LIVE UPDATES
Bota

Mediat gjermane: Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me tanke Leopard

Disa media raportojnë se vendimi në Berlin është marrë “Wall Street Journal” shkruan se presidenti Biden tani po anon drejt dërgimit të tankeve Abrams në Ukrainë.

25 Janar 2023, 08:17 Nga I.A
Mediat gjermane: Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me tanke Leopard
Tank

Sipas disa mediave, qeveria gjermane ka vendosur të dorëzojë tanke luftarake Leopard në Ukrainë. Agjencia gjermane e lajmeve Deutsche Presse-Agentur dhe kanali ntv u referohen burimeve të koalicionit. Asnjë konfirmim zyrtar nuk është dhënë deri tani.

Revista "Der Spiegel” shkruan, pa cituar burime, se dërgesa gjermane është të paktën një kompani e tankeve Leopard 2A6. Koncerni gjerman i armatimit Rheinmetall bëri të ditur se mund të dorëzojë 139 tanke Leopard në Ukrainë, deri në fillim të vitit 2024.

Qeveria federale do të jepte gjithashtu leje për të eksportuar tanke të tillë që janë në zotërim të shteteve të tjera si Polonia. Aleatët e tjerë - ndër të tjera nga Skandinavia - gjithashtu duan t'i sigurojnë Kievit tanke luftarake të tipit Leopard 2.

Një zëdhënës i qeverisë kishte konfirmuar më herët marrjen e një kërkese për ta bërë këtë nga Polonia. Kontratat e eksportit parashikojnë që Gjermania duhet së pari të pajtohet për një eksport të tillë drejt vendeve të treta.

SHBA konsideron dërgimin e tankeve kryesore të betejës Abrams

Në të njëjtën kohë, burime të qeverisë amerikane kanë treguar se Shtetet e Bashkuara mund të dërgojnë përfundimisht tanket luftarake Abrams në Ukrainë. Kancelari gjerman Olaf Scholz kishte theksuar vazhdimisht se ai dëshironte absolutisht një qasje të koordinuar ngushtë transatlantike për dërgimin e një kategorie të re armësh, siç janë tanket e betejës.

Presion nga brenda Gjermanisë

Më parë, kreu i grupit parlamentar të partisë socialdemokrate gjermane SPD, Rolf Mützenich, kishte kërkuar një vendim nga Këshilli Federal i Sigurisë për kërkesën polake për dërgimin e Leopardëve në Ukrainë. Duke qenë se bëhet fjalë për çështje sigurie, më i përshtatshmi është ky organ dhe jo komisioni i koalicionit, deklaroi ai para një mbledhjeje të grupit parlamentar në Berlin, ku ishte ftuar edhe ministri i ri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius.

Ndërkohë, kanë dalë në dritë detajet e kërkesës së Varshavës drejtuar qeverisë gjermane. Ajo prek 14 modele të tipit 2A4. Ky është një version më i vjetër i tankut të betejës Leopard, i prodhuar nga viti 1985 deri në vitin 1992. 2A4 u prodhua në sasi të mëdha dhe iu dorëzua nga Gjermania aleatëve të saj gjatë periudhës së çarmatimit pas Luftës së Ftohtë. Bundeswehr-i nuk e ka më këtë version.

Polonia kishte deklaruar vazhdimisht se donte të mbështeste Kievin me tanket e saj të betejës. Duke qenë se Leopardi është i prodhimit gjerman, është i nevojshëm aprovimi i qeverisë gjermane. Megjithatë, Polonia kohët e fundit kishte sinjalizuar se do të dërgonte tanket, nëse kërkohej, edhe pa lejen gjermane të eksportit.

CDU/CSU: "Ne mbështesim furnizimin"

CDU dhe CSU në opozitë i patën kërkuar gjithashtu qeverisë federale të marrë një vendim shpejt. Kreu i grupit parlamentar të CSU-së Alexander Dobrindt tha: "Ne si CDU/CSU do të ishim të gatshëm të mbështesim një vendim për dorëzimin e tankeve".

Paralajmërim i AfD

AfD, nga ana tjetër, e pati paralajmëruar qeverinë federale kundër transferimit të tankeve luftarake nga Polonia në Ukrainë. Bashkëdrejtuesi i partisë Tino Chrupalla tha se qeveria gjermane  nuk duhet të përfshijë më tej Gjermaninë në luftën në Ukrainë.

Politikania e Majtë, Sara Wagenknecht tha gjithashtu për radion gjermane Deutschlandradio se interesi ekzistencial i Gjermanisë është që të mos përfshihet në këtë luftë. Për fat të mirë, qeveria federale, sipas Wagenknecht-it, e merr seriozisht këtë. Megjithatë, ajo mendon se Gjermania duhet të jetë shumë më e kujdesshme sesa tani.

Udhëheqja ruse ka paralajmëruar tashmë kundër përfshirjes gjermane. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha në Moskë se kjo në mënyrë të pashmangshme do të linte gjurmë në marrëdhëniet midis dy vendeve. Ai nuk dha detaje.

Marrë nga DW

leopard lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit