LIVE UPDATES
Bota

Çmimi i Paqes për Salman Rushdie

Shkrimtari indiano-britanik, Salman Rushdie do të nderohet me Çmimin e Paqes të Shoqatës Gjermane të Botuesve dhe Librashitësve 2023 - "për papërkulshmërinë e tij, afirmimin e jetës dhe dashurinë për tregimin".

20 Qershor 2023, 08:04 Nga I.A
Çmimi i Paqes për Salman Rushdie
Salman Rushdie

GJERMANI- Salman Rushdie, 76 vjeç, i cili u plagos rëndë verën e kaluar në një sulm, do ta marrë Çmimin e Paqes të Shoqatës Gjermane të Botuesve dhe Librashitësve 2023 në vjeshtë në Paulskirche në Frankfurt, siç njoftoi bordi i fondacionit të hënën në mëngjes (19.06.2023) në Frankfurt am Main. Homazhi solemn, duke përfshirë edhe dhënien e çmimit të shoqëruar me 25.000 euro, zhvillohet tradicionalisht në përfundim të Panairit të Librit në Frankfurt (18-22.10.2023). Çmimi prestigjioz i Paqes jepet nga  Shoqata Gjermane e Botuesve dhe Librashitësve (Börsenverein des Deutschen Buchhandels), organizata tregtare e shtëpive botuese dhe librarive. Çmimi është një homazh për personalitetet që kanë kontribuar në realizimin e idesë së paqes në letërsi, shkencë apo art.

Për gati një dekadë, Salman Rushdie jetoi i fshehur, sepse në Iran në vitin 1989 jatollah Khomeini kishte bërë thirrje me një fetva për vrasjen e autorit, në reagim ndaj romanit të tij "Vargjet Satanike" të botuar në vitin 1988. Deri sot, Rushdie jeton vazhdimisht në rrezik: pak para botimit të romanit të tij të fundit "Qyteti i Fitores" në gusht 2022, Rushdie u plagos rëndë në Shtetet e Bashkuara nga një sulm me thikë gjatë një leximi letrar. Që atëherë, sipas agjentit të tij, ai ka humbur shikimin në një sy dhe nuk mund të lëvizë më njërën dorë. Shkrimtari më pas përfitoi nga një valë solidariteti. Irani, nga ana tjetër, fajësoi vetë shkrimtarin dhe mbështetësit e tij për sulmin.

"Një nga mbrojtësit më të fortë të lirisë së mendimit dhe gjuhës”

Ndërkohë, Rushdie është duke punuar për një libër për sulmin e dështuar. Pavarësisht pasojave, ai vazhdon të shkruajë – "plot fantazi dhe në mënyrë thellësisht njerëzore”, vlerësoi bordi i shoqatës. Autori "mbetet një nga mbrojtësit më të vendosur të lirisë së mendimit dhe gjuhës - dhe jo vetëm të tijën, por edhe të njerëzve, pikëpamjet e të cilëve ai nuk i mbështet". Me koston e rrezikut të lartë personal, ai mbron kështu një kusht thelbësor të bashkëjetesës paqësore.

Rushdie është nderuar për "papërkulshmërinë e tij, këmbënguljen e tij dhe për pasurimin e botës me dashurinë e tij për tregimin". Në romanet dhe veprat e tij praktike, ai ndërthur "ndjeshmërinë narrative dhe risinë letrare, humorin dhe mençurinë".

Që nga kryevepra e tij e vitit 1981 "Fëmijët e mesnatës", Rushdie ka lënë përshtypje me interpretimet e tij të migracionit dhe politikës globale. "Duke bërë këtë, ai përshkruan forcën me të cilën regjimet e dhunshme shkatërrojnë shoqëri të tëra, por edhe pathyeshmërinë e frymës së rezistencës së individëve të caktuar".

Rushdie: "Pak i frikësuar"

Bordi i fondacionit citon Salman Rushdie, i cili thotë se është shumë i nderuar dhe mirënjohës për këtë dallim të rëndësishëm: "Mund të falënderoj vetëm jurinë për bujarinë e saj. E di sa i rëndësishëm është ky çmim dhe jam pak i frikësuar nga lista e fituesve të mëparshëm, të cilëve tani do t'u shtohet edhe emri im. Jam vërtet shumë i lumtur”.

Në vitin 2022, çmimi, i cili jepet që nga viti 1950, iu dha autorit ukrainas Serhij Zhadan.

Marrë nga DW

salman rushdie Çmimi i paqes serhij zhadan

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit