“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Burberry gabon pas Balenciagas! Indinjatë për fushatën me modelen që ka hequr gjoksin
Fushata e fundit e Burberry, e titulluar B:MINE, feston diversitetin me kritikët që pretendojnë se modelja që pozon është transgjinore.
27 Janar 2023, 11:27Nga k.m.
Fotoja e fushatës
SHBA- Reklama e re e Burberry që paraqet modele neutrale ndaj gjinisë ka ngjallur reagime në rrjet pasi paraqet vajzat që u kanë hequr gjoksin e shëndetshëm si diçka të bukur dhe normale. Fushata e fundit e shtëpisë britanike të modës paraqet një grua të re topless me plagë nga një mastektomi e dyfishtë, një procedurë e përdorur për kancerin e gjirit ose nga gratë që duan të ndryshojnë gjininë e tyre.
Fushata e fundit e Burberry, e titulluar B:MINE, feston diversitetin me kritikët që pretendojnë se modelja që pozon është transgjinore.
"Unë nuk mendoj se reklamat duhet t'i tregojnë vajzave që heqin gjoksin e shëndetshëm si normalitet,"- shkroi një komentues. Në këtë fushatë, çifte të vërteta të veshur me rroba Burberry janë kapur duke pozuar para aparatit duke përqafuar dhe shkëmbyer puthje pasionante.
Burberry i ka ngarkuar fotot nga fushata e saj e re në llogarinë e saj në Instagram dhe komentet negative ende po vërshojnë.
Një ndjekës shkroi: Reklama më e keqe që kam parë ndonjëherë, ndërsa një tjetër komentoi: Koha për të unfollow!
Në fillim të këtij viti, Balenciaga u përball gjithashtu me kritika kur kompania publikoi disa foto në të cilat dy vajza të vogla pozonin për të reklamuar produktet e saj duke mbajtur në duar arusha pelushi të veshur me aksesorë sadomazokistik, përkatësisht rripa lëkure dhe pranga.
Fushata u hoq më vonë nga faqja e internetit e Balenciaga, si dhe nga faqet e mediave sociale të kompanisë. Mirëpo, e njëjta gjë duket se po ndodh edhe në Burberry pasi fotoja në fjalë nuk ekziston në rrjetet sociale të kompanisë.