18 Maj 2022, 14:10
Nga DOSJA
Michael Sussmann
SHBA-Një avokat i fushatës presidenciale të Hillary Clinton, e cila kandidonte për zgjedhjet e vitin 2016, akuzohet se gënjeu FBI-në për të "manipuluar" agjencinë në mënyrë që Clinton të fitonte zgjedhjet.
Sipas BBC, Sussmann është deklaruar i pafajshëm në seancën e djeshme dhe ka mohuar akuzat e ngritura nga Këshilltari Special i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, John Durham. Ky i fundit u zgjodh nga Prokurori i Përgjithshëm nën Presidencën e Trump në vitin 2019 për të hetuar sjelljen e pahijshme të FBI-së në hetimin origjinal 'Trump-Rusi' nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller.
Sipas aktakuzës Sussmann është takuar me një agjent të FBI-së në vitin 2016 ku i prezantoi atij atë që ai pretendoi se ishte prova e trafikut të dyshimtë të internetit që lidhte Organizatën Trump me Alfa Bank të Rusisë. FBI-ja shqyrtoi akuzat dhe nuk gjeti asgjë të dyshimtë. Prokurorët thonë se Sussmann gënjeu duke mos zbuluar në takim se ai po punonte për fushatën e demokratëve.
"Gënjeshtra e të pandehurit ishte e gjitha pjesë e një plani më të madh. Ishte një plan për të krijuar një surprizë tetori në prag të zgjedhjeve për të përdorur dhe manipuluar FBI-në," tha prokurorja Brittain Shaw.
Gjyqi ka nisur si një rihetim ndaj rastit Rusi-Trump, ku sipas zyrës elektorale të Clinton hackerat rusë kanë ndërhyrë për të ndihmuar Trumpin në fitoren e zgjedhjeve presidenciale të 2016.
(d.d)/dosja.al
Bota
18 Maj 2022, 14:18
Ursula von der Leyen
EUROPË- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka paraqitur shtyllat kryesore të planit të Komisio...
Bota
18 Maj 2022, 14:18
Vadim Shishimarin
UKRAINË-Një ushtar 21-vjeçar rus është deklaruar fajtor për krime lufte në një gjyq që po ...
Bota
18 Maj 2022, 14:04
Leiland-James
BRITANI- Një grua 38-vjeçare është shpallur fajtore në Britani pasi vrau një fëmijë, të cilin ...
Bota
18 Maj 2022, 13:40
Foto ilustruese
SHBA- Shkencëtarët kanë zhvilluar një studim për të identifikuar njerëzit më të rrezikuar nga ...
Bota
18 Maj 2022, 13:30
Dritan Abazoviç dhe Oliver Varhelyi
MAL I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka takuar Komisionerin Evropian për Poli...
Bota
18 Maj 2022, 13:24
Ana Brnabiç dhe Dimitar Kovaçevski
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka nisur një vizitë zyrtare...
Bota
18 Maj 2022, 13:13
Foto ilustruese
EUROPË- Agjencisa Europiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare ka njoftuar se sipas të dhënave paraprake janë regjist...
Bota
18 Maj 2022, 13:15
Bujar Osmani
MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Jashtëm i Republik së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani njoftoi sot se më 16 dhe 17 q...
Bota
18 Maj 2022, 13:12
Foto ilustruese
SHBA-Treguesit kritikë globalë të krizës klimatike, kanë thyer rekord në vitin 2021, sipas një raporti t...
Bota
18 Maj 2022, 13:07
Talat Xhaferi
MAQEDONIA E VERIUT- Një grup deputetësh nga partia VMRO-DPMNE-së në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ...