26 Dhjetor 2022, 11:37
Nga A.B
Ambulance
SERBI- Në qytetin Pirot, në juglindje të Serbisë, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi 51 persona u dërguan në spital me simptoma të helmimit, shkaku i rrjedhjes së amoniakut pas përmbysjes së një vagoni të një treni mallrash mbrëmjen e së dielës, më 25 dhjetor.
Kryetari i komunës së Pirotit, Vladan Vasic, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në këtë qytet, njoftoi TV N1, përderisa shkollat në atë qytet janë të mbyllura të hënën.
Sipas informacioneve nga Qendra Klinike Universitare në Nish, në atë spital janë shtruar 15 persona – 12 të rritur dhe tre fëmijë – për shkak të simptomave të helmimit. Në njoftim theksohet se të gjithë pacientët janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe shtojnë se ata janë shtrirë në spital gjatë natës.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se “ka pasur rrëshqitje të vagonit në trenin e mallrave që përmbante amoniak dhe me atë rast ka pasur rrjedhje të gazit dhe koncentrim të madh të tij në atmosferë”, njofton MPB-ja.
Ministria u bëri thirrje qytetarëve që jetojnë pranë vendit të ngjarjes “të mos largohen nga shtëpitë dhe të mos dalin jashtë”. Trafiku hekurudhor në atë zonë është ndërprerë.
Radio Televizioni Shtetëror i Serbisë (RTS) njoftoi se shtatë persona janë shtrirë në Qendrën Klinike Universitare në Nish nga 51 që kishin shtuar në spital shkaku i simptomave të helmimit me amoniak.
Punëtorët e turnit të dytë në fabrikën e gomave “Tigar Tires” në Pirot janë evakuuar, ndërsa turni i tretë, siç njofton RTS-ja, nuk do të punojë.
Këtë aksident e bëri të ditur vetë kompania transportuese “Srbija Kargo”, e cila ka thënë se bëhet fjalë për trenin e mallrave që udhëton çdo ditë, duke transportuar lëndë të parë nga Bullgaria në Prahovë dhe Shabac.
“Srbija Kargo” në deklaratën e saj thekson se nuk ka viktima apo të lënduar, njofton RTS./REL/
serbi helmohen 50 persona ne serbi
Bota
26 Dhjetor 2022, 11:24
A.B
Aksidenti
KOSOVË- Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Novosellë të Pejës. Policia ka konfir...
Bota
26 Dhjetor 2022, 11:21
k.m.
Pamje nga karburanti
GREQI- Ngjarja e ekzekutimit të 38-vjeçarit Giorgos Mitsos qershorin e kaluar, u rikujtua sot nga të shtënat me ...
Bota
26 Dhjetor 2022, 11:13
k.m.
Moment nga vrasja
FRANCË- Del videoja e momentit kur 69-vjeçari qëlloi dhe ekzekutoi tre kurdë në Paris të enjten. Si&ccedi...
Bota
26 Dhjetor 2022, 11:16
A.B
Punetori
GJERMANI- Ekonomia gjermane vuan nga mungesa e fuqisë punëtore. Kritikat e krerëve të ekonomisë gjermane lidhen me proced...
Bota
26 Dhjetor 2022, 11:01
a.l
Vladimir Putin
UKRAINË - Një këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës ka postuar një vid...
Bota
26 Dhjetor 2022, 10:48
k.m.
Rishi Sunak
BRITANI E MADHE- Rishi Sunak është nën presionin e deputetëve konservatorë për të rregulluar urgjentisht kr...
Bota
26 Dhjetor 2022, 10:26
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Mediat serbe kanë reaguar lidhur me deklaratat e aktivistit për Lëvizjen Vetëvendosje, Arb&e...
Bota
26 Dhjetor 2022, 10:26
a.l
Arbër Zaimi
KOSOVË- Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit t...
Bota
26 Dhjetor 2022, 09:56
a.l
Dmitry Medvedev
RUSI- Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev ka deklaruar se armët bërthamore t&...
Bota
26 Dhjetor 2022, 09:27
a.l
Gjermani
GJERMANI- Që gjatë pandemisë së Coronës, për shkak të avarive të ndryshme, bota jashtë pye...