LIVE UPDATES
Bota

Michael Cohen pritet të dëshmojë lidhur me pagesat në emër të ish-presidentit Trump

Dëshmia me dyer të mbyllura e Cohen vjen në një kohë kritike, ndërsa zyra e prokurorit të qarkut të Manhatanit po shqyrton mundësinë e ngritjes së akuzave kundër Trump.

13 Mars 2023, 23:15 Nga k.m.
Michael Cohen pritet të dëshmojë lidhur me pagesat në
Michael Cohen

Ish-avokati i ish-Presidentit Donald Trump, Michael Cohen pritet të dëshmojë të Hënën përpara një jurie të madhe në Manhatan që po heton mbi pagesat që ai koordinoi dhe bëri në emër të ish-presidentit. Dy persona që kanë dijeni për çështjen konfirmuan se Cohen do të dalë para jurisë së madhe. Ata nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për procedurat e jurisë së madhe, prandaj e bënë një gjë të tillë në kushtet e anonimitetit.

Dëshmia me dyer të mbyllura e Cohen vjen në një kohë kritike, ndërsa zyra e prokurorit të qarkut të Manhatanit po shqyrton mundësinë e ngritjes së akuzave kundër Trump.

Cohen, dikur një njëri i afërt i Trump që më pas u kthye në kundërshtar të tij, ka të ngjarë të paraqesë detaje të rëndësishme për përfshirjen e mundshme të kandidatit të atëhershëm republikan për president në pagesat e bëra në javët e fundit të fushatës të vitit 2016, për t’u blerë heshtjesn dy gra që pretendonin se kishin patur lidhje me të.

Ish-avokati i Trump, Cohen u ka dhënë prokurorëve prova, përfshirë inçizime të bisedave që ai kishte bërë me avokatin e njërës prej grave, si dhe emaile dhe mesazhe me tekste. Ai gjithashtu ka inçizime të një bisede gjatë së cilës ai dhe Trump flasin për një marrëveshje për të paguar gruan tjetër përmes tabloidit National Enquirer.

Prokurorët mesa duket po përpiqen të përcaktojnë nëse Trump ka kryer vepra penale me mënyrën se si janë bërë pagesat ose si janë regjistruar në dokumentacionin financiar të Organizatës Trump.

Një akuzë e mundshme do të ishte falsifikimi i të dhënave të biznesit, një shkelje e lehtë, me përjashtim të rastit nëse prokurorët mund të provojnë se ishte bërë për të fshehur një krim tjetër. Asnjë ish-president i Shteteve të Bashkuara nuk është akuzuar ndonjëherë për kryerjen e një krimi.

Avokati i Trump, Joseph Tacopina tha të hënën në një intervistë në televizionin ABC, se nuk ka gjasa që ish-presidenti të pranojë thirrjen dërguar nga prokurorët javën e kaluar, për të dëshmuar para jurisë së madhe.

Nuk kemi në plan të marrim pjesë në këtë proces,” tha avokati Tacopina. “Është një vendim që nuk e kemi marrë ende. Nuk është dhënë ndonjë afat, kështu që do të presim dhe të shohim.”

Tacopina po akuzon gjithashtu zyrën e prokurorit të qarkut të Manhatanit për shkelje, duke shkruar në një letër drejtuar inspektorit të përgjithshëm të qytetit të Nju Jorkut se prokurorët janë përfshirë në një përpjekje “të hapur dhe antikushtetuese” për të dëmtuar shanset e Trump në zgjedhjet presidenciale të 2024. Avokati Tacopina po i kërkon autoriteteve të hetojë atë që ai e konsideron një “ndjekje penale qartësisht politike”.

Avokatët e Trump janë përpjekur disa herë të bindin gjyqtarët në New York dhe Florida të ndërhyjnë ose të ndalojnë hetimet ndaj Trump dhe Organizatës Trump, me argumentin se ato janë të motivuara politikisht. Të gjitha këto përpjekje kanë dështuar.

Cohen shërbeu dënim me burg pasi pranoi fajësinë në vitin 2018 për akuza federale, përfshirë shkeljet në financimin e fushatës, koordinimin e pagesave për aktoren e filmave pornografikë, Stormy Daniels dhe modelen Karen McDougal në këmbim të heshtjes. Atij i është ndaluar gjithashtu të ushtrojë profesionin.

Avokatët e Trump mund t’i përmendin këta faktorë në një përpjekje për të minuar besueshmërinë e Cohen, nëse ish-presidenti akuzohet dhe ish-avokati i tij del për të dëshmuar në gjyq.

Cohen është takuar rregullisht me prokurorët e Manhatanit javët e fundit, përfshirë një seancë njëditore të premten për t’u përgatitur për paraqitjen e tij para jurisë së madhe.

Juria ka dëgjuar prova që nga janari në një fazë që Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg e ka quajtur “kapitulli tjetër” i hetimit shumëvjeçar të zyrës së tij ndaj Trump. Por pagesat e parave për të siguruar heshjen, janë diçka e njohur.

Si prokurorët federalë, ashtu edhe paraardhësi i Bragg në zyrën e Prokurorit të Manhatanit, Cyrus Vance Jr., kanë bërë hetime të kujdesshme për pagesat, por nuk kanë ngritur akuza ndaj Trump. Ish-presidenti vazhdoi të sulmojë hetimin në mediat sociale të premten, duke e quajtur rastin një “Mashtrim, Padrejtësi, Tallje dhe Politizim të plotë dhe të përgjithshëm të agjencive të zbatimit të ligjit për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale!”

Cohen i kishte paguar zonjës pagoi Daniels 130,000 dollarë përmes kompanisë së tij dhe më pas u rimbursua nga Trump, kompania e të cilit i regjistroi rimbursimet si “shpenzime ligjore”.

Pagesa prej 150,000 dollarësh ndaj zonjës McDougal u bë nëpërmjet botuesit të tabloidit National Enquirer, i cili hoqi dorë nga raportimi për këtë rast. Sipas prokurorëve federalë që akuzuan Cohen, Organizata Trump më pas e “rriti” shifrën e rimbursimit ndaj tij, për pagesën e zonjës Daniels për “qëllime tatimore”, duke i dhënë atij 360,000 dollarë plus një bonus 60,000 dollarë, një total prej 420,000 dollarësh./VOA

michael cohen

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët