LIVE UPDATES
Bota

"Marshi i paqes", DW: 11 korriku, përkujtimi i viktimave të gjenocidit në Srebrenicë

Pjesëmarrësit e Marshimit të Paqes mbërritën në Srebrenicë si pjesë e përkujtimit të përvjetorit të gjenocidit kundër boshnjakëve. Në të morën pjesë edhe këtë vit të mbijetuar dhe shumë të rinj.

11 Korrik 2024, 12:28 Nga M.B
"Marshi i paqes", DW: 11 korriku, përkujtimi i viktimave të
Marshimi i Paqes

BOSNJE-HERCEGOVINA- "Marshi i paqes është diçka që ne, fëmijët e luftëtarëve të Srebrenicës, duhet ta vazhdojmë me krenari, kur të mbijetuarit e gjenocidit nuk do të mund të ecin më në këtë rrugë. Ne duhet ta trashëgojmë dhe ta vazhdojmë atë në mënyrë që të ruajmë kujtimet dhe traditën, për ato që ndodhën në Srebrenicë dhe Podrinje gjatë luftës”, thotë Damir Cvrk, i cili erdhi nga Suedia, ku jeton sot, në udhëtimin treditor të marshimit, i cili u mbajt për herë të njëzetë këtë vit. Ai është udhëheqësi i një grupi prej 247 të rinjsh, baballarët e të cilëve ishin luftëtarë të Srebrenicës dhe që erdhën nga e gjithë bota - nga Australia, Amerika dhe shumë vende evropiane.

Marshi i paqes mbahet si pjesë e përkujtimeve në përvjetorin e gjenocidit kundër boshnjakëve në Srebrenicë dhe rrethinat e saj. Është një ecje prej 100 kilometrash nëpër zona pyjore, kodrinore-malore, të vështira për t'u kaluar, me përrenj të shumtë dhe lumenj më të vegjël. Në këtë mënyrë, në korrik 1995, boshnjakët nga Srebrenica u përpoqën të depërtojnë në Tuzla dhe Kladnje, në territoret që ishin nën kontrollin e ushtrisë së B-H. Shumë prej tyre u vranë rrugës dhe ky marshim, në të cilin marrin pjesë çdo vit disa mijëra të rinj e të moshuar, gra dhe fëmijë nga e gjithë bota, mbahet me qëllim të nderimit të viktimave të gjenocidit.

Dëshira për më shumë informacione

Së bashku me Damirën në këtë grup të fëmijëve të luftëtarëve të Srebrenicës është edhe Lejla Deliq, e ardhur nga Londra ku jeton: "Kam themeluar grupin "Fëmijët e luftëtarëve të Srebrenicës" dhe jemi në marsh për herë të tretë. Unë jam një fëmijë i "Zambakut të Artë" (çmimi më i lartë i luftës Ushtria e Bosnjë-Hercegovinës). Babai im kaloi në këtë rrugë dhe falë Zotit mbeti gjallë", thotë Lejla me krenari në zërin e saj dhe vazhdon: "Është e vështirë për mua kur dëgjoj historitë e të mbijetuarve dhe mund ta imagjinoj se sa e vështirë është për fëmijët e prindërve të cilët nuk e kanë mbijetuar këtë "rrugë vdekjeje". Besoj se është detyra jonë si brezi i dytë të vazhdojmë dhe të përcjellim historinë e gjenocidit që na ndodhi, sepse unë jetoj në Londër, ku shumë nga bashkëmoshatarët e mi atje nuk e dinë as ku është Bosnja, e lëre më çfarë ka ndodhur këtu gjatë luftës”, thotë Lejla.

Amina Jusufoviç është nga Janja, është 18 vjeç dhe mori pjesë në Marshimin e Paqes për herë të 12-të. "Kur isha tre vjeç më sollën prindërit për herë të parë. Më është zgjuar dëshira për të mësuar sa më shumë. Ndaj vijoj të vij dhe çdo vit kaloj këtë rrugë, sepse është më e pakta që mund të bëj për të treguar respekt për viktimat e gjenocidit", thotë Amina.

E pyetur se çfarë i bën përshtypje më të madhe gjatë këtyre marshimeve, ajo thotë: "Gjithçka që dëgjoj në tregimet e të mbijetuarve, sepse secila histori ka peshën e vet. Historitë e fëmijëve të cilëve u vranë të dashurit janë veçanërisht të vështira dhe inspirojnë që të kthehen këtu çdo vit”, thotë Amina Jusufoviç.

Damir Cvrk, udhëheqësi i këtij grupi fëmijësh, baballarët e të cilëve ishin luftëtarë të Srebrenicës, thotë se ai dyshon se bota di mjaftueshëm për atë që ndodhi në Srebrenicë gjatë korrikut 1995. "Unë nuk mendoj se edhe shumë boshnjakë që jetojnë në B-H dinë mjaftueshëm për atë se çfarë ndodhi në Srebrenicë, e lëre më në Evropë apo në botë. Ne të rinjtë duhet të përpiqemi që pas njohjes së gjenocidit në Srebrenicë, ngjarjet e luftës në Bosnjë-Hercegovinë të futen në mësimet e historisë në shkolla. Duhet të flasim për këto zhvillime, sikur flasin për Holokaustin kundër hebrenjve në mënyrë që e gjithë bota ta dijë se çfarë ka ndodhur këtu”, thotë Damir Cvrk.

Familja në Marshimin e Paqes

Shumë familje janë renditur në kolonë. Në mesin e tyre është edhe familja Mehmetoviq nga Sarajeva, babai, nëna dhe dy djemtë. Ahmedi është 10 vjeç. Thotë se nuk u lodh duke ecur: "Kam ardhur për të nderuar të vrarët në këtë rrugë dhe mendoj se do të vij sërish, ishte e lodhshme, por kaloi”, thotë ky dhjetëvjeçar nga Sarajeva.

Vëllai i tij Adrijani është 18 vjeç, edhe ai është për herë të parë në Marshimin e Paqes. "Shkuam të gjithë bashkë, si familje, kjo është hera e parë. Nuk është aspak e lehtë të ecësh në këtë vapë, por nëse ke vullnet me ndihmën e Allahut, gjithçka mund të kapërcehet", thotë ai.

Në mesin e mijëra pjesëmarrësve të Marshimit të Paqes janë edhe ata që i mbijetuan gjenocidit në Srebrenicë. Njëri prej tyre është Ramo Kadriç, për të cilin DW ka shkruar edhe më parë. Ai kaloi në këtë rrugë edhe në vitin 1995. Ndonëse është në moshë të shtyrë, është plagosur dy herë në luftë dhe e ka të vështirë të lëvizë, nuk dorëzohet. Ai ka marrë pjesë në çdo Marsh Paqeje deri tani. "Po shkoj dhe do të shkoj deri sa mund të eci, sepse çdo herë përveç përpjekjeve fizike po ripërjetoj gjithçka që ndodhi në këtë rrugë në atë korrik. Unë shoh përsëri në kujtesën time njerëzit që mbetën përgjithmonë në këto pyje... Është e vështirë duhet të jetosh me të dhe të mos harrosh kurrë që të mos i ndodhë më askujt”, thotë Ramo.

Në tre faza, në tre ditët e ecjes nga 8 deri më 10 korrik, pjesëmarrësit kalojnë nga 25 deri në 30 kilometra në ditë, ndërsa në kampe gjatë natës mbahen mësime të shkurtra historike.

Kolona e dytë, me shumë më pak pjesëmarrës, është nisur nga drejtimi i Zhepës më 9 korrik. Këtë vit në këtë kolonë ishin 120 pjesëmarrës. Të dy kolonat e pjesëmarrësve të Marshimit të Paqes mbërritën mbrëmë në Qendrën Përkujtimore të Potoçarës - një ditë para përkujtimit dhe lutjes kolektive, ku këtë vit do të rivarrosen eshtrat e 14 viktimave të tjera të gjenocidit./ DW

 

srebrenica

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet