LIVE UPDATES
Bota

PE: Gazi natyror e centralet bërthamore - investime miqësore ndaj klimës

Propozimi për të etiketuar "të gjelbër" gazin natyror dhe energjinë bërthamore, si një udhëzues për investitorët privatë, ndeshi në rezistencë gjatë rrugës. Por ligjvënësit e BE i dhanë përfundimisht dritën e gjelbër.

7 Korrik 2022, 08:53 Nga A.B

PE: Gazi natyror e centralet bërthamore - investime miqësore ndaj

Parlamenti Evropian votoi të mërkurën (06.07) në favor të një propozimi në lidhje me etiketimin e gazit natyror dhe centraleve bërthamore si investime miqësore ndaj klimës. Propozimi, i quajtur zyrtarisht si "Taksonomia e BE-së”, u publikua në dhjetorin e kaluar nga Komisioni Evropian, si një listë e aktiviteteve ekonomike që investitorët mund të etiketojnë dhe tregtojnë nën siglën "e gjelbër”.

Mocioni për të bllokuar këtë propozim mori 278 vota pro, 328 kundër dhe 33 abstenime. Nëse 20 nga 27 shtetet anëtare të BE-së nuk do ta kundërshtojnë propozimin, ai do të miratohet si ligj.

Një plan i debatueshëm

Propozimi hasi fillimisht në rezistencë midis disa shteteve anëtare të BE -së, me një kamp të udhëhequr nga Franca duke mbështetur fuqimisht etiketën "e gjelbër” për gazin natyror dhe energjinë bërthamore. Ndërkohë, Gjermania, e cila ka ndërprerë projektin e saj për centralet bërthamore, e kundërshtoi planin.

Disa grupe ambientaliste dhe ligjvënës të BE -së kanë pasur kritika gjithashtu. Madje, Austria dhe Luksemburgu kanë kërcënuar të padisin BE nëse plani miratohet. Megjithatë, propozimi ka mbështetjen e shumicës së Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë, grupi më i madh i ligjvënësve në Parlamentit Evropian.

Ligjvënësit e grupit të qendrës "Renew Europe” ishin kryesisht në favor të propozimit, ndërsa të Gjelbërit dhe Social Demokratët kryesisht e kundërshtuan atë. Një numër prej 353 ligjvënësish, nga 705 që janë gjithsej në Parlament, janë të nevojshëm për ta rrëzuar një plan të tillë.

Rusia përfiton nga etiketimi mbi gazin

Ulja drastike e furnizimeve të gazit rus në Evropë javët e fundit ka shkaktuar më shumë kundërshtim ndaj klasifikimit të gazit si "i gjelbër”. "Është politikë e ndyrë dhe rezultat fyes ky i etiketimit të gazit dhe energjisë bërthamore si "të gjelbër”, dhe dërgimi ‘lumë' i parave në arkën e luftës së Putinit", thotë Adriana Rodrigo, lobuese e "Greenpeace”. "Do ta çojmë këtë çështje në gjykatë” - shtoi ajo.

Paul Tang, ligjvënës hollandez i BE-së, me Social-Demokratët e qendrës së majtë, e kritikoi këtë plan, me argumentimin se ai është ndikuar nga lobi i Gazprom dhe Rosneft, dy kompanive ruse të energjisë.

Ku qëndron Gjermania në këtë situatë?

Fillimisht Gjermania e kundërshtoi propozimin e Komisionit Evropian për ta etiketuar energjinë bërthamore si "të gjelbër”. Gjatë së mërkurës (06.07) Steffen Hebestreit, zëdhënës i kancelarit gjerman Olaf Scholz, tha se Berlini "i qëndron këtij pozicionimi dhe e konsideron energjinë bërthamore si të paqndrueshme."

"Sidoqoftë, qeveria gjermane beson se taksonomia është një instrument i rëndësishëm për arritjen e objektivave të mbrojtjes së klimës, sepse është e qartë se gazi natyror është një teknologji e rëndësishme drejt rrugës së neutralitetit ndaj karbonit” - shtoi Hebestreit./DW

centralet berthamore

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit