LIVE UPDATES
Bota

Mijëra besimtarë dhe turistë i japin lamtumirën Papa Benediktit XVI

Për mjaft besimtarë ky është një moment i rëndësishëm, kurse për disa turistë pika kulmore e vizitës së tyre në Itali.

3 Janar 2023, 08:20 Nga I.A
Mijëra besimtarë dhe turistë i japin lamtumirën Papa
Papa Benediktit XVI

ITALI- Mijëra besimtarë dhe turistë po i japin lamtumirën e fundit Papa Benediktit XVI. Për mjaft besimtarë ky është një moment i rëndësishëm, kurse për disa turistë pika kulmore e vizitës së tyre në Itali.

"Për mua dhe familjen time ai ishte gjithmonë si një baba”, thotë e reja italiane Astia, e cila sapo ka dalë nga Bazilika e Shën Pjetrit në sheshin e madh e të gjerë me kolona. Për të ishte parë ishte tepër e rëndësishme t'i jepte lamtumirën të ndjerit Benedikti XVI. "Ishte një moment interesant dhe emocionues. Jam e lumtur dhe e prekur" - thotë Astia.

Që në orët e para të mëngjesit në sheshin e Shën Pjetrit në Romë shihen radhë të gjata njerëzish që duan të ndahen personalisht me ish-kreun e kishës katolike. Vatikani njofton për rreth 35.000 vizitorë në ditë. Deri të mërkurën vizitorët do të kenë mundësi t'i thonë lamtumirë ish-Papës.

Radhë të gjata njerëzish presin që në orët e para të mëngjesit që të ndahen personalisht me ish-kreun e kishës katolike
Mijëra besimtarë katolikë i janë drejtuar Vatikanit dhe Katedreja e Shën Pjetrit qëndron e hapur deri në orën 19:00. Por ndryshe nga lamtumira për Papën Gjon Pali II në prill 2005, kësaj here në Vatikan nuk pritet ndonjë fluks i jashtëzakonshëm njerëzish.

Besimtarë dhe turistët i thonë ish-Papës lamtumirë

"Ky është një moment zie, do të jemi disa ditë këtu në Romë dhe do të shkojmë patjetër të themi një lutje", thonë dy turistë nga veriu i Italisë. Dariusz ka ardhur nga Polonia që do t'i thotë lamtumirë ish-Papës. "Këto ditë do të mendojmë dhe do të lutemi për të. Kjo ka qenë edhe dëshira e tij, siç tha edhe arqipeshkvi Gänswein."

Arqipeshkvi Georg Gänswein, ishte një mik i ngushtë dhe i besuar i ish-Papës për 20 vjet me radhë. Ai ishte vitet e fundit edhe sekretari i tij privat dhe shoqëruesi i tij në manastirin në Kopshtet e Vatikanit.

Jo funeral shtetëror

Varrimi i ish-Papa Benediktit XVI është planifikuar për ditën e enjte. Sipas amanetit të ish-Papës ai do të jetë ceremonial, por i thjeshtë. Papa Françesku do të drejtojë meshën.

Në varrimin e ish-Papës priten rreth 60.000 vetë, mes tyre edhe kardinalë dhe krerë shtetesh. Edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka bërë të ditur pjesëmarrjen në ceremoninë e varrimit në Romë.

Marrë nga DW

papa benediktit xvi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet