LIVE UPDATES
Bota

290 vota pro! Miratohet amendamenti në Parlamentin Evropian: Të lirohet Fredi Beleri!

Nisma nga Partia Popullore Europiane dhe Eurogrupi i së Majtës në Parlamentin Europian për lirimin e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës të akuzuar për shitblerjen e votave më 14 maj mori mbështetjen e deputetëve të majtë dhe të të djathtë. Gjithsej mori 290 vota pro dhe 260 kundër.

12 Korrik 2023, 19:34 Nga k.m.
290 vota pro! Miratohet amendamenti në Parlamentin Evropian: Të
Fredi Beleri

BRUKSEL- Parlamenti Europian miratoi një rezolutë që përmban një amendament për lirimin e Fredi Belerit, i cili aktualisht është në burg pasi akuzohet për blerje votash. Nisma nga Partia Popullore Europiane dhe Eurogrupi i së Majtës në Parlamentin Europian për lirimin e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës të akuzuar për shitblerjen e votave më 14 maj mori mbështetjen e deputetëve të majtë dhe të të djathtë. Gjithsej mori 290 vota pro dhe 260 kundër.

Konkretisht, në rezolutë thuhet:  Parlamenti Evropian shpreh shqetësimin e tij për arrestimin e kryetarit të ri të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, në prag të zgjedhjeve lokale të majit, proces nga i cili u shkel prezumimi i pafajësisë dhe pengimi i kryetarit të zgjedhur për të marrë detyrat e tij, pasi ai mbetet i burgosur edhe sot e kësaj dite; nënvizon se kjo çështje lidhet me respektimin e përgjithshëm të të drejtave themelore, çështjen e pazgjidhur të pronave të pjesëtarëve të pakicës etnike greke në zonën e bashkisë së Himarës.

Kështu, mediat greke shkruajnë se 'sot nga Brukseli u dërgua një mesazh i qartë kumbues, se taktikat e autoriteteve shqiptare kundër minoritetit grek nuk tolerohen as nga qeveria greke dhe as nga Parlamenti Europian dhe se rruga europiane për Shqipërinë kalon përmes respektimit të rregullat e shtetit ligjor dhe respektimi i të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve të saj.'

Amendamenti që kërkon lirimin e menjëhershëm të Belerit u paraqit pas paraqitjes së raportit të raportes Isabele Santos mbi Shqipëri. Kërkesa u paraqit në emër të dy grupimeve nga eurodeputeti i SYRIZA-s, Stelios Kouloglou, por megjithatë propozimi u mbështet nga qëndrimet e deputetëve grekë nga të gjitha partitë. Manolis Kefalogiannis, Nikos Papandreu, Giorgos Kyrtsos dhe Emmanuel Fragos bënë ndërhyrje specifike në favor të tij.

Gjithashtu, në mbledhjen Plenare, relatorja e raportit nga Parlamenti Evropian, eurodeputetja nga Portugalia, Isabel Santos, tha: Dëshiroj të përsëris shqetësimet e shprehura nga disa kolegë nga grupimet e ndryshme në lidhje me kryebashkiakun Beleri. Është një rast që po ndiqet nga organet gjyqësore të Shqipërisë dhe ne, me respektimin më të rreptë të ndarjes së pushteteve, duhet të respektojmë ato që janë vendimet e gjykatave. Megjithatë, këtu i lë garancinë time personale të gjithë kolegëve nga të gjitha grupet parlamentare se personalisht do të monitoroj zhvillimin e këtij rasti dhe do të siguroj që parimet e shtetit ligjor të respektohen me përpikëri.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Për arrestimin e tij ka reaguar disa herë Athina zyrtare./Dosja.al

arrestohet fredi beleri fredi beleri

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë