LIVE UPDATES
Bota

Miratimi i paketës së ndihmave nga Dhoma e Përfaqësuesve, Ukraina mirëpret vendimin, Zelensky: Amerika ndihmon në mbrojtjen e demokracisë

Furnizimet për Ukrainën do të përfshijnë municione dhe mbrojtje ajrore dhe janë pjesë e një pakete në vlerë prej 95 miliardë dollarësh që përfshin ndihmën për Izraelin dhe aleatët e tjerë të SHBA-së, sikurse Tajvani, i cili përballet me kërcënime potenciale nga Kina.

21 Prill 2024, 08:19 Nga M.B
Miratimi i paketës së ndihmave nga Dhoma e Përfaqësuesve,
Volodymyr Zelensky

UKRAINA- Ukraina dhe aleatët e saj evropianë kanë mirëpritur vendimin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara që miratoi paketën e ndihmës ushtarake për Kievin në vlerë prej 61 miliardë dollarësh, e cila tani duhet të miratohet nga Senati para se presidenti amerikan, Joe Biden, ta nënshkruajë që të hyjë në fuqi.

Furnizimet për Ukrainën do të përfshijnë municione dhe mbrojtje ajrore dhe janë pjesë e një pakete në vlerë prej 95 miliardë dollarësh që përfshin ndihmën për Izraelin dhe aleatët e tjerë të SHBA-së, sikurse Tajvani, i cili përballet me kërcënime potenciale nga Kina. Votimi i 20 prillit u arrit me mbështetjen e demokratëve dhe republikanëve të moderuar. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se vendimi i SHBA-së “do të shpëtojë mijëra e mijëra jetë”.

“Ne shpresojmë që projektligji do të mbështetet në Senat dhe do t’i dërgohet presidentit Biden. Faleminderit Amerikë. Demokracia dhe liria gjithmonë do të ketë rëndësi botërore dhe kurrë nuk do të dështojë për aq kohë sa Amerika ndihmon në mbrojtjen e tyre”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale.

Kremlini u përgjigj duke thënë se lëvizja e SHBA-së do të kushtojë me më shumë jetë të ukrainasve “për shkak të regjimit të Kievit”. Ai sugjeroi se mbështetja amerikane ka për synim të “pasurojë” SHBA-në dhe të “rrënojë edhe më tej” Ukrainën, shtet që veçse ishte duke luftuar me separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014, para se Rusia të niste pushtimin e plotë të shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022.

Projektligji, gjashtë muaj pasi u prezantua, kaloi me 311 vota për dhe 112 kundër, me 101 republikanë që votuan për dhe 112 kundër. Kritikët thanë se vonesat në miratimin e kësaj ndihme, lejuan Rusinë që të marrë momentumin në luftime. Senati pritet të miratojë pakon e ndihmës më 23 prill, para se të nënshkruhet nga Bideni, në mënyrë që Pentagoni të nisë dërgesat e ndihmës me shpejtësi.

Biden tha se paketa do të “dërgojë ndihmë thelbësore për Izraelin dhe Ukrainën, do të ofrojë ndihmën e nevojshme humanitare për Gazën, Sudanin, Haitin dhe lokacione të tjera dhe do të rrisë sigurinë dhe qëndrueshmërinë në Indo-Paqësor”. Kryeministri polak, Donald Tusk, duke komentuar vendimin e Dhomës së Përfaqësuesve tha se “më mirë vonë se kurrë”, duke shtuar se “shpresoj që nuk është shumë vonë për Ukrainën”.

Shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se vota amerikane “i dërgon mesazh të qartë Kremlinit: Ata që besojnë në liri dhe në Kartën e Kombeve të Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën dhe popullin e saj”. Muajve të fundit, Kievi është përballur me presion të madh rus në fushëbetejë, pasi forcat ukrainase po përballen me mungesë të furnizimeve të artilerisë dhe mbrojtjes ajrore./ REL

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen