LIVE UPDATES
Bota

Dhoma e Përfaqësuesve miraton ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe Izraelin

Legjislacioni tani kalon në Senatin me shumicë demokrate, i cili miratoi një projekt-ligj të ngjashëm më shumë se dy muaj më parë. Udhëheqësit amerikanë që nga presidenti demokrat Joe Biden e deri tek kreu i republikanëve në Senat Mitch McConnell, i kishin kërkuar prej kohësh kryetarit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, ta hidhte atë në votim.

20 Prill 2024, 22:50 Nga I.A
Dhoma e Përfaqësuesve miraton ndihmën ushtarake për
Mike Johnson

SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve Kongresit amerikan miratoi të shtunën me mbështetje të gjerë dypartiake ndihmën ushtarake prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, mes kundërshtimeve të republikanëve të vijës së ashpër.

Legjislacioni tani kalon në Senatin me shumicë demokrate, i cili miratoi një projekt-ligj të ngjashëm më shumë se dy muaj më parë. Udhëheqësit amerikanë që nga presidenti demokrat Joe Biden e deri tek kreu i republikanëve në Senat Mitch McConnell, i kishin kërkuar prej kohësh kryetarit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, ta hidhte atë në votim.

Demokratët dhe republikanët bashkuan votat për të mbështetur projekt-ligjin, pas një beteje disamujore lidhur me pjesën e ndihmës ushtarake shtesë për Ukrainën, ndërsa ajo vazhdon përpjekjet për të zmbrapsur agresionin rus. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi pjesën e ndihmës për Ukrainën prej 61 miliardë dollarësh, me një mbështetje dërrmuese, në një demonstrim të fortë të mbështetjes amerikane.

Edhe ndihma prej 26 miliardë dollarësh që ndihmon Izraelin dhe ofron ndihmë humanitare për banorët e Gazës, u miratua lehtësisht. Një pjesë e paketës ligjore mbi sigurinë kombëtare, si edhe një tjetër për ndihmën për aleatët e Shteteve të Bashkuara në Indo-Paqësor, u miratuan me shpejtësi.

Legjislacioni shkon tani në Senat, ku miratimi i tij në ditët në vijim është thuajse i siguruar.

Presidenti Joe Biden i bëri thirrje Senatit të votojë me shpejtësi dhe ta dërgojë atë në Shtëpinë e Bardhë, në mënyrë që ai ta nënshkruajë, duke e kthyer në ligj.

“Sytë e botës janë drejtuar ndaj nesh dhe historia do të gjykojë se çfarë po bëjmë sot”, tha kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, republikani, Michael McCaul.

Veprimi i ligjvënësve këtë fundjavë ishte në kontrast me muaj të tërë ngërçi dhe bllokimesh, shkaktuar nga republikanët, të cilët përbëjnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, por që janë thellësisht të përçarë rreth ndihmës së huaj, sidomos për Ukrainën ndërsa ajo lufton agresionin rus.

Kryetari Johnson, duke vënë në rrezik postin e tij, u mbështet tek votat e demokratëve këtë javë për të futur në rendin e ditës disa votime për tre projekt-ligje për ndihmat, si edhe një të katërt me disa propozime të tjera për politikën e jashtme

“Ky është moment historik”, tha ligjvënësi nga Nju Jorku, Gregory Meeks, demokrati kryesor në Komisionin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Miratimi nga Dhoma e Përfaqësuesve heq pengesën më të madhe ndaj kërkesës për ndihmën të Presidentit Biden, që fillimisht u bë në tetor kur pajisjet ushtarake të Ukrainës po shkonin drejt fundit.

Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane, skeptike për vazhdimin e mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën, pati për muaj të tërë mosmarrëveshje për këtë aspekt të projekt-ligjit.

Arritja deri në pikën e votimit ka qenë një rrugë e vështirë për zotin Johnson dhe ky proces ka vënë në provë edhe vendosmërinë e tij edhe mbështetjen për të mes republikanëve, një pjesë e vogël e të cilëve por që po shtohet në numër, po kërkojnë haptazi largimin e tij nga detyra. Megjithatë, udhëheqësit e kongresit i hodhën votat në një pikë kthese në histori, në një moment kur aleatët e SHBA-së përballen me luftëra dhe kërcënime, nga Evropa në Lindjen e Mesme dhe në Azi.

Marrë nga REL

mike johnson

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet