LIVE UPDATES
Bota

Marrëveshja Kosovë-Serbi për energjinë, Elektrosever shkel afatet e përcaktuara

Elektrosever, gjithashtu, nuk i ka nënshkruar ende marrëveshjet e nevojshme teknike me KEDS-in dhe KOSTT-in, për të operuar në tregun e Kosovës për energji.

7 Korrik 2022, 11:34 Nga d.a.
Marrëveshja Kosovë-Serbi për energjinë, Elektrosever shkel
Elektroserver

KOSOVË- Kompania serbe, Elektrosever, nuk i ka dorëzuar të dhënat e fundit për konsumatorët në Kompaninë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë - KEDS dhe te Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë - KOSTT.

Elektrosever, gjithashtu, nuk i ka nënshkruar ende marrëveshjet e nevojshme teknike me KEDS-in dhe KOSTT-in, për të operuar në tregun e Kosovës për energji.

Këto obligime dalin nga Udhërrëfyesi për Zbatimin e Marrëveshjes së vitit 2013 për Energjinë, për të cilin Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord më 21 qershor.

Si rezultat i këtyre obligimeve, kompania Elektrosever është licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) më 24 qershor.

Kjo kompani do të bëjë edhe furnizimin, edhe faturimin e rrymës së shpenzuar në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe.

Ajo është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë, EPS (Elektroprivreda Srbije), por në Kosovë është themeluar me ligje të Kosovës.

Në udhërrëfyesin që është bërë publik nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, thuhet se brenda shtatë ditësh nga lëshimi i licencës, Elektrosever do t’i ofrojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat e fundit për konsumatorët, nën ndërmjetësimin e BE-së.

Udhërrëfyesi, po ashtu, specifikon që “dhjetë ditë pas lëshimit të licencës për furnizim”, Elektrosever do t’i nënshkruajë marrëveshjet teknike me KEDS-in dhe KOSTT-in.

Në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë, EPS thotë se licenca që Elektrosever e ka marrë nga ZRRE-ja “ende nuk është funksionale” dhe se “kompania aktualisht nuk ka klientë”. Më shumë detaje nuk jepen.

Se ende nuk i ka marrë të dhënat për konsumatorë, e konfirmon edhe vetë KOSTT-i.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, ky operator i transmisionit thotë se kompania Elektrosever nuk ka vepruar në përputhje me pikën e dytë të Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë.

KOSTT-i shton se marrëveshjet e nevojshme teknike “janë nënshkruar” nga ana e tij, “në përputhje me format standarde të këtyre marrëveshjeve, të aprovuara nga ZRRE-ja” dhe se ato “janë dërguar për nënshkrim tek Elektroseveri, në afatin e paraparë sipas udhëzuesit”.

“Por, ende nuk i kemi pranuar të njëjtat të nënshkruara nga kompania Elektrosever. Jemi në pritje të konfirmimit nga furnizuesi Elektrosever”, thuhet në përgjigjen e KOSTT-it.

Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje edhe te KEDS-i në lidhje me këtë çështje, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë përgjigje.

REL i është drejtuar edhe Qeverisë së Kosovës me pyetjen se çfarë e pason mosrespektimin e afateve nga Elektroseveri, por nuk ka marrë përgjigje.

Nga BE-ja, si ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi, thonë se presin që “të dyja palët t’u përmbahen hapave të rënë dakord dhe t’i zbatojnë ata në kohën e duhur”.

“BE-ja, gjithashtu, u bën thirrje të dyja palëve që të bëjnë përparim në të gjitha punët e tjera të pazgjidhura, që lidhen me zbatimin [e marrëveshjes]”, thuhet në një deklaratë nga Zyra për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, dërguar REL-it.

Në deklaratën që EPS i ka dhënë REL-it thuhet, po ashtu, se Elektrosever “është licencuar për furnizim komercial” në Kosovë dhe se “mund t’i vendosë çmimet e veta” për konsumatorët.

Nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës konfirmojnë se Elektrosever, në bazë të licencës që ka, mund ta caktojë vetë çmimin.

“Tarifat, me të cilat Elektrosever do t’i faturojë konsumatorët, nuk do të jenë subjekt i miratimit nga ZRRE-ja”, thotë kjo zyrë.

Sipas saj, subjekt i miratimit nga ZRRE-ja janë vetëm tarifat që vendosin kompanitë për shërbim publik, në këtë rast Kompania kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO).

ZRRE shton se Elektrosever “do të jetë i obliguar që t’i zbatojë tarifat për shfrytëzimin e rrjetit të transmetimit dhe tarifat për shfrytëzimin e rrjetit të shpërndarjes, ashtu siç miratohen nga ZRRE-ja”.

EPS thotë se Elektrosever “mund të blejë energji elektrike në treg, ose nga themeluesi, gjegjësisht nga vetë EPS-ja”.

“Është i njohur fakti se në Kosovë nuk ka energji të mjaftueshme dhe se ajo importohet, sidomos në dimër”, thotë EPS.

Fadil Ismaili, ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, pohon se Elektrosever ka licencë për furnizim komercial dhe se në treg mund të blejë energji elektrike nga cilido furnizues. Por, shton ai, marrë parasysh që Elektrosever duhet t’u nënshtrohet tarifave të KOSTT-it dhe KEDS-it për shfrytëzimin e rrjetit të transmetimit dhe për shfrytëzimin e rrjetit të shpërndarjes, atëherë është pikëpyetje nëse çmimet që ofrohen te konsumatorët, do të jenë të përballueshme ose jo.

“Do të thotë, çmimet do të jenë tri apo katër herë më të shtrenjta në veri sesa këndej [në pjesën tjetër të Kosovës]... Normalisht, nuk do të ndodhë ashtu. Sigurisht që ata do të kenë nevojë që ta bëjnë ndonjë skemë të tyre dhe unë po dyshoj që ata do ta marrin energjinë prej Serbisë”, thotë Ismaili.

Që nga viti 1999, pas përfundimit të luftës në Kosovë, në katër komunat veriore të vendit - Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan - qytetarëve nuk u janë faturuar shpenzimet e energjisë elektrike dhe ata nuk kanë paguar.

Deri në vitin 2017, borxhin për veriun e Kosovës e kanë paguar qytetarët e komunave të tjera të Kosovës. Faturat e tyre kanë qenë më të larta për 3.5 për qind.

Megjithatë, pas ankesave të shumta, Gjykata e Apelit në Kosovë ka vendosur në fund të vitit 2017 për pezullimin e kësaj praktike, duke konstatuar se është e paligjshme.

Ky vendim më vonë është konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe pagesa ka kaluar te KOSTT-i, që është kompani publike e Kosovës.

Udhërrëfyesi për Zbatimin e Marrëveshjes për Energji do të duhej të shënonte mbylljen e kapitullit të mbulimit të shpenzimeve nga KOSTT-i, përkatësisht subvencionet e ndara nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Por, sipas Ismailit, nëse çmimet që do t’i faturojë Elektrosever në të ardhmen, do të jenë të papërballueshme për qytetarët në veri, një gjë e tillë mund t’ia hapë rrugën Serbisë që t’i mbulojë ato shpenzime.

“Nuk e di se si mund të ndalet, nëse ata duan [ta bëjnë këtë]”, thotë Ismaili.

Qytetarët në pjesë të tjera të Kosovës - jashtë veriut - nga shkurti i këtij viti përballen me tarifa më të shtrenjta të rrymës, që i ka miratuar ZRRE-ja në vazhdën e një krize energjetike në botë. Shtrenjtimi, megjithatë, ka prekur vetëm ata konsumatorë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në orë, brenda një muaji.

Marrë nga REL.

kompania elektrosever draft-marrëveshja kosovë-serbi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet