LIVE UPDATES
Bota

Marsh në Prishtinë në Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Me slogane si “Bëhu zëri im” dhe “Jemi me ju”, dhjetëra qytetarë marshuan në sheshet kryesore të Prishtinës drejt memorialit “Heroniat”, dedikuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99.

14 Prill 2023, 14:49 Nga I.A
Marsh në Prishtinë në Ditën e të mbijetuarve të
Protesta

KOSOVË- Në Ditën për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, në Prishtinë u organizua një marsh mbështetës për këtë kategori të shoqërisë. Me slogane si “Bëhu zëri im” dhe “Jemi me ju”, dhjetëra qytetarë marshuan në sheshet kryesore të Prishtinës drejt memorialit “Heroniat”, dedikuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99.

Në marsh morën pjesë edhe dy të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, që kanë folur publikisht për rastet e tyre: Vasfije Krasniqi-Goodman dhe Shyrete Tahiri-Sulimani.

Krasniqi-Goodman tha se 14 prilli i vitit 1998 ka qenë dita më e tmerrshme jetës së saj, pasi atë ditë ajo u përdhunua nga forcat serbe.

“Sot, unë këtë ditë dua ta shndërroj në forcë, në guxim, në kurajë, t’u jap forcë viktimave që zëri ynë të dëgjohet në tërë botën se çfarë ka bërë Serbia në Kosovë gjatë luftës më 1998-99”, tha ajo para të pranishmëve që u mblodhën te memoriali “Heroinat”.

Ndërkaq, Tahiri-Sulimani tha se me shpalljen e 14 prillit, Ditë për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, kjo ditë tashmë është shndërruar në “ditë historike” për të nderuar vuajtjet që kanë kaluar të mbijetuarit e këtij krimi.

“Në këtë muaj të vitit 1999, jeta jo vetëm e imja, por e 20 mijë kosovarëve u ndryshua. Jam shumë krenare që shoh shumë të rinj e të reja këtu sot. E di se këta do të luftojnë gjithmonë për ne dhe nuk do të lënë që të na harrojnë”, tha ajo.

Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës tha se 14 prilli do të shërbejë si kujtesë kolektive për krimin e përdhunimit që është kryer ndaj mijëra personave në Kosovë gjatë luftës. Ajo tha se motoja e Qendrës së udhëheq këtë vit është “Të rinjtë mbështesin të mbijetuarit e dhunës seksuale”, teksa shtoi se shënimi i kësaj dite duhet të shërbejë edhe për edukimin e gjeneratave të reja.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se institucionet dhe qytetarët nuk duhet të lejojnë “që këto krime të harrohen apo heshtën”, duke shtuar se e gjithë shoqëria duhet ta luftojë stigmën.

Ky marsh është organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe Zyra e Presidencës të Kosovës.

Që nga viti 2014, në Kosovë përmes legjislacionit njihet statusi i viktimës të dhunës seksuale të luftës të personave të përdhunuar gjatë luftës. Ata gëzojnë një pension prej rreth 230 eurosh në muaj.

Së fundi, afati për të aplikuar për njohjen e këtij statusi është shtyrë edhe për dy vjet të tjera, deri më 2025. Deri më tani, këtë status e kanë gjithsej 1.451 persona.

Numri i saktë i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë nuk dihet. Sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20 mijë. Në Kosovë, për herë të parë këtë vit më 14 prill shënohet Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit. Kjo ditë, sipas autoriteteve, është shpallur për "ta njohur dhimbjen" e të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe për t'i kontribuar kujtesës kolektive.

Marrë nga REL

dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale vasfije krasniqi-goodman shyrete tahiri-sulimani

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend