LIVE UPDATES
Bota

Referendumet ruse në rajonet e pushtuara në ditën e dytë! OKB e NATO i kundërtshojnë

24 Shtator 2022, 17:37 Nga e.k
Referendumet ruse në rajonet e pushtuara në ditën e dytë!
Një person duke votuar në të ashtuquajturat referendume ruse për bashkimin e rajoneve të Ukrainës që kontrollohen nga forcat e saj, në Sevastopol

UKRAINË- Katër rajone ukrainase, që pjesërisht kontrollohen nga Moska, kanë hyrë në ditën e dytë të të ashtuquajturave referendume për bashkim me Federatën Ruse.

Këto referendume, që Perëndimi i konsideron të paligjshme, kanë nisur më 23 shtator dhe do të vazhdojnë deri më 27 shtator. Politikanët e instaluar nga Moska, kanë bërë të ditur se referendumet për t’iu bashkuar Rusisë mbahen në Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja - të gjitha në juglindje të Ukrainës.

Ky veprim konsiderohet i paligjshëm sipas Ligji ndërkombëtar dhe i njëjti është dënuar nga Ukraina, Perëndimi dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara. Votimi bie ndesh me statutin e OKB-së dhe zhvillohet mes pretendimeve të disa zyrtarëve lokalë se votuesit po kërcënohen dhe frikësohen.

Në rajonet ku po mbahen të ashtuquajturat referendume për bashkim me Rusinë nuk ka vëzhgues të pavarur. Të katër rajonet përfaqësojnë rreth 15 për qind të Ukrainës, ose një zonë sa territori i Hungarisë.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha në një postim në Facebook se Rusia në terren "nuk ka ndalur sulmet ndaj infrastrukturës civile dhe shtëpive të civilëve". Ata thanë se gjatë natës qyteti i Mykolaivit iu nënshtrua zjarrit me raketa nga pushtuesit rusë, por ende nuk janë raportuar viktima.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i kërkoi botës të dënojë "pseudo-referendumet" që synojnë të aneksojnë tokat e Ukrainës.

“Bota do të reagojë absolutisht ndaj pseudo-referendumeve, ato do të dënohen pa mëdyshje”, tha Zelensky në fjalimin e tij drejtuar kombit, më 23 shtator.

Në Uashington, presidenti amerikan, Joe Biden, dënoi këtë akt dhe paralajmëroi më shumë sanksione për Moskën.

"Referendumet e Rusisë janë një mashtrim - një pretekst i rremë, që tentojnë të aneksojnë pjesë të Ukrainës me forcë - në shkelje flagrante të Ligjit ndërkombëtar", tha Biden më 23 shtator.

Sekretarja për Media në Shtëpinë e Bardhë, Karine Jean-Pierre, u tha gazetarëve se SHBA-ja është e përgatitur të vendosë sanksione shtesë ekonomike ndaj Rusisë, në hap me aleatët, nëse Moska përpiqet të aneksojë më shumë territor të Ukrainës. Liderët e vendeve të G7 kanë publikuar një deklaratë përmes të cilës dënojnë të ashtuquajturat referendumet e Rusisë në katër rajonet ukrainase, që pjesërisht kontrollohen nga Moska.

"Ne nuk do t'i njohim kurrë këto referendume, që duket se janë një hap drejt aneksimit rus, dhe nuk do ta njohim kurrë një aneksim të supozuar nëse ndodh”, thuhet në deklaratën e 24 shtatorit.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka thënë më 21 shtator se do të mbahen përgjegjës liderët e Rusisë “dhe të gjithë personat e përfshirë për këto referendume dhe veprime tjera që shkelin Ligjin ndërkombëtar në Ukrainë”.

“Referendumet e rreme në rajonet e Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhjës dhe Hersonit, nuk kanë legjitimitet dhe do të jenë shkelje flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara”, tha NATO përmes një deklarate më 22 shtator, një ditë para nisjes së votimeve.

Të ashtuquajturat referendume, u shpallën me nxitim këtë javë, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi më 21 shtator - atë që ai e ka quajtur mobilizim të pjesshëm ushtarak.

Zyrtarët ukrainas thanë se njerëzve u ndalohej të largoheshin nga katër rajonet ku po mbahet i ashtuquajturi referendum rus, deri në përfundimin e votimit pesë-ditor. Ata po ashtu thanë se grupet e armatosura ruse po shkonin derë më derë për t'i detyruar njerëzit të votonin dhe punonjësit i kërcënuan me humbjen e vendeve të punës, nëse nuk merrnin pjesë në votim.

Nikolai Bulaev, zëvendësshef i Komisionit Qendror Zgjedhor në Rusi, ka thënë se pret që “qindra mijëra” ukrainas që tashmë janë në Rusi, të marrin pjesë në këto të ashtuquajtura referendume.

Rusia nuk njihet për mbajtje të zgjedhjeve të lira dhe të drejta, pasi shpesh ka pasur raportime në media për mashtrime dhe manipulime. Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014, ku shumë pak vende i kanë pranuar rezultatet e votimit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Marrë nga REL

lufta ne ukraine rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj