6 Shtator 2022, 14:30
Nga d.a.
Mitsotakis
GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh të qartë Turqisë, e cila pak orë pas deklaratave të presidentit Rexhep Taip Erdogan, iu referua provokimit turk, duke theksuar se është e papranueshme që një vend aleat i NATO-s të vërë në dyshim sovranitetin tonë.
Sipas Protothemës, lidhur me retorikën agresive në rritje të Turqisë, Mitsotakis përsëriti se qëndrimi i përhershëm i Greqisë është dialogu i bazuar në të drejtën ndërkombëtare të detit dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Ai theksoi gjithashtu se është e papranueshme që Greqia të marrë kërcënime që shkojnë deri në pikëpyetje të sovranitetit grek nga një vend që është aleat në NATO.
Mitsotakis u takua sot me presidenten e Sllovakisë, Zuzana Caputova, e cila po zhvillon vizitën e saj të parë zyrtare në Greqi. Gjatë takimit që patën në Megaros Maximos, kryeministri fillimisht iu referua krizës energjetike, e cila, siç tha ai, kërkon një përgjigje të përbashkët dhe vendime të guximshme evropiane për të mbështetur familjet dhe bizneset.
Sipas Megaros Maximos, gjatë takimit u konfirmua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe, të cilat janë përforcuar vitet e fundit, ndërsa u diskutuan çështje me interes ndërkombëtar, rajonal dhe evropian, me theks tek energjia dhe tranzicioni i gjelbër.
Me rastin e takimit të ministrave të energjisë të BE-së më 9 shtator, Mitsotakis nënvizoi nevojën për një përgjigje të përbashkët ndaj krizës energjetike. Siç theksoi ai, sfidat e mëdha për unitetin evropian kërkojnë vendime të guximshme evropiane për të mbështetur familjet dhe bizneset.
Në të njëjtën kohë, ai e informoi presidentin e Sllovakisë për infrastrukturën që Greqia po zhvillon për t'u shndërruar në qendër të importit dhe transferimit të energjisë në Ballkan dhe Evropë, si dhe për transferimin e energjisë elektrike "të gjelbër" nga Afrika.
kyriakos mitsotakis tensionet greqi-turqi
Bota
6 Shtator 2022, 14:24
d.a.
Isaac Herzog dhe Frank-Walter Steinmeier
GJERMANI- Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, në një fjalim të mbajtur në Parlamentin Gj...
Bota
6 Shtator 2022, 14:10
d.a.
Hristijan Mickoski
MAQEDONIA E VERIUT- Sipas VMRO-DPMNE-së, nënshkrimi i marrëveshjes me Bullgarinë është fillimi i të g...
Bota
6 Shtator 2022, 13:58
d.a.
foto ilustruese
MAQEDONIA E VERIUT- Bullgaria nga fillimi i tetorit deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm do të dë...
Bota
6 Shtator 2022, 13:52
d.a.
Mbreteresha Elizabet dhe Truss
BRITANI- Liz Truss po takohet me Mbretëreshën në Kalanë Balmoral si pjesë e procesit formal q&...
Bota
6 Shtator 2022, 13:48
d.a.
Spitali modular
MAQEDONIA E VERIUT- Seanca për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë është anuluar për m&e...
Bota
6 Shtator 2022, 13:40
d.a.
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar për herë të parë letrën e dërguar nga presidenti fr...
Bota
6 Shtator 2022, 13:02
d.a.
Putin dhe Erdogan
TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se për krizën energjetike në Evropë fajtorë janë...
Bota
6 Shtator 2022, 12:51
d.a.
foto ilustruese
SLLOVAKI- Autoritetet në Sllovakinë lindore u kanë kërkuar banorëve të jenë të kujdesshëm pasi...
Bota
6 Shtator 2022, 12:46
d.a.
arme
SHBA- Rusia po blen miliona raketa dhe predha artilerie nga Koreja e Veriut për të mbështetur pushtimin e saj në Ukrain&...
Bota
6 Shtator 2022, 12:42
d.a.
Zaporizha
UKRAINË- Të gjashtë reaktorët e centralit bërthamor të Zaporizhjës janë fikur pas granatimeve në af...