LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Ministrat e BDI ofrojnë dorëheqjen! Vendosin KUSHT për opozitën e Maedonisë së Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, ka kërkuar nga VMRO-DPMNE-ja që të mbështesë ndryshimet kushtetuese, pasi sipas tij, partitë në pushtet kanë mbështetur kërkesat e këtij subjekti opozitar për një qeveri të zgjeruar, pa Bashkimin Demokratik për Integrim.

2 Gusht 2023, 08:18 Nga f.i
Analiza e DW: Ministrat e BDI ofrojnë dorëheqjen! Vendosin KUSHT
foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Ministrat shqiptarë të BDI-së japin dorëheqje me kusht që opozita të mbështesë ndryshimet kushtetuese, kusht për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka njoftuar kryeministrin Dimitar Kovaçevski, se ministrat dhe funksionarët e BDI-së japin dorëheqje nga postet e tyre. Ky vendim hyn në fuqi ditën kur opozita do të votojë ndryshimet kushtetuese.

"Duke vlerësuar se Maqedonia e Veriut gjendet në një fazë kritike të së ardhmes evropiane, duke vlerësuar se vendimet e mëdha kërkojnë përgjegjësi dhe sakrifica politike, kombëtare e shtetërore nga secili prej nesh dhe duke u nisur nga kushti i opozitës se do të votonin ndryshimet kushtetuese, nëse BDI-ja del nga qeveria, ministrat e BDI-së kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre, të cilat hyjnë në fuqi nëse opozita mbështet ndryshimet kushtetuesenë Kuvend”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Zëvendëskryeministri Artan Grubi tha se në funksion të integrimit evropian BDI-ja është e gatshme që të heqë dorë nga të gjitha pikat e programit të saj që parashikonin edhe "kryeministrin e parë shqiptar” në 100 ditët e fundit të punës së qeverisë.  

LSDM: Është koha që VMRO të kthjellohet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, ka kërkuar nga VMRO-DPMNE-ja që të mbështesë ndryshimet kushtetuese, pasi sipas tij, partitë në pushtet kanë mbështetur kërkesat e këtij subjekti opozitar për një qeveri të zgjeruar, pa Bashkimin Demokratik për Integrim. Nga LSDM konsiderojnë se tashmë janë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga kryetari i VMRO-DPMNE-së për të votuar ndryshimet kushtetuese. Hapi që bëri BDI-ja me dorëheqjet e ministrave është sinjal për Mickoskin, i cili duhet ta realizojë premtimin e dhënë publikisht.

"Është koha që Hristian Mickoski të dëshmojë nëse ka kapacitet për të qenë burrë shteti, nëse i intereson e ardhmja evropiane e vendit apo kujdeset vetëm për interesat e veta. Mickovski duhet ta shfrytëzojë rastin dhe të vendosë, të votojë për BE-në apo izolimin”, tha zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Tarvari, i ka cilësuar si lojëra fëmijërore dorëheqjet e ministrave dhe të funksionarëve të BDI-së. Taravari  thotë se ASH do të marrë vendime pas konsultimeve me organet e partisë, nëse do të qëndrojë në qeveri nëse VMRO-DPMNE do të votojë pro ndryshimeve kushtetuese.

"Realisht mua më duken shumë joserioze këto veprime të BDI-së duke marrë parasysh se në çfarë periudhe serioze po kalon Maqedonia e Veriut, në një periudhë shumë shumë të rëndësishme. Këto lojëra më duken shumë shumë fëmijërore”, tha Taravari.

VMRO-DPMNE: Jo dorheqje, vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

Nga VMRO-DPMNE-ja thanë se dorëheqje duhet të japin edhe ministrat e Lidhjes Social-Demokrate të Kovaçevskit dhe vendi menjëherë të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

"Problem nuk është vetëm BDI-ja, por dorëheqje të parevokueshme të paraqesin edhe nga LSDM-ja dhe menjëherë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi gjithçka tjetër është humbje kohe. E kemi thënë, mirë është që BDI-ja është shprehur e gatshme të kalojë në opozitë prej nga do të përgjigjet për krimin e bërë”, -ka deklaruar  zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski. Nga VMRO-ja thanë se ndryshimet kushtetuese do të mbështeten vetëm nëse pranohet kushti i saj që ato të hyjnë në fuqi pas përfundimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian, apo paralelisht me anëtarësimin në BE.

A po taktizon BDI-ja?

Vendimin e BDI-së për dorëheqjen e ministrave analisti Albert Musliu nuk e sheh si taktikë politike, por si gatishmëri për të ndihmuar procesin eurointegrues të vendit.

"Nuk shoh taktizime nga BDI-ja, por shoh lëvizje nga kjo parti për të pamundësuar pretendimet me të cilat abuzon VMRO-ja në momentet kur për ndryshimet kushtetuese duan mbështetje edhe nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Këtu si të vetmen lojtare joracionale shoh opozitën, pasi kërkon gjëra që nuk janë të realizueshme”, thotë Musliu.

Për analistin, Vladimir Bozhinovski, kushti kryesor i VMRO-së nuk është që të dorëhiqen ministrat e BDI-së, por hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese pas përfundimit të bisedimeve me BE-në.

"Dorëheqjet që ofrohen nuk janë dorëheqje reale, andaj konsideroj se nuk janë objekt debati pasi ato nuk kanë të bëjnë me kompromisin”, -thotë Bozhinovski. Daljen nga situata e krijuar, Bozhinovski e sheh përmes mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Marrë nga DW

maqedonia e veriut bdi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet