LIVE UPDATES
Bota

“Më në fund e binda babain”, vajza që iu bë forcë nënës së përdhunuar gjatë luftës në Kosovë

Sot 36 vjeçe, ajo shpërthen në vaj teksa kujton ditën kur e ëma iu përdhunua gjatë luftës në Kosovë, më 1999.

22 Shkurt 2024, 17:16 Nga N.F
“Më në fund e binda babain”, vajza që iu bë
Foto ilustruese

KOSOVË- Ishte vetëm 11 vjeçe kur pa me sy tmerrin e nënës së saj. Forcat serbe tërhoqën zvarrë atë dhe disa gra të tjera.

“Unë dhe motrat e mia nuk donim ta lejonim të shkonte…E tërhiqnim nga rrobat, por paramilitarët e morën me forcë”, thotë Flutura.


Sot 36 vjeçe, ajo shpërthen në vaj teksa kujton ditën kur e ëma iu përdhunua gjatë luftës në Kosovë, më 1999.

“Dua gra të bukura”, ishin fjalët e ushtarit serb, që thotë se i ushtojnë ende në vesh.


Bashkë me rreth 100 persona të tjerë – kryesisht gra e fëmijë – ajo me nënën dhe motrat po strehoheshin në një shtëpi të madhe, për t’u mbrojtur nga sulmet. Ishte një lloj taktike e luftës e ushtrisë serbe që burrat t’i ndanin nga gratë. Nuk e kujton saktësisht se sa qëndruan të sigurta në atë shtëpi, por thotë se “shumë shpejt” e bastisën.

Thirrjet e fëmijëve përreth “mami, nënë, gjyshe…”, kur ata ndaheshin nga personat e dashur, i sillen ende në kujtesë.

“Nënën time e morën të dytën. Një grua tjetër e morën të parën… Pastaj, i morën edhe gjashtë gra të tjera”, tregon Flutura për REL.

Për katër orë thotë se dëgjoi britmat e grave që përdhunoheshin e rriheshin vetëm pak metra jashtë shtëpisë. Atëkohë thotë se nuk e kuptonte mirë se çfarë po ndodhte.

“Tash e di. Kur erdhi pas katër orësh, nëna ishte e zhveshur, vetëm me një gjë në krah”, kujton Flutura.

Nëna e saj nuk dëshiron të flasë shumë.

“Kam hequr shumë… Jam frikësuar… I kam pasur fëmijët e vegjël”, thotë 63-vjeçarja.

Ajo është vetëm një nga rreth 20.000 personat që besohet se u përdhunuan gjatë luftës në Kosovë, më 1998/99. Tash e dy vjet ka edhe statusin e viktimës së dhunës seksuale të luftës, i cili i siguron një pension prej 230 eurosh në muaj dhe disa përfitime të tjera, si shërbime shëndetësore falas. Me ligjin në Kosovë, i miratuar nga viti 2014, statusi i tillë i takon çdo personi, i cili arrin ta bindë një komision qeveritar se ishte viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, përkatësisht në periudhën 27 shkurt 1998 – 20 qershor 1999.

E, Flutura ishte ajo që e bindi nënën e saj për të aplikuar për këtë status, pasi fillimisht bindi babain. Ishte ajo që i tregoi babait se nëna ishte përdhunuar, por ai nuk e priti mirë.

“Më ka thënë: a e di se ku jeton, nuk dua të më thonë njerëzit që e ke gruan të dhunuar në luftë”, kujton Flutura fjalët e të atit.

Për një kohë, ajo e kishte lënë mënjanë çështjen, por vetëm fizikisht, e jo në mendje. Dhe, pastaj, bisedoi sërish me babain. Donte me çdo kusht që e ëma të merrte statusin që i takonte.

“Kundërshtimet nga babai vazhduan gjatë, më shumë se pesë muaj, derisa në fund e binda”, thotë Flutura.

Pas miratimit të tij, iu desh më pak kohë për ta bindur të ëmën që kishte mbyllur në vete kujtimin e llahtarshëm. Të dyja bashkë iu drejtuan një organizate, përmes së cilës bëhej aplikimi për statusin e viktimës së dhunës seksuale në luftë. Prej aty e deri te paraqitja përpara një komisioni qeveritar, që bën verifikimin e aplikuesit, Flutura nuk i ishte ndarë në asnjë moment.

“Kur nëna ka dalë para komisionit, jam lutur dhe kam thënë: o Zot, jepi fuqi që të tregohet e fortë”, rrëfen Flutura në vaj.

Dhe, përgjigjen pozitive nga komisioni e morën pas gjashtë muajsh.

“Kur i kam treguar babait se ka pasur sukses, ai ka filluar të qajë si fëmijë”. Edhe pse “shpesh hidhërohet”, ajo shprehet e sigurt se edhe ai ndjen një lloj lehtësimi sikurse nëna dhe gjithë pjesa tjetër e familjes.

Sa persona e kanë statusin e viktimës së dhunës seksuale të luftës në Kosovë?
Nga shkurti i vitit 2018, kur nisi aplikimi për njohjen e statusit të viktimës, atë e siguruan mbi 1.600 persona. Sipas të dhënave të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), të siguruara nga REL-i, në vitin 2023, statusi i tillë iu njoh 54 personave – tetë prej tyre burra, pjesa tjetër gra.

Viktimat e dhunës seksuale aplikojnë për njohje të statusit të tyre përmes disa organizatave të përzgjedhura nga Qeveria e Kosovës dhe miratimin, pastaj, e bën një komision qeveritar. Për aplikim, viktima duhet të plotësojë një formular me të dhëna e detaje për vendin dhe periudhën kur ka ndodhur përdhunimi, me deklarata nga dëshmitarët dhe me raporte eventuale mjekësore.

Ato kalojnë te komisioni, e nëse komisioni nuk bindet, viktima duhet të dalë fizikisht para tij. Organizata joqeveritare, që merren me të drejtat e grave, thonë se shumë viktima hezitojnë ende të aplikojnë për statusin, nga frika e stigmatizimit, përjashtimit dhe paragjykimit. Por, pothuajse gjatë gjithë vitit të kaluar, viktimat nuk mundën të aplikojnë për këtë status edhe për faktin se afati për aplikim të tillë kishte skaduar më 5 shkurt të vitit 2023 Muajin e kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ky afat është vazhduar deri më 15 maj, 2025.

“Zëri juaj ka rëndësi dhe e vërteta duhet të dëgjohet. Guximi juaj në kërkim të drejtësisë e në zbardhjen e së vërtetës është një dëshmi e shpirtit tuaj të paepur. Ne qëndrojmë me ju dhe pranë jush në ndjekjen e drejtësisë”, tha atëkohë Osmani.

Më herët, ajo kishte deklaruar se “afati i aplikimit për statusin e viktimës së dhunës seksuale duhet të jetë i pakufizuar”. Të njëjtën gjë e kishte kërkuar edhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, duke thënë se kufizimi i tillë është në kundërshtim me konventat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare. Organizata si kjo e kanë kritikuar disa herë edhe punën e komisionit qeveritar , duke thënë se ajo shpesh zhargitet, por vetë komisioni ka këmbëngulur se vepron në përputhje me ligjin.

Gati njëzet e pesë vjet pas luftës, autoritetet në Kosovë dënuan vetëm një person për kryerje të dhunës seksuale gjatë luftës. Ish-rezervisti i policisë serbe, Zoran Vukotiq , u dënua në korrik të vitit 2021 me dhjetë vjet burgim, ndërsa në nëntor të vitit 2022 atij iu rikonfirmua dënimi . Flutura thotë se për nënën dhe familjen e saj, nuk ka rëndësi pensioni që siguron statusi, por “mllefi që ka hequr nëna prej vetes”.

“…sepse kur të del dikush në përkrahje, e largon pak prej trupit tënd”, thotë Flutura, e cila sot është edhe vetë nënë.

Marrë nga REL

lufta ne kosove serbia perdhunim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj