22 Tetor 2022, 18:33
Nga k.m.
Elton Qyno
TIRANË- Para "cash" po vijnë në Shqipëri. Tentativat për të futur para në mënyrë të paligjshme në vend janë shtuar dhe imagjinata e transportuesëve është zgjeruar "biznesin". Një ditë pasi në portin e Durrësit u sekuestruan 522 mijë euro të padeklaruar, sot u gjetën të tjera, 25 mijë euro.
Për paratë e kapura, gazetari Elton Qyno thotë se forma të tilla krijojnë dyshime të arsyeshme se bëhet fjalë për para të krimit të organizuar shqiptar që vepron në shtete të ndryshme të Europës dhe që fitimet e tij kërkon t'i investojë në Shqipëri.
"Janë rreth 547 mijë euro. Të dy ngjarjet janë të veçuara dhe po hetohen individë të ndryshëm por linja është e njëjtë. Të dy rastet kanë ardhur nga Bari, Itali, në drejtim të portit të Durrësit dhe nuk dihet ende destinacioni përfundimtar. Është një rast i përsëritur, prej 6-7 vitesh në portin e Durrësit ka fluks të madh të këtyre episodeve, ku persona të caktuara futin sasi parash. Më mediatikja ka qenë rasti i Toyota Yaris me 4.3 milion euro. U pasua me 493 mijë euro të tjera pak muaj më vonë. Rastet janë në rritje por të gjitha ka dyshime të forta dhe të arsyeshme se këto para vijnë nga grupe kriminale që veprojnë në zona të ndryshme të Europës të cilat duke arritur fitime të mëdha qëllimi i tyre është që këto para ti sjellin në Shqipëri dhe ti investojnë në fusha të ndryshme në vendlindje,"-tha në fjalën e tij gazetari.
Qyno tërhoqi vëmendjen se nuk kemi pasur hyrje parash në sasi të tilla përmes pikave kufitare me Greqinë, por paratë vijnë nga Italia, ç'ka tregon se vijnë edhe nga zona të tjera të Europës. E po ashtu, sipas tij, nuk do shumë për të kuptuar se paratë janë të krimit të organizuar.
"Kanë ardhur nga Norgjegjia, Anglia, Holanda, Belgjika dhe Italia. Nuk kemi pasur ndonjë rast që grupe kriminale shqiptare të kenë futur sasi të mëdha parash nëpërmjet pikave kufitare me Greqinë. Pavarësisht se ka mjaft shqiptarë që merren në territorin grek me aktivitete kriminale sërish të ardhurat e tyre nuk janë aq të mëdha sa të suportohen dhe futen në këtë lloj forme që ne i kemi parë ditën e djeshme dhe sot në Durrës. Të ardhurat më të mëdha të grupeve kriminale janë në Belgjikë, Holandë dhe Angli sepse atje është tregu më i madh i shitjes së lëndëve narkotike" - deklaron Qyno.
elton qyno
Aktualitet
22 Tetor 2022, 17:21
k.m.
Indrit Ndoj
KURBIN- Vëllezërit Sajmir dhe Landi Miri u arrestuan sot nga Policia e Shtetit si autorët e vrasjes së 34-vjeçarit ...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 17:04
k.m.
Foto ilustruese
SARANDË- Policia e Sarandës ka nisur hetimet lidhur me një sipërfaqje të madhe tokash në vendin e quajtu...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 17:00
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Në 24 orët e fundit janë shënuar 15 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 16:37
k.m.
Viktimat e ngjarjes së Klosit
Prokuroria është e bindur se edhe vrasja e Liri Shirës dhe djalit të tij Kenado Shira është...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 16:37
k.m.
Indrit Ndoj
KURBIN- Policia e Fushë Krujës ka dhënë detaje për vrasjen e 34-vjeçarit Indrit Ndoj, ndërsa sot janë...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 16:23
k.m.
Foto e makinës së bandës
ITALI- Personi që u arrestua në Hungari pasi ishte shpallur në kërkim prej më shumë s...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 15:25
k.m.
Foto ilustruese
Aktiviteti i pandërprerë i grupit Iranian “Homeland Justice” në publikimin e të dhënave sensitive nga ...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 15:14
e.k
Pamje nga aksioni i Policisë
VLORË- Pesë persona kanë rënë në prangat e Policisë ndërsa 65 leje dre...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 13:24
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Dy persona jamë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një 35-vjeçar si dhe nj&eum...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 12:57
e.k
Policia Korçë
KORÇË- Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë në Korçë, pasi akuzo...