LIVE UPDATES
Bota

Maqedonia e Veriut ndalon eksportin e grurit, miellit dhe druve

Ndalimi i eksportit të drithërave do të vlejë deri në fund të vitit. Megjithatë, qeveria nuk ka dalë akoma me masa për mbrojtje nga kriza e mundshme energjetike.

20 Korrik 2022, 21:28 Nga k.m.
Maqedonia e Veriut ndalon eksportin e grurit, miellit dhe druve
Foto ilustruese

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar të mërkurën masa të reja për përballje me krizën ekonomike. Sipas vendimit, nga 20 korriku ndalohet eksporti i grurit, miellit, drurit dhe peletit, ndërsa hiqet taksa doganore për importin e vajit për amvisëri deri në fund të vitit. Vendimi i Qeverisë vjen pas informacioneve për dyfishimin e çmimit të druve për ngrohje deri në 80 euro për metër kub, dhe të peletit për ngrohje, nga 200 në rreth 400 euro për ton.

“Vendimi është marrë për të evituar keqpërdorimet nga ana e tregtarëve dhe prodhuesve, dhe për të mbrojtur prodhimin vendor, tregun dhe qytetarët”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Ekonomisë, e cila ka propozuar masat e miratuara nga Qeveria.

Sipas njoftimit, ngjashëm është vepruar edhe me grurin, miellin dhe prodhimet tjera të grurit, me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve në tregun vendor.

Ndalimi i eksportit të drithërave do të vlejë deri në fund të vitit. Megjithatë, Qeveria nuk ka dalë akoma me masa për mbrojtje nga kriza e mundshme energjetike. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se beson që Qeveria po arrin të përballojë krizën botërore dhe të mbrojë amvisëritë, ndërsa paralajmëroi edhe masa në sektorin e energjetikës.

“Së shpejti do të dalim me masa konkrete. Para dy muajsh kemi bërë thirrje për masa kursimi, por për fat të keq mund të themi se apelet sikur nuk ishin adekuate, apo nuk dhanë ndonjë rezultat. Kështu është edhe në të gjitha vendet tjera. Duhet të bëjmë gjithçka për të mbijetuar në këtë krizë të rëndë”, ka deklaruar Bytyqi.

Nuk dihet ende se kush do t'i ngrohë banorët e Shkupit këtë dimër, pasi BEG (Balkan Energy Group) i humbi të gjitha licencat.

Qeveria thotë se po bëhen përpjekje që Elektroekonomia e Maqedonisë së Veriut (ESM) të marrë përsipër operacionin. Qeveria e Maqedonisë së Veriut edhe më parë ka miratuar masa për mbrojtje nga kriza, duke ndaluar eksportin e miellit, dhe në veçanti të vajit, pas dyfishimit të çmimit në shitjen me pakicë, por masat nuk kanë arritur të ndalojnë rritjen e çmimeve.

Masa të tilla janë ndërmarrë edhe për karburantet, por çmimi vazhdon të korrigjohet në baza ditore, varësisht lëvizjes në tregjet botërore./REL

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron