LIVE UPDATES
Bota

“Masë sigurie” për ndalimi e mallrave serbe/ Ambasada e SHBA e kritikon, Kurti mban vendimin e qershorit!

Ambasada e SHBA-së ka rikujtuar edhe deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken pas bisedës telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më 26 qershor, duke i bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i shmangin veprimet që mund të interpretohen si përshkallëzuese dhe të kthehen menjëherë në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Europian.

11 Gusht 2023, 15:45 Nga a.l
“Masë sigurie” për ndalimi e mallrave serbe/ Ambasada e
Albin Kurti

KOSOVË- Ambasada amerikane ka reaguar lidhur me deklaratën e bërë më herët nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili e quajti 'masë sigurie' dhe jo masë ekonomike vendimin e marrë në mesin e qershorit përmes të cilit u ndalua hyrja e mallrave serbe në Kosovë.

Vendimi qe në fakt nuk u bë zyrtar, ishte marrë pasi forcat serbe kapën tre policët kufitarë në territorin e Kosovës dhe i dërguan në paraburgim. Kurti pretendonte asokohe se masat nuk ishin ekonomike apo tregtare, por të sigurisë. Pak ditë më parë, Radio Evropa e Lirë raportoi se Mitrovica e Veriut ka mbetur pa mallra serbe për herë të parë pas luftës dhe se mungesa e këtyre mallrave po vërehej edhe në komunat tjera të Kosovës.

Pasi serbët u ankuan se ka pothuajse dy muaj që Qeveria e Kosovës i ka lënë pa mall ra serbe, një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë i tha portalit “Kosovo Online” se duke qenë se Kosova dhe Serbia përpiqen për integrim europian, duhet të ndërmarrin veprime “që promovojnë më tej qarkullimin e lirë të mallrave përtej kufijve të saj, jo veprime që e pengojnë atë”.

“Siç thamë edhe më herët, ne mbështesim iniciativat që mundësojnë qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, duke forcuar sundimin e ligjit në të gjithë rajonin. Pasi që Kosova dhe Serbia përpiqen për integrim europian, të dyja vendet duhet të ndërmarrin veprime që promovojnë më tej qarkullimin e lirë të mallrave përmes kufirit të tyre dhe jo veprimet që e pengojnë atë”, ishte komenti i zëdhënësit.

Ambasada e SHBA-së ka rikujtuar edhe deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken pas bisedës telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më 26 qershor, duke i bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i shmangin veprimet që mund të interpretohen si përshkallëzuese dhe të kthehen menjëherë në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Europian.

“Siç kemi thënë prej disa kohësh dhe siç ka thënë Sekretari Blinken pas bisedës me Kryeministrin Kurti më 26 qershor, i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i de-përshkallëzojnë tensionet, t’i shmangin veprimet që mund të interpretohen si përshkallëzuese dhe menjëherë t’i kthehen dialogut të udhëhequr nga BE-ja. Presim që Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë plotësisht të gjitha obligimet e tyre nga Marrëveshja e Ohrit”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane. 

albin kurti

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci