish-shefi i ushtrisë çeke dhe zyrtar i nivelit të lartë të NATO-s, filloi mandatin e tij pes...