LIVE UPDATES
Bota

Murati: Jemi të gatshëm të diskutojmë me komunat për uljen e tatimit në pronë

Tatimi në pronë është taksë vjetore komunale dhe përcaktohet nga shumëzimi i vlerës së pronës me normën tatimore.

27 Janar 2023, 12:41 Nga I.A
Murati: Jemi të gatshëm të diskutojmë me komunat për
Hekuran Murati

KOSOVË- Ministri i Financave dhe Transfereve në Qeverinë e Kosovës, Hekuran Murati, ka thënë të premten se rritja e tatimit në pronë nuk ka qenë përgjegjësi e këtij institucioni e as e Qeverisë aktuale. Tatimi në pronë është taksë vjetore komunale dhe përcaktohet nga shumëzimi i vlerës së pronës me normën tatimore. Normat tatimore vendosen nga komunat përkatëse. Kjo normë është 0.15 për qind të vlerës së përgjithshme të pronës.

Murati ka thënë në një konferencë për media se faturat e tatimit në pronë për këtë vit janë më të larta, pasi ka hyrë në fuqi tatimi 100 për qind për tokat dhe është bërë vlerësimi i pronave rezidenciale, si dhe shkallës tatimore. Duke sqaruar faktin se si erdhi deri te rritja e vlerës së tatimit në pronë, ministri Murati ka thënë se rritja është derivat i Ligjit për tatimin në pronë, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2018.

“Ky ligj, i miratuar në vitin 2018, ka paraparë që sipas nenit 7 të këtij ligji, në vitin e pestë të zbatimit të ligjit, të hyjë në fuqi tatimi 100 për qind i tokave, do të thotë më përpara nuk ka qenë tatimi i tokave”, ka thënë Murati.

Një arsye tjetër se pse janë rritur faturat e tatimit në pronë në disa komuna, sipas tij, lidhet edhe me faktin se është bërë vlerësimi i pronave rezidenciale.

Murati ka thënë se meqë kjo rritje ka shkaktuar pakënaqësi te qytetarët, Ministria e Financave dhe Qeveria e Kosovës janë të gatshme që të dëgjojnë propozimet e komunave për të ulur, apo për të marrë përsipër shlyerjen e një pjese të tatimit në pronë për qytetarët.

“Ne si ministri jemi të gatshëm të mbështesim çfarëdo kërkese që kanë komunat për uljen e tatimit të vitit aktual, qoftë duke shkuar për të gjithë njësoj, qoftë duke marrë një përqindje të rritjes për t’a falur si tatim, në mënyrë që të mos ngarkohen qytetarët”, ka thënë Murati.

Çështja e tatimit në pronë, sipas Muratit, do të rregullohet me një ligj të ri, drafti i së cilit ka thënë se është i gatshëm, dhe do të shkojë brenda pak javësh në kuvend. Ai ka thënë se me ligjin e ri, komunat do të kenë më shumë autoritetet që të përcaktojnë shkallën tatimore. Javën e kaluar, rritja e çmimit të tatimit në pronë ka nxitur reagime në mes të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Financave dhe Transfereve.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se rritja tatimit në pronë ka ardhur pas vlerësimit të pronave që ka bërë Ministria e Financave dhe Transfereve. Sipas Ramës, Komuna e Prishtinës, ka caktuar përqindjen e tatimit në pronë në bazë të vlerësimit të ministrisë.

“Kryeqyteti e ka caktuar përqindjen më të ulët të mundshme të tatimit në pronë. Norma më e ulët e lejuar është 0.15 për qind e shumës së përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve”, ka thënë Rama.

Çështja e tatimit në pronë është bërë temë diskutimi, pas reagimeve të qytetarëve në rrjetet sociale, të cilët kanë treguar se faturat e tyre të tatimit në pronë janë rritur me raste mbi 50 për qind, në krahasim me të kaluarën.

Marrë nga REL

hekuran murati

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet