Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalimit të tij nga Beogradi, Rakiç ka falënderuar serbët për barrikadat e vendosura në dy pikat kufitare Jarinje e Bërnjak si dhe për “vendosmërinë” e treguar.
KOSOVË- Goran Rakiç ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka deklaruar se edhe pse është pjesë e qeverisë është opozitë brenda saj. Ai thotë se nuk është zgjedhur nga kryeministri Albin Kurti, por nga serbët, dhe se dorëheqjen do ta jap kur t’i kërkojnë serbët që e kanë zgjedhur.
“Sa i përket dorëheqjes nga qeveria, unë jam pjesë e asaj qeverie dhe do të jap dorëheqje kur të më kërkojnë njerëzit që më kanë zgjedhur”, tha Goran Rakiç, njëherit kryetar i Listës Serbe.
Gjatë fjalimit të tij nga Beogradi, Rakiç ka falënderuar serbët për barrikadat e vendosura në dy pikat kufitare Jarinje e Bërnjak si dhe për “vendosmërinë” e treguar.
“Pra, unë jam pjesë e qeverisë, por jam në opozitë me atë qeveri sepse e kërkon korniza ligjore. Unë nuk jam zgjedhur në qeveri nga Kurti, por nga populli serb”, thotë Rakiç.
Ai shtoi se anëtarët e Listës Serbe që janë ulur në Kuvendin e Kosovës “janë edhe opozitë”.
“Dhe jam i sigurt që kur njerëzit t’i thërrasin, ata do të dalin prej andej. Ata ndonjëherë marrin pjesë në seancë, luftojnë për popullin serb, por nëse populli i thërret ata do të dalin”, shtoi ai.
Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.
Ukrainë UKRAINË- Kreu i operatorit shtetëror të rrjetit elektrik Ukrenergo, Volodymyr Kudrytskyi ka njoftuar se Ukraina fiton afro...
Kafeneja e kanabisit në Tajlandë TAJLANDË- Kafeneja e kanabisit “RG420” u hap vetëm katër ditë më par&e...
Alin Kurti Dje gjatë ditës janë larguar të nëntë barrikadat që ishin vendosur nga serbët lokalë në veri t...
Diplomati Wolfgang Petritsch ka thënë zyrtarët në Kosovë dhe Serbi duhet të çarmatosen verbalisht ashtu që të s...
Binjakët Arthur dhe Bernardo Lima BRITANI- Binjakët 3-vjeçarë të lindur në Brazil me kokë dhe tru të bashkuar jan...
Protesta ÇEKI- Aktivistë çekë kanë protestuar ditën e djeshme para Ambasadës së Serbisë në Prag&...
Ayman al-Zawahri SHBA- Al Zawahri ishte një nga objektivat kryesore të CIA-s. Udhëheqësi i Al-Kaedës, Ayman al-Zawah...
Ayman al-Zawahiri SHBA- Lideri Ayman al-Zawahiri ka ndërruar jetë pas një sulmi me dron në Afganistan nga SHBA. Biden tha se Zawah...
Joe Biden SHBA- Presidenti Joe Biden ka dalë në një deklaratë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë për të njoft...
Ayman al-Zawahiri SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë vrarë liderin e al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri, në një sulm me dron në Af...