LIVE UPDATES
Bota

Moska rrit sigurinë pasi shefi i Wagnerit akuzohet për nxitje të rebelimit

Autoritetet e mohuan sulmin dhe kërkuan nga Prigozhini që t’i ndalojë “veprimet e paligjshme”. Presidenti rus, Vladimir Putin, është njoftuar për situatën dhe po merren të gjitha masat e nevojshme.

24 Qershor 2023, 07:13 Nga f.i
Moska rrit sigurinë pasi shefi i Wagnerit akuzohet për nxitje të
foto ilustruese

RUSI- Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, po hetohet për nxitje të rebelimit, pasi akuzoi ushtrinë ruse për një sulm vdekjeprurës me raketa kundër trupave të tij. Yevgeny Prigozhin tha se “e keqja” në udhëheqjen ushtarake duhet të ndalet dhe u zotua se “do të marshojë për drejtësi”.

Autoritetet e mohuan sulmin dhe kërkuan nga Prigozhini që t’i ndalojë “veprimet e paligjshme”. Presidenti rus, Vladimir Putin, është njoftuar për situatën dhe po merren të gjitha masat e nevojshme, tha zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov. Ngjarja paraqet një përshkallëzim befasues të grindjeve brenda Rusisë.

Agjencia shtetërore e lajmeve, TASS, tha se siguria në ndërtesat qeveritare, objektet e transportit dhe lokacionet e tjera të rëndësishme në Moskë, është rritur.

Prigozhin tha se trupat e tij kanë kaluar tashmë kufirin nga Ukraina në Rusi, në disa pika. REL-i nuk arriti t'i konfirmojë në mënyrë të pavarur këto pretendime. Grupi Wagner është një organizatë paraushtarake që lufton përkrah forcave ruse në Ukrainë. Në muajt e fundit, Prigozhin është bërë gjithnjë e më i zëshëm në kritikat e tij kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë.

Në një audio-mesazh, të postuar në platformën e mediave sociale Telegram, ai tha se “një numër i madh” i luftëtarëve të tij është vrarë në një sulm të ushtrisë ruse në një kamp të Wagnerit, ndonëse nuk nxori asnjë provë që do t’i mbështeste deklaratat e tij.

“Ata që vranë djemtë tanë dhe dhjetëra mijëra ushtarë rusë [në luftën në Ukrainë], do të ndëshkohen”, tha Prigozhin.

“Ju kërkoj të mos rezistoni. Kushdo që e bën këtë, do të konsiderohet kërcënim dhe do të shkatërrohet”, shtoi ai.

“Pushteti presidencial, Qeveria, policia dhe garda ruse do të punojnë si zakonisht. Ky nuk është një grushtshtet ushtarak, por një marshim për drejtësi”, tha Prigozhin.

Gjenerali Sergei Surovikin, zëvendësshef i forcave ruse në Ukrainë, i bëri thirrje atij që “t’i ndalojë autokolonat dhe t’i kthejë ato në bazat e tyre”.

“Ne jemi të një gjaku”, tha ai në një video-mesazh. “Nuk duhet të luani në duart e armikut, në një kohë të vështirë për vendin tonë”, u shpreh Surovikin.

Media shtetërore ruse raporton se FSB-ja - shërbimi i sigurisë në vend - ka hapur rast penal kundër Prigozhinit, duke e akuzuar atë për “thirrje për rebelim të armatosur” dhe përpjekje për fillimin e konfliktit të armatosur civil në Rusi. FSB-ja raportohet se u ka bërë thirrje luftëtarëve të Wagnerit që të mos u binden urdhrave të Prigozhinit dhe të ndërmarrin hapa për ta arrestuar atë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha përmes një deklarate se të gjitha raportet e Prigozhinit - të përhapura në mediat sociale - për sulmet ruse në kampet e Wagnerit, “nuk janë të vërteta”. Sipas agjencisë ruse të lajmeve, Interfax, Kremlini tha gjithashtu se “po merren masat e nevojshme”.

Shtëpia e Bardhë lëshoi, po ashtu, një deklaratë të shkurtër për zhvillimet në Rusi.

“Ne po monitorojmë situatën dhe do të konsultohemi me aleatët dhe partnerët për këto zhvillime”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adam Hodge. Prigozhin ka qenë dikur aleat i Putinit. Në janar të këtij viti, SHBA-ja e ka shpallur grupin e tij, Wagner, organizatë kriminale transkombëtare, për shkak të aktiviteteve në Ukrainë, por edhe në Lindje të Mesme dhe në Afrikë. Si Prigozhin, ashtu edhe grupi janë të sanksionuar nga Perëndimi./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet