7 Korrik 2022, 09:44
Nga d.a.
Christopher Wray
Krerët e agjencive të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara dhe Britani kanë lëshuar një paralajmërim të përbashkët për spiunazhin kinez, duke thënë se përpjekjet e Pekinit përbëjnë “kërcënimin më të madh në terma afatgjatë”.
Gjatë një paraqitjeje në Londër më 6 korrik së bashku me drejtorin e FBI-së, Christopher Wray, kreu i MI5, Ken McCallum, tha se agjencia britanike ka “dyfishuar përpjekjet kundër aktivitetit shqetësues kinez”.
Qeveria kineze dhe “presioni i fshehtë i saj në mbarë botën” përbën “sfidën më të madhe që ne përballemi”, tha ai.
“Kjo mund të duket abstrakte. Por, është e vërtetë dhe është urgjente”, tha McCallum. “Ne duhet të flasim për këtë çështje, ne duhet të veprojmë”.
Shefi i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Christopher Wray, u pajtua me këto qëndrime, teksa tha se Pekini “paraqet kërcënimi më të madh në terma afatgjatë” për ekonominë dhe sigurinë kombëtare të Londrës dhe Uashingtonit, dhe të aleatëve në Evropë e gjetkë.
“Qeveria kineze po tenton ta formësojë botën duke ndërhyrë në politikën tonë dhe të aleatëve tanë”, tha Wray, teksa foli në selinë e MI5 në Londër.
Programi i hakimit i Qeverisë kineze “është më i madh se i shteteve të mëdha marrë së bashku”, tha Wray.
Kjo paraqitje e përbashkët e dy zyrtarëve tregon se sa sfidë të madhe e konsiderojnë Qeverinë kineze dhe inteligjencën e saj SHBA-ja dhe Britania.
Një zëdhënës i Ambasadës kineze në Londër hodhi poshtë komentet.
“Këto pretendime ndaj Kinës nga zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe britanike janë krejtësisht të pabaza dhe të ashtuquajturat raste që kanë përmendur janë një përndjekje e pastër”, ka thënë ky zëdhënës për Reuters.
Londra dhe Uashingtoni duhet të “heqin dorë nga mentaliteti i Luftës së Ftohtë i cili ka dalë nga moda... dhe duhet të ndalojnë së krijuari konfrontime dhe konflikte”, tha ky zyrtar i Ambasadës kineze në Londër.
Marrë nga REL.
christopher wray spiunet kinez fbi-ja
Bota
7 Korrik 2022, 09:33
d.a.
Abazoviç dhe Gjukanoviç
MAL I ZI- Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) dhe Partia Socialdemokrate (SDP) po shqyrtojnë mohimin e ...
Bota
7 Korrik 2022, 09:28
d.a.
Policia e Kosoves
KOSOVË- Me urdhër të Gjykatës Themelore të Ferizajt, Policia e Kosovës të enjten, më 7 korrik, po...
Bota
7 Korrik 2022, 09:23
s.s
Pamje nga Sri Lanka
SRI LANKA-Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, deklaroi se i ka kërkuar homologut rus Vladimir Putin që ta ndihm...
Bota
7 Korrik 2022, 09:20
s.s
Lufta ne Ukraine
UKRAINË-Ukraina deklaroi se po heton më shumë se 21 mijë krime lufte dhe krime agresioni që dyshohet se janë...
Bota
7 Korrik 2022, 08:59
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Marrja e qytetit të Lysychansk në Ukrainën lindore u ka dhënë forcave ruse "përparim të v...
Bota
7 Korrik 2022, 08:53
A.B
Parlamenti Evropian votoi të mërkurën (06.07) në favor të një propozimi në lidhje me etiketimin e gazit natyror dhe central...
Bota
7 Korrik 2022, 08:49
s.s
Kuvendi i Kosoves
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ditën e sotme do të mbajë seancën e radhës plenare ku do diskutohen n&e...
Bota
7 Korrik 2022, 08:42
A.B
Erhard Bühler
Deutsche Welle: Zoti gjeneral Bühler, në Ballkanin Perëndimor ka ende shumë çështje të pazgjidhura:...
Bota
7 Korrik 2022, 08:34
s.s
Foto nga vendi i ngjarjes
AFRIKA LINDORE- Vendi afrikan i Ugandës është sërish në qendër të vëmendjes dhe kët&...
Bota
7 Korrik 2022, 08:32
A.B
Mircea Geoana
KOSOVË- Një delegacion i lartë Këshillit të Aleancës Veri-Atlantike do të zbarkojë në Koso...