LIVE UPDATES
Bota

"Mbështetja për Izraelin përballë pëgjakderdhjes në Gaza", BE humb imazh në Azinë Juglindore

Të anketuarit vijnë nga Singapori, Indonezia, Malajzia, Filipinet, Tajlanda, Vietnami, Kamboxhia, Mianmari, Laosi dhe Brunei.

21 Prill 2024, 08:57 Nga M.B
"Mbështetja për Izraelin përballë pëgjakderdhjes
Foto ilustruese

BRUKSEL- Reputacioni i Bashkimit Evropian duket se ka pësuar rënie në Azinë Juglindore, sipas një sondazhi mes “elitës” në rajon të kryer nga Instituti ISEAS-Yusof Ishak në Singapor. Studiuesit grumbulluan të dhënat nga anketimi i rreth 2000 përfaqësuesve të akademisë, biznesit, qeverisë dhe shoqërisë civile në janar dhe shkurt të këtij viti. Të anketuarit vijnë nga Singapori, Indonezia, Malajzia, Filipinet, Tajlanda, Vietnami, Kamboxhia, Mianmari, Laosi dhe Brunei.

Rezultatet tregojnë se tani ka më pak besim tek BE si mbështetëse e tregtisë së lirë apo rendit të bazuar në rregulla krahasuar me vitin e kaluar. Vetëm rreth 14% e të anketuarve e shohin BE-në si lidere të rëndësishme të agjendës globale të tregtisë së lirë, nga pothuajse 22% në sondazhin e vitit të kaluar. Vitin e kaluar, BE u rendit e dyta si vendi ose blloku, të cilit aziatikët juglindor i besonin më shumë për të mbështetur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe ligjin ndërkombëtar.

Në sondazhin e këtij viti, BE ra në vendin e tretë me përqindjen e saj që u ul në gati 17% nga 23%, duke u renditur pas Shteteve të Bashkuara dhe Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN). Sondazhi tregoi gjithashtu se tani ka më pak besim se BE do të “bënte gjënë e duhur” për të kontribuar për paqen, sigurinë, prosperitetin dhe qeverisjen globale. Vetëm 41% u pajtuan me këtë nga rreth 51% vitin e kaluar. Nga ata që kishin pak ose aspak besim nëse BE do mund të “bënte gjënë e duhur”, pothuajse një e treta thanë se kjo ishte për shkak se ata mendonin se Brukseli ishte “i fokusuar më shumë me problemet e tij të brendshme dhe kështu nuk mund të përqëndrohet në shqetësimet dhe çështjet globale”.

Reagimi nga Brukseli

“Gjetjet e sondazhit të Gjendjes së Azisë Juglindore 2024 nënvizojnë se Bashkimi Evropian duhet të rrisë ndjeshëm përpjekjet e tij të bashkëpunimit me Azinë Juglindore,” tha David McAllister, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian. Bernd Lange, kryetar i Komitetit të Parlamentit Evropian për Tregtinë Ndërkombëtare, e përshkroi sondazhin si “pak si marrje e një dëftese me nota mesatare. Nuk është gjithçka keq, por është e qartë se kemi disa detyra shtëpie për të bërë.”

Sipas Bridget Welsh, një bashkëpunëtore kërkimore nderi në Institutin Kërkimor të Azisë në Universitetin e Nottinghamit në Malajzi, lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka qenë deri tani çështja më “dëmtuese” për BE-në gjatë 12 muajve të fundit. “Shumë në Azinë Juglindore e shohin mbështetjen e papenguar të BE-së për Izraelin dhe gjakderdhjen në Gaza si të papranueshme,” tha ajo për DW. Të anketuarit e renditin konfliktin e Gazës si çështjen më të rëndësishme gjeopolitike, duke lenë pas shqetësimet e vetë rajonit, të tilla si tensionet në Detin e Kinës Jugore dhe një luftë civile që shpërtheu në Mianmar.

Malajzia dhe Indonezia në mosmarrëveshje me BE-në

Që para se shkallëzimit të luftës në Gaza, BE-ja ndodhej në grindje me Malajzinë dhe Indonezinë, dy prodhuesit më të mëdhenj në botë të vajit të palmës, lidhur me legjislacionin e Brukselit për shpyllëzimin. BE planifikon të ndalojë importin e mallrave që mund të identifikohen se lidhen me shpyllëzimin. Por disa shtete të Azisë Juglindore kjo ndikon në mënyrë të padrejtë në sektorët e tyre bujqësorë dhe nuk i njeh përpjekjet që po bëjnë ata për klimën. Në mars, një panel i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) vendosi teknikisht në favor të BE-së, pasi Malajzia kishte paraqitur një çështje në organin ndërkombëtar të tregtisë. Por OBT gjithashtu ra dakord me disa nga ankesat e Malajzisë në lidhje me mënyrën se si BE-ja kishte përgatitur, publikuar dhe administruar rregulloret e saj të shpyllëzimit.

BE si ‘opsioni i tretë’ më i mirë mes SHBA-së dhe Kinës

Pavarësisht këtyre çështjeve, zëdhënësi i çështjeve të jashtme të BE-së, Peter Stano, tha se rezultatet e fundit tregojnë se besimi tek “BE si një partner i ASEAN-it mbetet i fortë”. Stano i tha DW, se sondazhi, për shembull, zbuloi se BE-ja është partneri i katërt më i rëndësishëm i dialogut të ASEAN-it, pas Kinës, SHBA-së dhe Japonisë, dhe se ajo ruan pozitën e saj udhëheqëse si partneri strategjik i preferuar i ASEAN-it në mbrojtjen kundër rivalitetit SHBA-Kinë. “Anketa e vitit 2023 tregoi një rritje në vlerësimin e rajonit për rolin e BE-së krahasuar kjo me vitin 2022,” shtoi ai. Stano këshilloi të mos interpretohet më shumë se ç’duhet sondazhi, sepse ai ndryshon sipas pjesëmarrësve, vendndodhjes gjeografike dhe sektorit.

Edhe Rahul Mishra, studiues në Universitetin Thammasat në Tajlandë, ishte gjithashtu skeptik në lidhje me rezultatet e sondazhit. “Është e habitshme se si kontributet e BE-së dhe angazhimi aktiv me rajonin nuk janë pasqyruar siç duhet në sondazh,” tha ai, duke shtuar se ndoshta anketuesit “do duhej ta kishin hartuar pyetësorin me më shumë kujdes.”

Megjithatë në pjesën më të madhe, rezultatet e sondazhit tregojnë se BE ka ende shumë punë për të bërë që të bindë aziatikët juglindorë për interesat e saj afatgjata në rajon. “Kur vjen puna për të formësuar imazhin tonë dhe për t’u siguruar që ne shihemi si partnerë të mirë në tregti dhe bashkëpunim, nuk ka shkop magjik,” tha eurodeputeti, Bernd Lange, duke shtuar, se tani duhen përveshur mëngët, të ulemi me miqtë tanë në Tajlandë, Filipine dhe Indonezi për të krijuar marrëveshje që janë të drejta, që ndihmojnë të gjithë. “Duhet të tregojmë se jemi aty për një kohë të gjatë, të gatshëm për të dëgjuar, mësuar dhe përmirësuar njëri-tjetrin.”./DW

be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj