11 Korrik 2022, 17:30
Nga d.a.
Jovan Mitreski
MAQEDONIA E VERIUT- Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Jovan Mitreski tha se materialet në lidhje me propozimin francez do t’iu dorëzohen deputetëve përmes kryetarit të Kuvendit.
“Nëse këto materiale nuk janë të kapshme, atëherë çka kemi bërë ne 3-4 orë, në bazë të cilave dokumente kemi biseduar. Në bazë të cilave dokumente krijohet përshtypja ose në bazë të cilave dokumente mbahen konferencat për media nga ana e partisë opozitare, kështu që për këtë edhe një herë këtë mund ta quaj vetëm folklor politik”, tha Mitreski.
Sa i përket asaj nëse do të mbahet takim i ri i grupit të punës së partive politike kuvendore në lidhje me propozim-kornizën negociuese, Mitreski informoi se ideja në takimin e parë ishte që të dakordohen konkluzionet sa i përket Informacionit dhe pas përfundimit të diskutimit për të, ato konkluzione të jenë mjet i votimit.
Ai shtoi se me ato propozim-konkulzione do të hiqen të gjitha dilemat në publik, në pjesën e gjuhës, edhe pse është i pastër, edhe për pjesën e historisë, çështjet bilaterale, për arsimin, për veçantinë e popullit maqedonas, për veçantinë me të gjitha elementet e saj, për identitetin.
Në lidhje me protokollin bilateral me Bullgarinë, Mitreski potencoi se përmbajtja e tij ende nuk është dakorduar dhe një dokument i tillë nuk është nënshkruar.
“Kur do të nënshkruhet dhe kur do të dakordohet atëherë do të publikohet për të gjithë publikun dhe besoni se me këtë që tani flitet do të shihni se atëherë kur do të publikohet do të përgënjeshtrohet”, shtoi Mitreski.
Më 30 qershor, qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi një propozim të modifikuar nga presidenca franceze, pas së cilës filloi një proces konsultimi, fillimisht me qeverinë dhe partnerët e koalicionit, e më pas me presidentin, parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi se propozimi i modifikuar përfshin vërejtjet dhe qëndrimet e konstruktuara qartë të palës maqedonase, parasheh një pranim të qartë dhe pa mëdyshje të gjuhës maqedonase, si dhe atë që protokolli me Bullgarinë të mos jetë pjesë e kornizës negociuese.Presidenti francez, Emmanuel Macron, presidenca e të cilit hartoi propozimin, beson se me propozimin është gjetur një zgjidhje kompromisi për të dyja palët.Propozimi francez është një dokument që duhet të çojë në heqjen e vetos 2-vjeçare të Bullgarisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
jovan mitrevski propozimi francez
Bota
11 Korrik 2022, 17:11
s.s
Dritan Abazoviç
MALI ZI- Deklarata e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, po konsiderohet e turpshme për gjenocidin e ...
Bota
11 Korrik 2022, 17:02
k.m.
Christian Lindner dhe Franka Lehfeldt
GJERMANI- Ministri i Financave, Christian Lindner lidhi kurorë me gazetaren Franka Lehfeldt. Dasm...
Bota
11 Korrik 2022, 17:10
d.a.
Kuvendi i Maqedonise se Veriut
MAQEDONIA E VERIUT- Deputetët do të marrin edhe dokumentet të cilat qeveria tashmë i ka publikuar e q&eu...
Bota
11 Korrik 2022, 16:55
d.a.
Protesta ne Kine
KINË- Një protestë e rrallë në shkallë të gjerë në provincën qendrore Henan të Kin&...
Bota
11 Korrik 2022, 16:36
d.a.
zjarr ne SHBA
SHBA- Një zjarr në rritje në Kaliforni po kërcënon rrënjët më të mëdhe të sekuojave gj...
Bota
11 Korrik 2022, 16:22
d.a.
Kosove
KOSOVË- Një person ka lënduar veten e tij me thikë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pa...
Bota
11 Korrik 2022, 16:13
d.a.
Sri Lanka
SRI LANKA- Furnizimet e kufizuara të karburantit dhe gazit kanë rifilluar në pjesë të Sri Lankës pas një fundj...
Bota
11 Korrik 2022, 16:05
d.a.
Putin dhe Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pati një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin të ...
Bota
11 Korrik 2022, 15:57
d.a.
Polcia e Kosoves
KOSOVË- Më 2 korrik në Skenderaj, dy familjarë të ish-deputetit të Kuvendit, Nuredin Lushtaku dyshohet se i ...
Bota
11 Korrik 2022, 15:52
d.a.
Foto Ilustruese
BRUKSEL- Popullsia e Bashkimit Evropian u tkurr për të dytin vit radhazi vitin e kaluar, njoftoi sot zyra e statistikave t&e...