LIVE UPDATES
Bota

Mali i Zi dhe ngërçi politik mes forcave pro-evropiane dhe atyre pro-serbe

Mandiç çdo herë ka përsëritur që prioritete të politikës së jashtme të partisë së tij janë heqja e sanksioneve kundër Rusisë dhe tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Partia e tij po ashtu është kundërshtare e anëtarësisë së Malit të Zi në NATO.

23 Dhjetor 2023, 22:42 Nga I.A
Mali i Zi dhe ngërçi politik mes forcave pro-evropiane dhe atyre
Mali i Zi

PODGORIC- Mali i Zi vazhdon të jetë në një ngërç politik mes forcave politike që mbështesin proceset euroatlantike dhe të atyre proserbe dhe pro-ruse që janë kundër integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Europian. Fitorja e Partisë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiç në zgjedhjet parlamentare në Serbi, sipas analistëve politikë, i nxitë edhe më shumë ithtarët e botës serbe që me çdo mjet të luftojnë kundër interesit shtetëror të Malit të Zi dhe në favor të interesave serbe.

Analisti i njohur malazez, Andrej Nikolaidis vë në dukje se "Vuçiç me disa zyrtarë serbë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Malin e Zi, të cilët morën pjesë në shtabin zgjedhor të tij, paraqet botën serbe që ka për qëllim zgjerimin e Serbisë në rajon”.

Opozita malazeze në seancën e fundit të parlamentit kritikoj ashpër paraqitjen e kryetarit të parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiç, i në shtabin zgjedhor të Vuçiqit në Beograd duke festuar fitoren e Partisë Progresive Serbe. Me këtë veprim Mandiqi haptazi tregoj pretendimet hegjemoniste në rajon”, tha opozita.

Mandiç është udhëheqës i Demokracisë së Re Serbe - anëtare e Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus, i cili së fundi është riemëruar si koalicioni "Për të Ardhmen e Malit të Zi."

Mandiç çdo herë ka përsëritur që prioritete të politikës së jashtme të partisë së tij janë heqja e sanksioneve kundër Rusisë dhe tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Partia e tij po ashtu është kundërshtare e anëtarësisë së Malit të Zi në NATO.

Uashingtoni dhe Bashkimi Europian janë shprehur shumë të shqetësuar për përfshirjen e partive dhe liderëve qe kundërshtojnë vlerat euroatlantike."

Edhe regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi, i cili është duke u mbajtur në Malin e Zi, sipas analistëve, është shndërruar në një çështje politike mes grupimeve më të mëdha politike pro-malazeze dhe pro-serbe. Analistët theksojnë se regjistrimi i popullsisë mund të ndryshojë strukturën kombëtare të popullsisë në Malin e Zi.

Ky dyshim u shtua edhe më shumë pasi prokuroria malazeze njoftoi se ka nisur një hetim pasi Autoriteti i Statistikave të Malit të Zi, konfirmoi se 16 nga regjistruesit e tij dhe një instruktor u përjashtuan nga fushata e regjistrimit të popullsisë.

Zyrtarët thanë se individët në fjalë dyshohet se kishin përdorur në terren stilolapsa, boja e të cilëve mund të fshihej dhe disa u zbuluan se kishin kopje të ndryshme nga ato origjinale. Përfaqësuesit e partive politike opozitare në Malin e Zi kërkuan zhvillimin e hetimeve për të gjetur nëse shkeljet ishin të organizuara.

Ata kanë kërkuar një kontroll të të dhënave të mbledhura nga regjistruesit e përjashtuar, përpara se ato të futen në regjistrin përfundimtar. Edhe në raportin e Komisionit Evropian u paralajmërua se regjistrimi i popullsisë dhe banesave kërkon menaxhim të kujdesshëm nga autoritetet, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme që lidhen me etninë, fenë dhe gjuhën.

Të enjten kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq qëndroi në Bruksel ku prezantoi planin e punës së qeverisë për vitin e ardhshëm dhe theksoi se është i bindur se Mali i Zi do të ketë sukses në arritjen e rezultateve nga agjenda evropiane.

“Mali i Zi dëshiron të jetë një anëtar i dëshirueshëm i Bashkimit Evropian, duke kontribuar në të gjitha nivelet. Jemi të sigurt se i kemi të gjitha parakushtet që kjo të ndodhë”, tha kryeministri Spajiq.

Mirëpo në raportin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel me 12 dhjetor u theksua nevoja e konsensusit politik në përmbushjen e detyrimeve reformuese.

“Mali i Zi duhet të ripërqendrojë pa vonesë përpjekjet e tij në përmbushjen e standardeve të përkohshme të kapitujve 23 dhe 24 mbi sundimin e ligjit. Asnjë kapitull tjetër nuk do të mbyllet përkohësisht përpara se të arrihet ky moment historik”, u tha me këtë rast në Bashkimin Evropian.

Marrë nga VOA

andrej nikolaidis aleksandar vuçiç andrija mandiç

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën