LIVE UPDATES
Bota

Mashtruan me tatimet, organizata Trump shpallet fajtore nga gjykata amerikane

Organizata Trump, e cila menaxhon hotele, fusha golfi dhe pasuri të tjera të paluajtshme në mbarë botën, do të dënohet me gjobë. Shuma e saktë do të përcaktohet nga gjykata e shtetit të Nju Jorkut më 13 janar.

7 Dhjetor 2022, 17:25 Nga d.a.
Mashtruan me tatimet, organizata Trump shpallet fajtore nga gjykata amerikane
Ndertesa e Trump

SHBA- Kompania e pasurive të paluajtshme e ish-presidentit Donald Trump u shpall të martën fajtore për një skemë kriminale 15 vjeçare, që kishte për qëllim mashtrimin e autoriteteve tatimore. Vendimi i gjykatës shton sfidat ligjore me të cilat përballet republikani Trump, ndërsa po vazhdon fushatën e tij për rikandidim në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Organizata Trump, e cila menaxhon hotele, fusha golfi dhe pasuri të tjera të paluajtshme në mbarë botën, do të dënohet me gjobë. Shuma e saktë do të përcaktohet nga gjykata e shtetit të Nju Jorkut më 13 janar. Kompania thotë se nuk ka bërë ndonjë shkelje. Ish-presidenti Donald Trump nuk është mes të akuzuarve në këtë rast.

Megjithëse gjoba nuk pritet të jetë problem për një kompani të përmasave të Organizatës Trump, dënimi mund të vështirësojë aktivitetin e saj, duke larguar huadhënësit dhe partnerët.

Kompania akuzohet se paguante për shpenzime personale si qiratë dhe makinat me qira të drejtuesve kryesorë, duke prëfshirë ish-shefin financiar Allen Weisselberg, por pa i raportuar ato si të ardhura dhe se u paguante atyre përfitime shtesë sikur të ishin kontraktorë të pavarur.

"Përfitimet u ndanë për t’i mbajtur udhëheqësit kryesorë të kompanisë të lumtur dhe besnikë”, tha prokurori Joshua Steinglass para jurisë në fjalimin e tij përmbyllës të premten.

Organizata Trump përballet edhe me një padi tjetër për mashtrim të ngritur nga Prokurorja e Përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut, Letitia James.

Vetë zoti Trump po hetohet nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për mënyrën se si i ka trajtuar dokumentet sekrete të qeverisë, pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit 2021 dhe përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në nëntor të vitit 2020, të cilat i humbi ndaj demokratit Joe Biden.

Ish-shefi financiar i kompanisë, 75 vjeçari Weisselberg ishte dëshmitari kryesor i qeverisë në kuadër të një marrëveshjeje të tij me prokurorët për pranimin e fajësisë, gjë që i mundëson atij një dënim me jo më shumë se pesë muaj burg.

Organizata Trump tha se zoti Weisselberg i ka kryer mashtrimet për të përfituar vetë. Zoti Weisselberg është pezulluar nga puna me pagesë, ndërsa pranoi se ka përfituar mbi 1 milion dollarë pagë dhe përfitime shtesë këtë vit.

Zoti Trump shkroi në platformën e tij “Truth Social” më 19 nëntor se familja e tij nuk ka përfituar financiarisht nga veprimet e drejtuesve të kompanisë.

Republikani që më 15 nëntor shpalli kandidaturën e tij të tretë për president, e ka quajtur hetimin një “gjueti shtrigash” të motivuar politikisht.

Prokurori i qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg dhe paraardhësi i tij që ngriti akzuat, Cyrus Vance janë demokratë.

Zoti Weisselberg, i cili pranoi fajësinë për fshehjen e të ardhurave me një vlerë prej 1.76 milionë dollarësh nga autoritetet tatimore, dëshmoi se vetë zoti Trump i ka nënshkruar çeqet për pagesa shtesë gjatë Krishtlindjeve dhe po ashtu ka paguar personalisht qindra mijëra dollarë për shkollën private të nipërve dhe mbesave të tij.

Ai tha gjithshtu se dy djemtë e zotit Trump – të cilët morën përsipër aktivitetet e kompanisë më 2017 kur Donald Trumpi u bë president – i dhanë një rritje page, megjithëse ishin në dijeni për skemën e tij të shmangies së taksave.

Organizata Trump u përpoq të arkumentonte se i takonte kontabilistit të jashtëm Donald Bender përgjegjësia që të kapte dhe njoftonte ar mashtrimin e zotit Weisselberg.

Kompania e ftoi zotin Bender si dëshmtarin kryesor të saj, por dëshmia e tij duket se ishte e pasuksesshme. Ai deklaroi se besonte se informacioni që i dha zoti Weisselberg ishte i saktë dhe se ai nuk ishte i detyruar të hetonte më tej./VOA/

hetimet ndaj trump allen weisselberg letitia james

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet