LIVE UPDATES
Bota

Mijëra rusë largohen për t’i shpëtuar thirrjes së detyruar në ushtri

Trafiku është më shumë se dyfishuar në kufirin e Rusisë me Finlandën. Mes të larguarve ishte edhe 34-vjeçari Nikita, i cili nuk donte të jepte emrin e tij të plotë.

24 Shtator 2022, 18:53 Nga k.m.
Mijëra rusë largohen për t’i shpëtuar thirrjes së
Foto ilustruese

Mijëra rusë po përpiqen të largohen nga vendi për t’i shpëtuar thirrjes së detyruar për t’u mobilizuar në ushtri. Presidenti Vladimir Putin e bëri njoftimin gjatë një fjalimi televiziv të mërkurën, ndërsa forcat e armatosura ruse kanë pësuar humbje të konsiderueshme gjatë javëve të fundit në luftën në Ukrainë. Në kufijtë në lindje, jug dhe perëndim të Rusisë, mijëra rusë po përpiqen t’i shpëtojnë mobilizimit në ushtri. Në vendkalimin Zemo Larsi në kufirin me Gjeorgjinë, radha e makinave të enjten ishte kilometrike. Skena të ngjashme kishte edhe në kufijtë e Kazakistanit dhe Mongolisë.

Trafiku është më shumë se dyfishuar në kufirin e Rusisë me Finlandën. Mes të larguarve ishte edhe 34-vjeçari Nikita, i cili nuk donte të jepte emrin e tij të plotë.

“Po, kam frikë. Sepse është një gabim shumë i madh, për Rusinë, për Evropën dhe, natyrisht, për qytetarët e Ukrainës”.

Gjermania tha se, sipas rasteve, do të ofronte strehim për rusët që largohen nga thirrja e detyruar në ushtri. Por disa vende të tjera evropiane, përfshirë fqinjët e Rusisë, po e kufizojnë hyrjen për qytetarët e saj. Ka njoftime se fluturimet drejt vendeve që nuk kërkojnë vizë, përfshirë Turqinë, Serbinë dhe Dubain, janë prenotuar plotësisht. Shtetasi rus, Alex, shkoi në Stamboll për t’i shpëtuar mobilizimit në ushtri.

“Nuk e besoja se hapi tjetër do të ishte mobilizimi në ushtri. Mendoj se nuk janë të shumtë rusët që duan të luftojnë dhe duan të mobilizohen në ushtri”.

Pasi pësoi humbje të konsiderueshme në Ukrainë, Moska thotë se ka filluar një mobilizim të pjesshëm prej rreth 300,000 rezervistësh. Por janë përhapur zëra se edhe popullsia civile ka marrë thirrje të detyrueshme në ushtri. Zëri i Amerikës bisedoi përmes rrjetit Skype me analistin rus Alex Titov me Universitetin Queen’s të Belfastit.

“Tani, ata duhet të përdorin atë që u përpoqën ta shmangin, mobilizimin e detyrueshëm të popullsisë civile. Nuk dihet sa fletëthirrje do të dërgohen, dhe për sa kohë. Nuk shihet një fund i qartë”.

Rusia e mohoi se qytetarët e saj po largohen si rezultat i thirrjes së detyruar në ushtri, diçka që mund të sjellë probleme për Putinin, thotë analisti Titov. 

“Nëse eksodi është i madh, ata mund të vendosin kufizime zyrtare për burrat që udhëtojnë jashtë vendit, kryesisht për një moshe të caktuar. Ekziston një prirje e përgjithshme për rritjen e zhgënjimit nga lufta. Por nuk jam i sigurt nëse do të arrijë një pikë kritike”.

Shumë prej të rekrutuarve janë sjellë nga rajone të largëta, si qyteti Yakutsk i Siberisë.

“Nuk e prisja. Po e çoja vajzën në shkollë dhe ata më dhanë fletëthirrjen në rrugë. U paraqita menjëherë dhe po ruaj qetësinë. Shpresoj që të mos më dërgojnë për një kohë të gjatë”, thotë rekruti Pavel Sokolov.

Protestat kundër mobilizimit kanë shpërthyer në qytete anembanë Rusisë. Një protestues tha me zë të lartë se nuk pranon të vdesë për Putinin. Mbi një mijë protestues janë arrestuar. Udhëheqësi i burgosur i opozitës, Alexei Navalny, ka bërë thirrje për protesta masive kundër luftës. /VOA

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj