LIVE UPDATES
Bota

"Nuk paguanin qeranë", 25-vjeçari në SHBA vret familjen që jetonin në banesën e tij, trupat e tyre i djeg në një gropë në oborrin e shtëpisë

Ngjarja e rëndë u zbulua, më 13 qershor, kur nisën kërkimet nga policia për një çift të ri të identifikuar si Rain Mancini, 26 vjeç dhe Phillip Zilliot II, 25 vjeç dhe fëmijët e tyre u identifikuan si Karma Zilliot, gjashtë vjeç dhe Phillip Zilliot III, pesë vjeç.

22 Qershor 2024, 17:13 Nga r.ll
"Nuk paguanin qeranë", 25-vjeçari në SHBA vret
familja dhe autori

SHBA- Një 25-vjeçar nga Florida është akuzuar për vrasjen e një çifti dhe dy fëmijëve të tyre dhe djegien e trupave të tyre në një gropë në oborrin e banesës së tij. Rory John Graeme Atwood, 25 vjeç, nga Hudson, Florida, u arrestua më 15 qershor dhe është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Pasco.

Ngjarja e rëndë u zbulua, më 13 qershor, kur nisën kërkimet nga policia për një çift të ri të identifikuar si Rain Mancini, 26 vjeç dhe Phillip Zilliot II, 25 vjeç dhe fëmijët e tyre u identifikuan si Karma Zilliot, gjashtë vjeç dhe Phillip Zilliot III, pesë vjeç.

Sipas mediave të huaja, kunata e Atwood thuhet se lajmëroi  forcat e rendit pasi 25-vjeçari thirri burrin e saj për të kërkuar ndihmën e tij në djegien e plehrave. Ajo u tha efektivëvese burri i saj vuri re një pellg gjaku dhe mund të shihte trupat e të rriturve dhe fëmijëve gjatë telefonatës me video.

Sipas të dhënave të gjykatës, familja e re jetonte me Atwood në pronën e tij prej 10 hektarësh në Hudson. Kur policia mbërriti për të marrë në pyetje Atwood, ai konfirmoi identitetin e familjes së zhdukur.

Më pas tregoi se një konflikt fizik shpërtheu mes tij dhe çiftit, i cili përfundoi me vdekjen e tyre, raportoi zyra e sherifit. Ai gjithashtu ka konfirmuar para policisë se i ka djegur trupat e tyre në një gropë zjarri. Konflitkti ka nisur pasi Atwood dëboi familjen nga rezidenca e tij më 1 qershor, pasi sipas tij ata nuk e paguanin qiranë.

Më 12 qershor, familja u kthye në pronë për të mbledhur gjërat e tyre. Çifti dyshohet se kishin pirë kur shpërtheu sherri. Sipas Atwood, Mancini po debatonte me të dhe Zilliot e sulmoi me thikë. Pas kësaj 25-vjeçari dhe babai i të miturve vijuan konfliktin për një armë që ndodhej në dhomë, e cila përfundoi me dy të shtëna në kokën e Zilliot dhe shtoi se Mancini ishte qëlluar gjithashtu shumë herë në kokë dhe në bust.

Kur u pyet se pse fëmijët kishin vdekur, Atwood thuhet se u tha organeve të rendit se ai nuk i njihte dhe nuk i kishte parë fëmijët pas përleshjes, por spekuloi se prindërit e tyre i kishin vrarë. Megjithatë, oficerët zbuluan se Atwood e dinte që mbetjet e fëmijëve ishin në gropë të zjarrit së bashku me prindërit e tyre.

Detektivët pretendojnë se Atwood i tërhoqi trupat zvarrë në gorpën e zjarrit dhe gjithashtu hodhi armën dhe divanin e tij të njollosur me gjak në gropë për të shkatërruar provat.

Gjatë një kontrolli në pronë këtë fundjavë, qentë e kufomave gjetën mbetje të skeleteve njerëzore në gropë të zjarrit. Sherifi i Qarkut Pasco, Chris Nocco tha se zyra e ekzaminuesit mjekësor nuk kishte identifikuar ende mbetjet, kështu që Atwood akuzohet vetëm për vrasjen e shkallës së parë.

rory john graeme atwood rain mancini phillip zilliot vrasje ne shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet