LIVE UPDATES
Bota

Mbi 1000 persona kanë vdekur në Mekë, Egjipti ndjek penalisht agjentët e udhëtimeve "mashtruese" për Haxh

Kryeministri ka kërkuar që shuma e gjobave më të cilat do të ndëshkohen menaxherët, t’iu ndahet familjarëve të viktimave. Të premten, një zyrtar i lartë saudit ka thënë se vendi i tij e ka menaxhuar si duhet pelegrinazhin.

22 Qershor 2024, 17:44 Nga r.ll
Mbi 1000 persona kanë vdekur në Mekë, Egjipti ndjek penalisht
foto ilustruese

KAJRO- Kryeministri i Egjiptit, Mostafa Madbouly, ka urdhëruar të shtunën që 16 kompanive turistike t’iu pezullohet licenca dhe menaxherët e tyre janë paditur për lehtësim të paligjshëm të udhëtimit të pelegrinëve në Mekë.

Ky urdhër është marrë pasi shumë shtete kanë raportuar më shumë se 1.100 viktima në Haxhin e këtij viti, kryesisht për shkak të temperaturave të larta. Diplomatët arabë i kanë thënë agjencisë së lajmeve AFP këtë javë se Egjipti i ka regjistruar 658 vdekje dhe se 630 prej viktimave kanë qenë pelegrinë të paregjistruar.

Kryeministri ka kërkuar që shuma e gjobave më të cilat do të ndëshkohen menaxherët, t’iu ndahet familjarëve të viktimave. Të premten, një zyrtar i lartë saudit ka thënë se vendi i tij e ka menaxhuar si duhet pelegrinazhin.

Arabia Saudite ua mundëson shteteve që të dërgojnë pelegrinë përmes kuoatave që përcaktohen prej numrit të popullsisë dhe në vendet me interesim të lartë, individët zgjidhen përmes një lotarie.

Mirëpo, për shkak të çmimeve shumë të larta, shumë pelegrinë vendosin të nisin pa leje, ndonëse rrezikojnë të arrestohen dhe dëbohen, në rast se identifikohen prej forcave saudite të sigurisë.

Ky rrugëtim ilegal, që mund t’ua kursejë pelegrinëve mijëra euro, është bërë secilën herë e më i famshëm prej vitit 2019, kur Arabia Saudite ka nisur të lëshojë viza të përgjithshme turistike dhe kështu hyrje aty është bërë më e lehtë.

Një zyrtar i lartë ka thënë se Qeveria saudite ka konfirmuar vdekjen e 577 pelegrinëve në dy ditët më të ngarkuara të Haxhit, ditën kur pelegrinët janë mbledhur dhe janë lutur me orë të tëra në mot të nxehtë në Malin Arafat dhe të nesërmen, kur kanë marrë pjesë në ritualin e gjuajtjes së djallit me gurë.

Haxhi është një prej pesë shtyllave të Islamit dhe kjo nënkupton që të gjithë myslimanët duhet ta kryejnë ritualin të paktën një herë në jetën e tyre.

Zyrtarët sauditë kanë thënë se 1.8 milion pelegrinë kanë marrë pjesë në Haxhin e këtij viti, dhe që 1.6 milion prej tyre kanë qenë të huaj./REL

egjipt udhetime ne haxh

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj